Kundërspin: Kuvendi mund të shkarkojë ministra, por jo Zvërlevskin?!

Qeveria e LSDM-së nuk ka 100 ditë, VMRO-DPMNE paraqiti katër interpelanca. Foto: Printscreen kolazh

Според двојните аршини на ВМРО-ДПМНЕ, државниот јавен обвинител, Марко Зврлевски, не смее да биде сменет, бидејќи е предизборен период и тоа, според партијата, ќе значи кршење на Изборниот законик (член 8-а). Но, истиот тој Закон не е пречка Собранието да разреши неколку министри и потоа на нивно место да избере нови!

 

VMRO-DPMNE me standarde të dyfishta, prokurori shtetëror publik, Marko Zvërlevski, nuk mund të ndërrohet, sepse është periudhë parazgjedhore, dhe kjo, sipas partisë, do të thotë shkelje të Kodit Zgjedhor (Nenin 8-a). Por, i njëjti Ligj nuk është pengesë që Kuvendi që shkarkojë disa ministra dhe më pas në vend të atyre të zgjedh të tjerë!

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Me 10.08.2017 VMRO-DPMNE interpeloj për punën e ministrit për Financa Dragan Tevovski. Një hap të tillë të partisë më të madhe opozitare, të cilin e vlerësojmë si spiunes, në konferencën për shtyp  e arsyetoi deputetja Liljana Kuzmanovska, e cila mes tjerash, tha:

Spin: Ministri i Financave gjegjësisht ministri i shkurtimit të buxhetit dhe i borxhit Dragan Tevdorovski me punën e tij konfuze, të papërgjegjshme dhe jokompetente në këto shtatëdhjetë ditë të kryerjes së detyrës dëshmoi se para neve deputetëve dhe gjithë opinionit maqedonas është vendosur nga ana e Zoran Zaevit me qëllim që të zbatojë politikat humbëse të LSDM-së…

Për shkak të paditurisë së dëshmuar dhe paaftësisë që të kryejë këtë funksion vlerësojmë se është e nevojshme që sa më parë  Dragan Tevdorovski që të largohet nga funksioni i ministrit për Financa dhe në vend të tij të vijë ndonjë ministër i aftë i cili nuk do të bëj gabime katastrofale në punën e tij. Maqedonia nuk mund që të lejojë njëri të paaftë në këtë pozicion kyç.

[Burmi: ueb-faqja e VMRo-DPMNE-së, Data: 10.08.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281

Kundërspin: Kjo deri më tani (11.08.2017), është interpelanca e katërt e VMRO-DPMNE-së në Kuvend, edhe ose qeveria e udhëhequr prej LSDM-së ende nuk i ka 100 ditë. Përveç ministrit për Financa, Dragan Tevdorovski, opozita interpelojë edhe për ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov (09.08.2017), për ministren për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska (08.08.2017) dhe për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit Ljbuço Nikollovski (07.08.2017)

Iniciativat e këtilla të VMRO-DPMNE-së, me të cilat kërkohet që Kuvendi të shkarkojë ministrat, në radhë të parë duken të çuditshëm, sepse pikërisht VMRO-DPMNE kundërshtoi Parlamentin, që tani pasi janë shpallur zgjedhjet lokale, të diskutohet për shkarkimin e një funksionari shtetëror – prokurori publik Marko Zvërlevski! Do të thotë, sipas këtyre standardeve të dyfishta të VMRO-DPMNE-së, prokurori shtetëror publik, Marko Zvërlevski, nuk mund që të ndërrohet, sepse është periudhë parazgjedhore, dhe kjo, sipas partisë, do të thotë shkelje të Kodit Zgjedhor (Nenin 8-a). Por, i njëjti Ligj nuk është pengesë që Kuvendi që shkarkojë disa ministra dhe më pas në vend të atyre të zgjedh të rinj!

Faktikisht kemi një situatë shumë të palogjikshme. Nga njëra anë pretendohet se:

Shumica parlamentare shkel me vetëdije Kodin Zgjedhor, sepse “neni 8-a nga Kodi Zgjedhor lë në pritje të gjithë procedurat e këtilla” (shkarkim) (Ilija Dimovski)

Nga dita e marrjes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve deri të përfundimin e zgjedhjes dhe të vet zgjedhjeve, ekziston pengesë që të shkarkohen ose emërohen drejtor në drejtori dhe në institucione të tjera të organeve shtetërore  të cilat janë nën kompetenca të qeverisë (Antonio Milloshoski)

Nga ana tjetër, kërkohet që e njëjta shumicë parlamentare dhe në të njëjtën periudhë (zgjedhore)  të shkarkojë katër ministra!

Dhe pikërisht një qëndrim i këtillë dhe një pikëpamje e këtillë e çështjeve paraqesin hipokrizi. Do të thotë, nuk ka pengesa që Kuvendi të ndërrojë disa anëtar të Qeverisë, por një problem të këtillë ligjor ka kur është në pyetje Zvërlevski. Prandaj, tani kërkohet edhe mendim nga Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit për ndërrim të nenit 8-a, paragrafi 1, alieneja 4 nga Kodi Zgjedhor, dhe përderisa KSHNK nuk paraqitet për debat në Kuvend, Zvërlevski lihet në pritje!. Gjë që, po ashtu është një spin për të gjithë situatën.

Edhe pse, interpretim autentik të ligjeve nuk bën Komisioni Antikorrupsion, por Kuvendi dhe kjo është e vërtetuar me Kushtetutën e RM-së. Kjo është e rregulluar me nenin 68 nga Kushtetuta, ku shkruhen kompetencat e Kuvendit, me ç’rast, mes tjerash, është theksuar:

Neni 68

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë:

– miraton dhe ndryshon Kushtetutën;

  • miraton ligje dhe jep interpretim autentik të ligjeve;

Për këtë kërkesë të palogjikshme të VMRO-DPMNE-së, ish anëtari i KSHNK, Dragan Malinovski, në deklaratën për “Deutsche Welle” thotë:

Për sa i përket iniciativës për këtë çështje që të paraqitet KSHNK, vlerësojë se një gjë e tillë nuk ka baza, duke pasur parasysh se kjo nuk është një çështje e cila është e rregulluar me Ligjin për ndalim të korrupsionit, aq më pak, KSHNK të ketë një pozicion të tillë në Kuvend. Kuptohet, interpretim autentik i Kodit Zgjedhor mund ta bëj vetëm Kuvendi, si dhe miratuesit e atij ligji. 

Nëse shihet Ligji për ndalim të korrupsionit, më saktë neni 49, ku saktësisht janë caktuar kompetencat e KSHNK-së, mund që të shihet se aty aspak nuk është paraparë se ky Komision ka autorizim që të interpretojë ligje.

Padyshim se këtë e di edhe VMRO-DPMNE, veçanërisht deputetët me stazh shumëvjeçar si Dimovski dhe Milloshovski, të cilët “nuk e nxjerrin’ prej gojës Kushtetutën. Dimovski këto ditë, pyetjes së “Meta”: A nuk është kontradiktore që të pretendohet se Zvërlevski nuk mund që të ndërrohet tani, ndërsa në të njëjtën kohë që interpelohet, duke mos ditur ç’të thotë, u përgjigj kuturu:

„Interpelanca është kategori kushtetuese“.

Kështu që, është e qartë se qëllimi opozitës është të mos sqarohet ndonjë dilemë e parashtruar artificiale, por ideja është, pasi që nuk mund që të ndalohet ndërrimi i Zvërlevskit, të paktën të zvarritet procedura parlamentare sa më gjatë që është e mundur. Për këtë edhe (keq)përdoren mekanizmat parlamentar të cilët ju qëndrojnë në dispozicion: thirrje procedurale, replika, pauza, kërkesa për interpretim të ligjeve, interpelanca…

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.