Kundërspin: Ligji për gjuhët – nga shumë “patriotë” ngelën pa fjalë

 

Rreth miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, proces  i cili zgjati 6 muaj, pamë shumë “patriotizëm” dhe “shumë patriotë nga të gjithë anët, me çka një pjesë e madh e opinionit mbeti pa fjalë. Sepse “patriotët” përsëri hapën “gropën e zezë” për të cilën mendohej se është mbyllur me një qershor të vitit të kaluar dhe se Maqedonia është në rrugë drejt prosperitetit

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili për herë të dytë u votua në Kuvendin e RM-së, ishte i ndjekur me më shumë deklarata prej palëve të prekura të cila i vlerësojmë si të vërteta të shtrembëruara ose spinime:

Spin 1: Rregulloren e zbaton kryetari i Kuvendit…është e saktë se neni 173, paragrafi 3 saktësisht konfrmon mundësinë që të parashtrohet amendamente, por neni 172…çdo drejt asaj se nëse ligji nuk do të nënshkruhet nga ana e presidentit kthehet në Kuvend për lexim të tretë. Neni 164, paragrafi 2 prej rregullores në mënyrë decide flet se në lexim e tretë mund të dorëzohen amendamente vetëm për disa pjesë  të cilët në leximin e dytë kanë ndryshuar ose janë amendamente të tejmbushura…

[Burimi: NOVA – deklarata e Xhaferit pas votimit të ligjit, data: 14.03.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

 

Kundërspin: Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, tenton që të bind opinionin se votimi i ligjit ka qenë sipas procedurës dhe se është respektuar rregullorja, se se sipas kësaj, gjithçka është në rregull që të miratohet Ligji i cili ngriti në këmbë gjithë opinionin.

Opinioni i përgjithshëm me Xhaferin ndoshta mund edhe të pajtohet, por ekspertët theksojnë se ka një problem, gjegjësisht ka përplasje mes nenit 173 dhe 164 në Rregullore. Edhe letra të cilën jua dërgoi Xhaferi deputetëve, se mund të dorëzojnë amendamente pasi që Presidenti Gjorgje Ivanov ktheu ligjin në Kuvend, është një prej fakteve për kontradiktën e rregullores së Kuvendit.

Por, kjo kontradiktë nuk është më e rëndësishmja në gjithë këtë punë. Momenti i procedurës demokratike, e udhëheqjes së debateve politike në Kuvend, dhe jo në rrugë dhe debate për të pasur ligje më cilësore. Fundja, bllokimi i Xhaferit prej vitit 2012, kur u tentua që miratohet Ligj për të drejtat e branitellave, tregoi se një gjë e tillë është e mundshme dhe demokratike dhe se në atë rast tensionet në Parlament mbeten, aty ku edhe e kanë vendin, duke mos marr parasysh se një pjesë e madhe e qytetarëve në vend u dëmtuan.

Me këtë ligj për gjuhët, nuk ishte pikërisht ashtu. Që prej parashtrimit të tij si kusht për koalicion dhe shumë parlamentare, deri te premtimet e parealizuara se do të dërgohet për vlerësim deri te Komisioni i Venecias, deri te mos hapja e një diskutimi më të gjerë shkencor, duke përfunduar me flamurin evropian të ligjit, me çka amendamentet në leximin e dytë ishin një farsë dhe lojë me principin e debatit parlamentar.

Prej këtu, deklaratat e Xhaferit se gjithçka ka qenë sipas rregullores është gjysmë e vërtetë, e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. Si rezultat kemi rritjen e tensioneve ndëretnike, humbje të besimit në procedurën ligjore, mundësin për bllokim të më së paku dy institucioneve.

 

VMRO-DPMNE SHEH RRUGË PËR SHPËTIM

Spin2:  Vetëm se dy partitë ndërmjet vete kanë arritur marrëveshje, votuan ligj i cili është jokushtetues, i papranueshëm dhe i dëmshëm. Marrëveshja mes dy partive LSDM dhe BDI, por kjo marrëveshje nuk është as e pranuar as edhe e miratuar nga ana e qytetarëve. Nuk është shkelur vetëm e drejta, një hap i tillë i marrjes së një ligji kundër kushtetutës është edhe sulm mbi bashkëjetesën, dikush me vetëdije na zhyt prej fillimi më një skenar të padëshiruar, në të cilin kunj është Republika e Maqedonisë. 

[Burimi: VMRO-DPMNE – Deklarata e Hristijan Mickosit, data: 14.03.2018]

Kundërspin: VMRO-DPMNE dhe lideri i saj Hristija Mickoski flain për dy parti, LSDM dhe BDI të cilat kanë arrit marrëveshje për ligjin dhe e kanë votuar edhe pse është i papranueshëm, i dëmshëm dhe kundër kushtetutës, por kjo marrëveshje nuk ka qenë e pranuar dhe miratuar nga ana e qytetarëve!?

Mickoski dhe ish lideri i tyre shpesh thirren në qytetarët pasi që janë më opozitë dhe se ato më së miri e din se çfarë mendojnë qytetarët. por harrojnë se qytetarët, edhe mbrëmë, nuk dolën me shumicë që t’i mbështetin para Parlamentit dhe para Qeverisë.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE morën porosinë prej qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare (dhe ajo ka qenë edhe një porosi e mirë), por në veçanti e morën në zgjedhjet lokale para disa muajve. Mickoski, veçanërisht Nikolla Gruevski ( i cili mbrëmë tentoi si boksier i peshave të lehta, por autokrat i kategorisë së rëndë që të zgjidh problemin me përleshje), a mendojnë se qytetarët kanë harruar sa kanë qenë të rëndësishëm në periudhën prej vitit 2006-2017.

Qytetarët nuk u pyetën asnjëherë gjatë 11 vjet qeverisje të VMRO-DPMNE-së. As për amnistim të rasteve të Hagës, as për ligjet e mëparshme për gjuhët, viti 2008 dhe 2011. Në Kuvend votuan me shumicë çfarë deshën, me polic dëbuan deputetët dhe gazetarët, procesin legjislativ e bën lëmsh, poashtu edhe ligjet, rrënuan shtetin e të drejtës, rrënuan gjyqësorin dhe mediumet dhe mbi të gjitha, u bë partia më e pasur në Evropë me përqindje të pronës prej 60 milion eurosh dhe parti me një numë të madh të bandave ose klientelave.

Prej këtu, duke pasur parasysh gjithë akuzat dhe proceset gjyqësore nga ana PSP-së me rast të hetimit të 27 prillit të vitit 2017, nuk ka dyshim se kjo “zhurmë patrotike” për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është vetëm një fije shprese për shpëtim të cilin e shef Gruevski dhe Mickoski dhe partia dhe veçanërisht individët dhe se nuk ka lidhje më të thellë dhe qëllime më të qarta se nuk  shqetësim për të ardhmen e vendit. Për këtë, vlerësojmë se bëhet fjalë për spin

IVANOVI NËSE KA PROBLEM ME NDËRGJEGJEN LE TË JEP DORËHEQJE

Spin 3:  Edhe sipas përmbajtjes shtypëse, edhe sipas mënyrës që është sjellë, ky ligj nuk është gjuhë e demokracisë. Ky ligj është shprehje e tiranisë së shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë… Si President i Republikës së Maqedonisë nuk do të lejoj këtë. 

Për këtë, nuk do të nënshkruaj dekret për votimin e këtij ligji i cili është miratuar në këtë mënyrë…Kushtetua dhe vetëdija nuk më lejon që të nënshkruaj një Dekret për votimin e një ligji të këtillë.

[Burimi: Presidenti i RM-së – Dalja e Gjorgje Ivanov, data: 14.03.2018]

Kundërspin:  Presidenti Ivanov vazhdon me manovra për shtrembërim të së vërtetës dhe spinim të opinionit, shumë shpesh edhe i vërejtur prej “Vërtetmatësit“. Këtë herë, ai thotë se Kushtetuta dhe vetëdija nuk e lejon që të nënshkruaj ligjin. Gjatë kësaj, thekson se është i shqetësuar se një votim i tillë i Ligjit do të sjell deri në bllokim të institucioneve…dhe se bëhet fjalë për tirani në shumicën parlamentare.

Nëse me të vërtetë është i shqetësuar për bllokim të insititucioneve dhe nëse me të vërtetë ka problem me vetëdijen është i bindur se jokushtetueshmërin e ligjit, gjëja më e mirë e cila mund të bëhet është që të jep dorëheqje prej funksionit. Vetë kështu nuk do të vij deri te bllokimi i institucionit. Kështu që, siç qëndrojnë punët, ai nuk do të nënshkruaj, edhe pse jua imponon Kushtetuta e RM-së, do të bllokojë procesin e kohabitimit, i cili edhe ashtu mezi se mbahej, do të bllokojë Kuvendin, sepse do të hap mundësi për bojkot nga të gjithë anët, do të nxeh tensionet ndëretnike…

Presidenti Ivanov kishte mundësi, pasi që ktheu Ligjin në Kuvend, që të thirr partitë kryesore politike dhe t’i çoj drejt një marrëveshjeje politike, por nuk e bëri. Presidenti kishte mundësi (jokushtetuese) dhe të mos ia jep mandatin Zoran Zaevit dhe të jep dorëheqje, por nuk e bëri këtë. Është gënjyer nga ana e Zaevit, thotë tani? Presidenti Ivanov kishte mundësi dhe më herët të kujtojë tiraninë e shumicës mbi pakicën në Kuvend, edhe pse tirania e shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve dhe të rrënojë të gjithë rendin kushtetues, që të mos nënshkruaj ligje jokushtetuese edhe më herët, por asnjëherë nuk e bëri këtë gjatë mandatit tetëvjeçar…

Për këtë, ajo që e flet Ivanovi është vetëm një e vërtetë e shtrembëruar ose spin. Motivet ai i di, ndërsa pasojat do t’i ndjej çdo qytetar i Maqedonisë.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *