KUNDËRSPIN: Gruevski me sjellje si “Todor Aleksandrov” nuk do t’i “përzihet” Mickoskit?!

 

Nikolla Gruevski, i cili u këshillua me Todor Aleksandrov në fjalimin e tij të lamtumirës, edhe pse deklaroi se nuk do të ndërhyjë në politikat e udhëheqësisë së re, i dërgoi dhjetë porosi Hristijan Mickoskit. Fjalët e “Todor Aleksandorv” deri te Mickoski janë ndërhyrje inflagrant dhe bëhet fjalë për spin nga ana e Gruevskit

Skruan: Teofil Bllazhevski

Kryetari i nderit i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gurevski, në fjalimin e Kongresit të 16 të partisë në Vallandovë tha një të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin, se nuk do të ndërhyjë në udhëheqësinë e re dhe nuk do t’i ndërhyjë liderit të ri Hristijan Mickoski:

Spin: …Përkrah politikave të reja, çdo udhëheqësi sjell njerëz të tu. Kjo duhet të mirëkuptohet dhe të mbështetet. Unë do të respektojë këtë, dhe do të jap gjithçka nga vetja që të mos ndërhyjë dhe të mos pengojë punën e udhëheqësisë së re. Nuk dua t’ia bëj dikujt, atë që nuk desha t’ma bëjnë mua….

[Burimi: Teksti i integruar prej fjalimit të Nikolla Gruevskit, data23.12.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996Kundërspin: Gruevski në fjalimin e tij maratonik të lamtumirës prej 70 minutave arrit që në një moment të vërtetojë të gjithë spekulimet se ai personalisht e ka zgjedhur kryetarin e ri dhe se ka për qëllim që të udhëheq nën hije me partinë. Spini i Gruevskit, edhe pse është i maskuar si “porosi deri te lideri i ri”, është edhe më i fuqishëm dhe rëndon më shumë, sepse vazhdon pas pjesës së fjalimit ku ai, duke aluduar se ndjehet si Todor Aleksandrov, përfundon me konstatimin se atëherë kanë përfunduar politikat autonome të VMRO-së.

Me vdekjen e tij dhe ardhjen e Vanço Mihajllovit konsiderohet se përfundon periudha kur VMRO merrte vendime të pavarura për veprimin e saj….

Në këtë orë të shkurtë të historisë, Gruevski thotë:

Zonja dhe Zotëri, Më lejoni t’i dërgoi disa porosi kandidatit për kryetar të VMRO-DPMNE-së: 

Dhe më pas, në një pjesë të gjatë të fjalimit kandidatit të ri i dërgon, jo një, por saktësisht 10 porosi. Të gjithë porositë përveç të parës, ku shprehet keqardhje se ka pasur vetëm një kandidat, në të vërtetë janë propozime se si Miskoski duhet të punoj. Për shembull në porosinë e dytë, ai ia kujton Miskoskit të mos i kujtohet që të ndërrojë emrin e partisë, sepse “ai është kandidat për kryetar në Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedonase-Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas. Ky është një nder i madh, por edhe një detyrim i madh.” Por, njëkohësisht, Gruevski i jep propozime edhe si të sillet ndaj problemit për çështjen e emrit të shtetit: Pritet që pikërisht VMRO të ruaj stemën e Maqedonisë gjatë vendimit për emrin. Në propozimin numër 3 për shembull, Gruevski ia caktoi Mickoskit edhe tragetin e përgjithshëm të partisë, si dhe për sa kohë duhet të arrij atë:

„…prej tij anëtarësi pret fitore dhe kthim të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni. Kjo është shënjestra kryesore: fitore në zgjedhjet parlamentare dhe formimin e qeverisë në krye me VMRO-DPMNE-në”. 

Në porosinë e radhës, nr. 4 i propozon orientimin strategjik të partisë dhe si të zgjedh problemet në lidhje me BE dhe SHBA-të – me dialog. Por, në të pestën, përsëri rikujton Aleksandrovin dhe në marrjen e pavarur të vendimeve dhe i sugjeron Mickosit se vendimet partiake duhet t’i merr si i pavarur, sepse VMRO-DPMNE ka qenë dhe mbetet e vetmja prej partive më të mëdha që ka punuar kështu. Pas pesë propozimeve të para, Griuevski e porosit se do të mundohet me sa fuqi të ketë që të mos ndërhyjë. Por, menjëherë pas saja, në propozimin e shtatë përsëri ju kthehet marrëdhënieve të bashkësisë ndëretnike. Propozimi i tetë është lidhur me ndërtimin e politikës partiake ndaj Shqiptarëve në Maqedoni. Në të nëntin, ndoshta edhe ai më kryesori prej dhjetë propozimeve, Gruevski ju kthye analizës së rezultateve të zgjedhjeve të fundit lokale dhe arsyeve për humbje, gjatë të cilës tha se bëhet fjalë për tradhti dhe dështim në VMRO-DPMNE siç nuk ka ndodhur në 15 vitet e fundit, andaj Mickoskit i propozon të “pres koka” në parti:

Një ditë më parë, duhet të merren masa për dënim dhe largim të personave të cilët kanë vepruar në mënyrë të papërshtatshme…Është e nevojshme që të verifikohen të gjithë faktet dhe informacionet që mos të ndëshkohet dikush gabimisht, por më pas duhet të veprohet pa dyshime dhe me vendosmëri. Po ashtu, është i nevojshëm zëvendësimi i anëtarëve të deomotivuar dhe të relaksuar me anëtarë të motivuar në pozitat udhëheqëse të partisë. 

Dhe në fund, propozimi i 10-të, Gruevski i thotë liderit të ri të partisë si të veprojë ndaj të arrestuarve për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e RM-së, të cilët janë nën hetim për vepër terroriste përmes shkeljes me dhunë të rendit kushtetues, duke sugjeruar se duhet të kërkojë amnisti për ato persona dhe për ato ngjarje, sepse ka qenë i gatshëm edhe ligji për amnisti. Gjithë kjo, sepse VMRO-DPMNE ka qenë e sulmuar:

VMRO-DPMNE është e sulmuar. Ajo duhet të luftojë për mbrojtjen e vet, por edhe për të mbrojtur çdo anëtarë i cili është akuzuar padrejtësisht dhe me tendencë dhe është nën ndjekje politike, pavarësisht nëse është anëtarë i thjeshtë ose funksionarë. Kryetari i ri duhet të di se nëse nuk lufton për anëtarët e vet dhe aktivistët kur ata sulmohen për shkak të luftës së tyre partiake dhe kombëtare, edhe të tjetër do të kenë frikë të jenë aktiv dhe partia do të dobësohet…

Atë që lideri i nderit dhe deputeti e bëri në drejtim të liderit të ri, këto 10 porosi  të tipit “Todor Aleksandrov” për Hristijan Mickoskin, janë vetëm një spin i fundit prej shumë të tillëve nga ana e Nikolla Gruevskit, pjesën më të madhe të të cilëve “Vërtetmatësi” i ka vërejtur. Për këtë, zotimi i tij se nuk do të ndërhyjë, dhënë në brendinë e një prej dhjetë porosive deri te lideri i ri, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin, sepse që në fillim të vet fjalimit ai de fakto po ndërhynë.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *