Kundërspin: Kush e kërkon dhe kujt i duhet identiteti ynë?!

Neve nuk “na kontestohet prosperiteti, për shkak identitetit tonë maqedonas”, spinon në fjalimin e Ilindenit presidenti Gjorgje Ivanov, por kemi ngelur në “pritjen ballkanike” për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme paraprake edhe atë në shumë nivele. Pikërisht për shkak të një sjelle të këtillë të qeverisë së deritanishme, opinioni fillimisht dëgjoi bisedat e përgjuara,të publikuara nga opozita në vitin 2015, të cilat ishin bazë për hapjen e procedurave para hetimore dhe hetimore të Prokurorisë Speciale Publike. PSP ngriti gjithsej 20 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik për seri të veprave penale të zbuluara në bisedat e përgjuara, ndërsa ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili ishte dhjetë vite në atë funksion, është i akuzuari i parë në tre lëndë 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska 

 

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, me 02.08.2017 në daljen e tij më rastin e shënimit të festës shtetërore të Ilindenit, para përmendores së Metodija Nadonov – Çento , në Shkup shumë herë e shtrembëroi të vërtetën, duke u munduar të paraqet bindjen që vendi gjendet në amulli për faj të fqinjëve tanë dhe faktorit ndërkombëtar. Në daljen e tij, Ivanov mes tjerash tha:

Spin:  Erdhëm në një gjende  që si shtet të shantazhohemi. Ndërsa çmimi është i lartë, shumë i lartë 

Për shkak të identitetit tonë maqedonas, neve na kontestohet e drejta për prosperitet.  

Dhe në kushte të këtilla, dy çështje e shqetësojnë opinionin. E para është çështja e emrit me Greqinë. E dyta është çështja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë… 

Që të krijojmë kushte për prosperitet në botën tonë të globalizuar, është e patjetërsueshme që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATOs. Pikërisht anëtarësimi deri më tani duhej që të na mundësojë që përfundimisht të arrijmë lirinë e plotë. Por, këtë herë, ne, si shtet, jemi të shantazhuar. Ndërsa, çmimi është i lartë, shumë i larët. 

Neve, gjithë këto vite pavarësi, na merret e drejta e prosperitetit. 

Edhe pse përmbushim kriteret për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me Unionin, ndaj nesh është bërë padrejtësi. Asnjë vend anëtarë në rrugëtimin e vet evropian nuk është ballafaquar me çështje, për të cilat ne për çdo ditë harxhojmë kohë, energji dhe durim. Nga asnjë shtet nuk është kërkuar ajo që na kërkohet neve – mohimi i të drejtës së dinjitetit njerëzorë dhe të vetidentifikimit…

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO detyrimisht kërkon sakrificë. Por, për secilën sakrificë është i nevojshëm një konsensus i gjerë dhe shtetërorë. Të kemi kujdes që të mos sakrifikojmë atë për të cilën paraardhësit tanë janë flijuar. Të mos sakrifikojmë identitetin…

[Burimi: ueb-faqja e presidentit të RM-së: Për shkak të identitetit tonë maqedonas na kontestohet e drejta e prosperitetit – dalja e presidentit Ivanov me rastin e Ilindenit;  Data: 02.08.2017]

 

Steel wool light painting

Kundërspin: Një dalje e tillë e shefit të shteti, Gjorgje Ivanov, implikon  se ne si shtet jemi faktikisht viktimë, se të gjithë (faktori ndërkombëtar, fqinjët) janë kudër nesh dhe për shkak të një sjellje të këtillë ne nuk mundim të ecim përpara. Do me thënë, jo për shkak të vet neve, por për shkak se dikush tjetër na ndalon!

Ndërsa, çfarë ka bërë Maqedonia në dhjetë vitet e fundit për këtë prosperitet? Si është niveli i demokracisë, funksionimi i shtetit ligjor, përndjekja e krimit? Deri ku janë reformat e sistemit gjyqësor, çka me gjyqësorin e pavarur,  shuarja e korrupsionit dhe përgjegjësia e atyre të cilët kanë keqpërdorur fuqinë dhe kanë gabuar para ligjit? Çka me të drejtat e njeriut, lirisë së shprehjes dhe në çfarë derexhe i kemi mediumet?

Raporti për zhvillimin e Maqedonisë në proceset e integrimit evropian për vitin 2016 tregon se vendi ka pasur regres në fushat kryesore: gjyqër, liri të shprehjes dhe të drejtat e njeriut, ekonomi funksionale të tregut. .

“Vërtetmatësi” tashmë ka shkruar për vlerësimet kritike në komisionin Evropian, ndërsa për këtë rast vetëm se do të rikujtojmë vërejtjet në gjyqësor dhe për të drejtat e njeriut:

Gjendja (në gjyqësor) ka pasur regres prej vitit 2014 dhe arritjet në proceset reformuese në dekadën e mëparshme janë dëmtuar nga përzierja e politikës në gjyqësor. Qeveritë nuk arritën që të shfaqin vullnetin politik që të ballafaqohen me këto çështje të cilat u definuan në Reformat Urgjente me Prioritet. Pengesat me të cilat u ballafaqua Prokuroria Speciale Publike tregoi se është i nevojshëm menaxhimi efektiv për mungesën e pavarsisë në gjyqësor dhe për sa i përket të drejtës selektive.   

