Kundërspin: Krahasimi i dënimeve të ndryshme për vepra të ndryshme penale padyshim është spin

Foto: screenshot

 

Nuk mund të krahasohen edhe për ka pesha, por edhe për ka rëndësia, dy vepra të ndryshme penale – rrezikimi i rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në ushtritë e huaja / paramilitarët. Nëse, vlerëson Mickoski se Kodi Penal është shkruar keq në këtë këndvështrim, si lider i partisë më të madhe politike, mund të ngre iniciativë në Kuvend për ndryshime të këtyre veprave penale, gjegjësisht për ndryshim të anekseve të Kodeve

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i VMRO-DPME; Hristijan Mickoski, në TV duelin me liderin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev, deklaroi spinin në vazhdim:

Spin: Zotëri Zaev disa herë e kam dënuar, por  ja edhe kështu, nëse ju duket kënaqësi e veçantë dhe para jush të dënoj dhunën të ka ndodhur atë ditë (27 prill të vitit 2017) dhe asnjëherë të mos përsëritet. Por, po ashtu, dënojë edhe aktin me të cilin është dhënë dënim prej 2 shekujsh, për njerëzit sipas të cilit nuk kanë kryer dhunë atë ditë. Nga ana tjetër, të kenë të kthyer nga lufta në Siri dhe Irak, përfaqësues të ISIS të marrin tre herë dënim më të vogël nga Goran Angellov, nga Çento, Mitko Çavkov, Mitko Peshov dhe të tjerë që janë aty. Ne kemi persona të cilët morën dënim prej 18 vitesh, dhe nuk kanë përdorur dhunë, nga ana tjetër përfaqësuesit e ISIS këtu kanë marr dënim tre herë më të vogël. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb –  pjesë e deklaratës së Mickoski – data: 26.03.2019]

 

 

Kundërspin: Hristijan Mickoski në provokim të Zoran Zaev, gjatë TV duelit në Kanal 5, dha deklaratë shumë simpatike për veshin e opinion, e cila po shërbehet si e vërtetë, por në të cilën ka dy shtrembërime, gjegjësisht spin.

Indi lidhës është fjala terrorizëm. Spini i parë, në të vërtetë qëndron në përsëritjen e vazhdueshme dhe afatgjate në opinion  nga ana e partisë opozitare dhe nga ana e Mickoskit personalisht, se gjykimi për “të enjten e përgjakur” ose për ngjarjet në Kuvend me 27.04.2017 në Shkup, ka qenë proces në të cilin personat janë përgjigjur për veprën penale terrorizëm. Qindra herë gënjeshtra e përsëritur krijon perceptimin në opinion se bëhet fjalë për të vërtetë, andaj edhe një herë do të përsëritim atë që prokuroria me ngul ka përsëritur:

Të akuzuarit për ngjarjen e “Të enjtes së përgjakur” nuk akuzohen për terrorizëm, por për tentimin me dhunë të rrënimit të rendit kushtetues i cili trajtohet në Kodin Penal me nenin 313, i cili formalisht, siç deklaroi edhe prokurorja Vilma Ruskoska, “pafat” është emëruar si “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”

Neni 313 thotë: 

Ai i cili me qëllim rrezikon rendin kushtetues ose sigurinë e Republikës së Maqedonisë (Veriore) do të shkaktojë ose seriozisht do të kërcënojë me eksplodim, zjarr, përmbytje ose ndonjë vepër të rrezikshme ose akt dhune, duke krijuar ndjesinë për pasiguri ose frikë te qytetarët, do të dënohet me burg së paku dhjetë vjet. 

Neni 322, sipas të cilit u gjykuan një grup qytetarësh në shtetin tonë, ndërsa ata të cilët morën pjesë në Siri, në paragrafet 1 dhe 2 parashihet një dënim më i butë, gjegjësisht fjali për burg më së pakur 5 vjet, ndërsa akuza qe e ngritur për vepër penale të kryer nga KP 322-a, paragrafi 3, ku dënimi më së paku është 4 vite:

Neni  322-а,paragrafi 3:

Qytetari i Republikës së Maqedonisë i cili në kundërshtim me ligjin merr pjesë ose trajnohet nga ana e një ushtrie të huaj, policie ose formacioni paramilitar ose parapolicor, grupe të organizuara ose individualisht, jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, do të dënohet me burg më së paku katër vite. 

Siç mund të shihet,  dy veprat nuk ndërlidhen, njëra flet për rrezikim të rendit kushtetues, përderisa pjesa tjetër është vepër e dënueshme për pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici ose formacione paramilitare ose parapolicore.

Këtu qëndron edhe shtrembërimi i të vërtetës, spini të cilin e bën Mickoski. Nuk mund që dy veprat penale të krahasohen për ka pesha e dënimeve. Nëse Mickoski vlerëson se Kodi Penal është keq i shkruar në këtë aspekt, atëherë si lider i partisë më të madhe politike, mund të ndërmerr iniciativë në Kuvend për ndryshim të neneve të këtij ligji, të cilët rregullojnë dënime të këtyre veprave penale.

Spini i dytë, në të vërtetë, që është edhe i vazhdueshëm në daljet e Mickoskit dhe të gjithë funksionarëve të lartë në parinë e tij. Ky spin thotë: ne dënojmë ngjarjet e 27 prillit, jemi kundër çdo lloj dhune, por personat që morën pjesë në ato ngjarje, në pjesën më të madhe, janë qytetarë të shqetësuar dhe patriotë të sinqertë. Mickovski dhe VMRO-DPMNE asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk e mbrojnë veten nga roli i individëve nga ajo parti që ishin ose janë akoma në pozita të larta drejtuese dhe të cilët në nivelin e frymëzimit kanë një pjesë të madhe në atë histori të turpshme shtetërore.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë mund të vlerësohet se paragrafi i Mickoskit shprehur në duelin në TV me Zaev, rreth dënimit të dhunës dhe krahasimit të të gjykuarve të 27 prillit me të gjykuarit pjesëmarrës në luftën në Siri, është shtrembëri i të vërtetës, gjegjësisht spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.