Kundërspin: Ilaçi më i mirë për ndasitë është që të ndërpreitet propaganda e VMRO-DPMNE-së

Kush ndan rrënjët etnike maqedonase. Foto: screenshot.

Shprehja e habisë nga ana e Todorovit dhe mospajtim me paraqitjen e cila “nuk duhet që të lejohet” (ndarja e etnitetit maqedonas), është një momentum i pastër joprofesional i këtij funksionari, i thënë vetëm për një drejtim – përsëritje të zgjedhjeve dhe atë kur u bë e qartë se VMRO-DPMNE nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Nikolla Todorov, funksionar i lart i VMRO-DPMNE-së, nënkryetar i qeverisë, ministër u Shëndetësisë dhe deputet në përbërjen e re të Kuvendit, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës ose spin:

 

Spin: Por, atë që shoh unë si problem shtesë, është se në Maqedoni është paraqitur një konfrontim i fuqishëm mes maqedonasve dhe kjo është diçka e palejueshme, diçka që duhet të tejkalohet…për atë se vëlla me vëlla, komshinj, fqinjë, miqtë, grinden, derë në atë shkallë janë të sensibilizuar në gjithë situatën politike, gjë që praktikisht është sikur të prishet indi maqedonas dhe këtë ne nuk mund që t’a lejojmë për asnjë çmim. Për këtë, vlerësojmë se zgjedhjet e shpejta janë zgjidhje e kësaj krize politike. Për atë se gjatë zgjedhjeve të shpejta shumë më shpejtë do të merret rezultati i cili do ta sqarojë gjendjen…Qytetarët do të vendosin në bazë të të gjithë informacioneve. Ndërsa në zgjedhjet të cilat mbahen qytetarët vendosin sipas informacioneve, sepse asnjëri që ka votuar LSDM-në ose ka votuar kundër VMRO-DPMNE-së, nuk e ka ditur se LSDM do të pranojë platformën e cila është përpiluar në shtet tjetër dhe e cila në vetvete mban elemente të cilat seriozisht do të redefinojnë Maqedoninë… 

[Burimi: TV Nova, (prej minutës 9.40 deri në minutën 11.40), data, 03.03.2017]

 

Kundëspin: Duke folur për atë se çka është e “palejuar”, ndarje e thellë mes etniteti maqedonas, Todorov shumë bukur konstaton se jemi në një gjendej jo të zakonshme – të grindet vëllai me vëllanë, miku me mikun, komshiu me komshiun. Por, ai “harron” që të sqarojë se përse është kështu?

Jo pak herë janë përmendur këtu argumentet – VMRO-DPMNE është parti e cila ka punuar në ndarjet brenda etnike, së paku që nga 2008 deri më sot. Ndarja mes etnitetit maqedonas si politik zyrtare e VMRO-DPMNE-së shihet përmes partizimit si një prej formave më të shpeshta, ndërsa ndonjëherë pa turp fshihej prapa shoqatave joqeveritare, besimtar të KSM-së dhe formave të tjera, të cilat të paktën përkohësisht do ta mbronin partinë nga kritikat e një sjellje të tillë demokratike në sy të opinionit vendas dhe atë të huaj.

Mund që të rikujtojmë të paktën për shkurt, në kundërprotestat e para dhe kundërmitingjet nga viti 2008-2009, kur të ritë dhe të rejat u sulmuan në sheshin e kryeqytetit, vetëm për atë se kanë pasur mendim ndryshe nga VMRO-DPMNE për projektin Shkupi 2014, përmes kundërmitingjeve të bujqve të pakënaqur para shtabit të LSDM-së opozitare, tani më nuk është me rendësi përse, përmes kundër tubimeve të rrezikshme të nesërmen e të Hënës së zezë në vitin 2012, pastaj kundërtubimi në vitin 2015, pastaj në GDOM, pastaj në “Natën e thikave të gjata para KSHZ-së në dhjetor të vitit 2016, deri në “mbledhjen spontane gjithëpërfshirëse” të quajtur si “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilën e shohim këto ditë. Listën e gjatë të shembujve në të cilën shihet agresiviteti dhe mungesa e tolerancës nga ana e VMRO-DPMNE-së ndaj secilit tubim qytetar ose partiak  i cili është kundër politikës së qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Para të gjithë këtyre tubimeve, konstante ishin fjalët “tradhtar”,”të paguar”, “spiun të huaj” dhe shumë të tjera nga lista e fjalorit të urrejtjes.

Kjo vazhdon edhe sot. Në shumë komunikata të VMRO-DPMNE, dhe në shumë fjalime dhe intervista të funksionarëve të lart të kësaj partie. Por, më së miri mund të shihet e gjithë gjendja nga faktit që VMRO-DPMNE pranon vetëm një popull maqedonas – atë që ka votuar për ato në zgjedhjet e fundit dhe kjo është shpjeguar në një kundërspin tjetër të cilin mund ta lexoni këtu.

Shprehja e habisë nga ana e Todorovit dhe mospajtim me paraqitjen e cila “nuk duhet që të lejohet” (ndarja e etnitetit maqedonas), është një moment i pastër joprofesional i këtij funksionari, i thënë vetëm për një drejtim – përsëritje të zgjedhjeve dhe atë kur u bë e qartë se VMRO-DPMNE nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme në Republikën e Maqedonisë.

Analiza politike serioze i është përkushtuar vetëm kësaj pike do të tregon se bëhet për një mënyrë të vetme që VMRO-DPMNE të vazhdojë të qeverisë pas 11 vite në vazhdimësi, kuptohet nëse i fiton ata zgjedhje, prej kur me propaganda dhe lajme të rreme se bëhet fjalë për “Platformën e shteteve të huaja e cila është e rrezikshme dhe të cilën LSDM e ka pranuar”, shpresojnë për rezultat më të mirë.

Për shkak argumenteve të paraqitura më lartë, deklarimin e Todorovit të cilin e vazhduam në analizë, e vlerësojmë padyshim si shtrembërim të së vërtetës ose spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.