Në praktikë janë të nevojshme përpjekjet që të sigurohet respektimi i të drejtave të njeriut në grupet e prekura, përfshirë këtu edhe refugjatët dhe emigrantët. Me një fjalë, mungon vullneti politik dhe resurset përkatëse që të mund t’ju mundësohet edhe trupave mbikëqyrës dhe rregullues që tërësisht, në mënyrë të pavarur të plotësojnë mandatin e tyre. Kategoritë më të margjinalizuara në vendbanime ende nuk janë nën mbrojte të plotë.  

Sipas Raportit të fundit të “Transparency International” të janarit të këtij vitit (2017), korrupsioni në sektorin publik në Maqedoni në vitet e fundit ka eskaluar. “Transparecy” shënoi rënien për 24 vende në rang-listën e Indeskit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2016, kështu vendi gjendet në vendin e 90 në krahasim me pozitën e 66 në vitin 2015. Hetimet e “Transparency” tregojnë se Maqedonia është e fundit në Ballkan dhe pas neve është vetëm Kosova.

Raportin e këtij viti të Raportuesve pa kufij për lirin e mediumeve në botë të publikuar në prill (2017), Maqedonia është e radhitur e fundit në rajon – në vendin e 111. Në raportin për Maqedoninë,  i cili titullohet “Djali i keq i Ballkanit”, thuhet:

Liria e mediumeve ka rënë në gjithë rajonin, por erozioni i sundimit të së drejtës më i dukshëm është në Maqedoni, vend kandidat për anëtarësim në BE.  

Kështu që, neve nuk “na kontestohet prosperiteti, për shkak identitetit tonë maqedonas”siç spinon në fjalimin e Ilindenit presidenti Gjorgje Ivanov, por kemi ngelur në “pritjen ballkanike” për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme në shumë nivele të garniturës qeverisëse që ishte 10 vitet e fundit. Pikërisht për shkak të një sjelle të këtillë të qeverisë së deritanishme, opinioni fillimisht dëgjoi bisedat e përgjuara,të publikuara nga opozita në vitin 2015, të cilat ishin bazë për hapjen e procedurave parahetimore dhe hetimore të Prokurorisë Speciale publike. PSP ngriti gjithsej 20 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik për serinë e veprave penale të zbuluara në bisedat e përgjuara, ndërsa ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili ishte dhjetë vite në atë funksion, është i akuzuari i parë në tre lëndë.

Të rikujtojmë edhe se Ivanov tentoi që të amnistojë personalitete e larta politike, të cilët përmenden në “bombat” dhe të fal krimin, kur me 12.04.2016 publikoi se ka marr vendim me të cilin do të ndërpriten të gjithë procedurat penale kundër politikanëve nga qeveria dhe opozita, të cilët janë të lidhur me krizën politike dhe përgjimet. Por, reagimet e shumta dhe të ashpra nga vendi dhe jashtë, bënë që me 27 maj 2016 Ivanov vendosi të tërheq amnistinë.

Në lidhje me Marrëveshjen, të cilën me 01.08.2017 e nënshkruan kryeministri Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, te Ivanovi vërehet një dozë e përmbajtjes. Ai tha se së bashku duhet që të festohet dita e pranimit të Maqedonisë nga Bullgaria, si dhe dita e Evropës, por nuk përmendin Ilindenin. Po ashtu ai insiston se marrëveshja është simetrike.

Fqinjësia e mirë rrugë me dy drejtime. Kjo marrëveshje nënkupton se të njëjtat rregulla vlejnë edhe për anën e majtë si dhe për anën e djathtë të rrugës. Ajo që vlen për Maqedoninë, vlen edhe për Bullgarinë. Duke ju përmbajtur principeve të barazisë dhe reciprocitetit, mbyllim një çështje të hapur që pengonte marrëdhëniet tona. Dhe, njëkohësisht, hapim derën e ndërtimit të besimit  dhe bashkëpunimit ndërmjet nesh. 

Megjithatë, përsëri, mundej dhe duhej që publikisht të thotë këtë që para së të nënshkruhet Marrëveshja, dhe jo ta bëj atë pas. Dhe, veçanërisht jo me rastin e Ilindenit, sepse lë përshtypje se ajo që është thënë është në funksion të mbledhjes së pikëve politike.

Ivanov, i cili vet është në funksionin më të lartë shtetëror dhe në qeverinë ekzekutive plotë tetë vite, në fund të daljes së tij  përfundoi:

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO detyrimisht kërkon sakrificë. Por, për secilën sakrificë është i nevojshëm një konsensus i gjerë dhe shtetërorë. Të kemi kujdes që të mos sakrifikojë atë për të cilën paraardhësit tanë janë flijuar. Të mos sakrifikojmë identitetin…

Por, kush kërkon nga ne që të sakrifikojmë identitetin dhe kujt   hynë në punë identiteti ynë! Bota nga ne pret që të paraqitemi si shtet i civilizuar, i organizuar dhe i drejtë, ku respektohen liritë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Populli, përsëri, kërkon drejtësi, gjegjësisht ndarje të drejtësisë me masë të njëjtë për të gjithë.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *