Kundërspin: Gruevski me teori të re – mundet edhe Platforma, por pas zgjedhjeve

Zgjedhjet do të tregonin nëse Platforma është ë rrejshme ose jo? Foto: VRMO-DPMNE, ueb-faqja.

Ако досега т.н. Платформа беше предавство, дел од таен план кој требало да резултира со кантонизација, федерализација и финале со промена на името, ако т.н. Платформа e неприфатлива, бидејќи била направена во туѓа држава, како тогаш за ВМРО-ДПМНЕ е во ред, ако таа се примени, ама после нови избори зад кои актерите што ја туркале ќе добиеле мнозинство?

 

Nëse deri ma tani Platforma ka qenë tradhti, një pjesë e planit sekret i cili do të duhej që të rezultonte kantonizimin, federalizimin dhe finalizimin e ndërrimit të emrit, nëse Platforma është e papranueshme, sepse ka qenë e punuar në një shtet tjetër, atëherë për VMRO-DPMNE-në është në rregull, nëse ajo pranohet, por pas zgjedhjeve të reja pas të cilëve aktorët të cilët e kanë propozuar do të merrnin shumicën?

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti Nikolla Gruevski, me 25.04.2017 dha deklaratë për daljen nga kriza politike, gjatë të cilës mes tjerash e tha edhe këtë në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin:

 

Spin: “Edhe një herë vërtetojmë se dalja më e mirë nga kriza është që të shkohet menjëherë në zgjedhje të parakohshme, se bashku me zgjedhjet lokale të rregullta, të cilët sipas asaj që është thënë për shkak të LSDM-së janë shtyrë”. 

Dhe më pas le të dalin ata (LSDM) me çka do të ofrojnë, me atë të cilën e kanë pranuar, me platformën e Tiranës, me gjithçka çka duan. Nëse qytetarët këtë e aprovojnë, nëse marrin shumicën e votave, letë bëjnë qeverinë dhe lë t’a përmbushin atë të cilën kanë në mendje dhe atë të cilën e kanë premtuar.  Kjo është kërkesa e qytetarëve në këto revolta të tyre dhe deri ma tani nuk kanë ndodhur asnjëherë protesta kaq të gjata dhe kaq të mëdha të qytetarëve nëpër të gjithë Maqedoninë, po thuajse 60 ditë. Mes 100 dhe 200 mijë qytetarë çdo ditë marshojnë nëpër rrugët e 30 qyteteve të Maqedonisë. Kjo është diçka për opozitën, gjegjësisht LSDM-në dhe partitë me të duhet që të mendojnë dhe të dalin të takohen me njerëzit, të takohen më qytetarët. 

[Burimi: VMRO-DPME/ueb faqja, data: 25.04.2017]

Kundërspin: Nikolla Gruevski në këto dy situata të ndara mbrëmë, doli me tezën që vetëm zgjedhjet janë zgjidhje e krizës dhe ja përse: në zgjedhje është bërë mashtrim, sepse nuk ka qenë e prezantuar platforma e Tiranës si bazë për marrëveshje për koalicion mes shumicës së tashme parlamentare (LSDM, Aleanca për shqiptarët, BESA dhe BDI),dhe për këtë, populli ka qenë i revoltuar dhe 100-200 mijë qytetarë gjashtëdhjetë ditë nëpër tridhjetë qytete kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe prej këtu më së miri është që të ketë zgjedhje të reja dhe nëse LSDM do të marr shumicën, “le të bëjnë qeverinë dhe le t’i përmbushin premtimet  të cilën e kanë në mendje dhe atë të cilën e kanë premtuar”. 

Bëhet fjalë tërësisht për një spin dhe deklarata jo të logjikshme të Gruevskit edhe at mbi më shumë baza.

E para – Platforma, ka qenë temë edhe para zgjedhjeve. Liderët ë partive shqiptare në Maqedoni edhe para zgjedhjeve në mitingje u premtuan shumë çështje të cilat janë pjese e të a.q Platformë, ndërsa njëra prej më kryesoreve, përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, çështje, e cila ka qenë edhe temë e deklaratave të liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Prandaj, pikërisht për shkak të kësaj, një pjese e madhe fushatës së VMRO-DPMNE-së në kohën parazgjedhore u drejtua kah kjo temë, në mënyrë formale nga partia, në mënyrë joformale nga mediumet të cilët për opinioni njihen se janë nën kontroll të Gruevskit.

Përkrah kësaj, është fakt se e a.q. Platformë, e cila mban emrin e saj formal Deklaratë (DEKLARATË E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË) dhe e cila është përmbledhje e politikës së vullnetit të shprehur, të nënshkruar në Shkup  me 7 janar të vitit 2017. Me 9 janar Gruevski merr mandatin për negociata për bisedime për formimin e qeverisë, ndërsa në bisedime me BDI-në (e cila joformalisht është përbërëse e Platformës), sipas më shumë burimeve (edhe nga BDI edhe mediumet dhe krejt në fund edhe nga Edi Rama), nga VMRO-DPMNE u pranuar krejt kërkesat jo vetëm rreth çështjes së gjuhës së shqiptarëve, por edhe çështje të tjera në dokument. Ajo për të cilën nuk ka pasur bisedime dhe këtë e vërtetojnë që të dy palët, është çështja e vazhdimit të mandatit për hetime në Prokurorinë Speciale Publike, për shkak se qëndrimi të palëkundur të  VMRO-DPMNE-së.

E dyta – Gruevski përsëri me tezën se populli është ai i cili mbështet qëndrimet e Gruevskit dhe të VMRO-DPMNE-së. Gjashtëdhjetë ditë, nëpër tridhjetë qytete, çdo ditë kanë protestuar 100 deri në 200 mijë njerëz. Numrat nuk janë të saktë, as për të tubuarit, as për numrin e vendeve të cilat janë mbajtur protesta (përveç atyre të caktuarave me 13 mars), spini rreth kësaj është për shkak nguljes këmbë në frazën “populli është i revoltuar”. Dhe për këtë, vazhdimisht thirret në rezultatet zgjedhore të cilat i pranon edhe VMRO-DPMNE.

Ndërsa ata thonë se “populli është i revoltuar”, ka votuar për politikat e kësaj partie me gjithsej 38% të qytetarëve të cilat dalin në votim, Të tjerët, të gjithë së bashku, ju kanë dhënë mbështetje mbi 50 përqind partive të cilat kanë politikë ndryshe nga VMRO-DPMNE, gjegjësisht partitë të cilat tani e përbëjnë shumicën e re parlamentare. (Numrat janë nga faqja zyrtare e KSHZ-së dhe sipas të njëjtëve, nga ata që kanë dal 1,2 milion votues, për partitë opozitare të cilët kanë marrëveshje për shumicën parlamentare me 67 deputetë kanë votuar 616,7 mijë votues)

E treta dhe më e rëndësishmja – nëse deri më tani e a.q. Platformë ka qenë tradhti, pjesë e planit sekret i cili do të rezultonte me kantonizim, federalizim dhe finalizim me ndërrimin e emrit, nëse e a.q. Platforma është e papranueshme, sepse ka qenë e realizuar në një shtet tjetër, si është e mundur që për VMRO-DPMNE-në është në rregull, nëse ajo aplikohet, por pas zgjedhjeve të reja pas të cilës ato që e sollën platformën të marrin shumicën?

Dhe më pas le të dalin (LSDM) me çka do që të ofrojnë, me atë të cilën e kanë pranuar, me platformën e Tiranës, me gjithçka çka duan. Nëse qytetarët këtë e aprovojnë, nëse marrin shumicën e votave, letë bëjnë qeverinë dhe lë t’a përmbushin atë të cilën kanë në mendje dhe atë të cilën e kanë premtuar – thotë Gruevski.

Atëherë do të thotë tradhti, binacionalitet, kantonizim, federalizim, ndryshim i emrit do të jetë në rregull? Sepse votuesit do t’i jepnin, të themi, më shumë vota Zaevit, se sa Gruevskit…!?

Dhe krejt në fund, Gruevski nuk e përmend, se çfarë do të bëj dhe si do të veprojë nëse Ivanov përsëri vlerëson se nuk duhet që mandati t’i jepet një shumice të caktuar parlamentare e cila do ta çonte Maqedoninë në gjendje varësie nga shteti tjetër…? Përsëri do të kërkohen zgjedhje?

Nga argumentet e dhëna mund që të përfundohet se deklaratën e Gruevskit të cilën e vlerësuam, është shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin. Ka për qëllim mos lejimin e transferimit të qetë të shumicës parlamentare tashmë të formuar, dhe me këtë të maskohet edhe  mos lëshimi i qeverisë, me paralajmërime të rrezikut për vendin, , që një pjesë e madhe e opinionit e ka të qartë që pas këtij skenari fshihen interesat e tyre personal.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.