Kundërspin: Gruevski ka qeverisur “si diktator”, për të tjerët do të shohim

"Diktatori" akuzon për diktaturë të tjerët. Foto: ueb faqja e VMRO-DPMNE-së

Само диктатори се опираат до последно за да се симнат од тронот и да се согласат да заминат во опозиција. За тоа има премногу јасни показатели за целата домашна и меѓународна просветлена јавност

 

Vetëm diktatorët rezistojnë deri në fund që të lëshojnë fronin dhe të pajtohen me largimin në opozitë. Për këtë ka shumë tregues të qartë për të gjithë opinionin vendas dhe të huaj. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski përmes FB profilit të tij dhe ueb-faqes së partisë së tij, shprehu edhe qëndrimin tjetër të tij të cilin e vlerësojmë si spin:

Spin: Në një shoqëri demokratike qeverisje e shumicës nëse nuk ndërtohet mbi parimin e sundimit të së drejtës, gjegjësisht parqet dhe njihet si “Diktaturë”. Asnjë qeveri demokratike në botë nuk duhet që të zgjedhjet me shkeljen e parimit të së drejtës. Kjo që në fillimin paraqet diktaturë. Talat Xhaferi hyri në kabinetin e kryetarit të Kuvendit me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores në Kuvend. Gjithçka që në të ardhmen do të ndërmerret me pjesëmarrjen e tij, nënshkrim ose çfarë do lloj aktiviteti do të jetë fryt i drurit të helmuar, emërimi i tij Kryetar i Kuvendit do të jetë fryt i aktit të diktaturës. Me qeverive diktatoriale janë pranuar nga sistemetdemokratike, nga një arsye ose një tjetër. Kjo nuk do të ndryshoj asgjë. As se ka pasur shumicë, për të cilën nuk ka pasur as procesverbal, as numërim, stenogram dhe të ngjashme, për aktin kundërligjor dhe anti kushtetues.  

[Burimi: FB statusi i Gruevskit/Ueb faqja e VMRO-DPMNE-së, Data: 03.05.2017]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundërspin: Statusi në FB faqen e Nikolla Gruevskit ka për qëllim që të tregojë mënyrën e votimit dhe zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar në Kuvend që sipas tij ka qenë “shkelje brutale e Kushtetutës, ligjit dhe Rregullore së Kuvendit” dhe se kjo kinse paraqet shkelje të parimit të sundimit të së drejtës. “Që në fillim paraqet diktaturë” thotë Gruevski, duke spinuar gjatë asaj se çdo gjë rreth zgjedhjes, përfshirë këtu edhe qeverinë e ardhshme do të jetë e  paligjshme.

Gruevski, deputete në Kuvendin e RM-së dhe ish kryeministër përgjatë 10 viteve, harron se ekzistojnë shembuj të cilët tregojnë se “diktataura” (bëhet fjalë për autokraci) sjellje në të gjithë shërbimet e pushtetit- edhe ekzekutive edhe legjislative dhe gjyqësore, i ka bërë në të kaluarën pikërisht ai dhe maja e partisë së tij.

Kryetari i Gjykatës së lartë Jovo Vangellovski, mund të shkruaj edhe dhjetë referate ligjore për materialin e siguruar në mënyrë të paligjshme mund që të shfrytëzohen si fakt në praktikën gjyqësore në Maqedoni, por, për opinioni e vetëdijshëm kjo nuk është e rëndësishme. Sepse, incizimet e bisedave telefonike të Gruevskit dhe majës së qeverisë ekzekutive, nga partia e tij, është fakt i qartë si kristal se si, në të vërtetë, është qeverisur dhe udhëhequr me vendin.

Nga lidhja e tre-katër shuplakave për Zhernovkin, përmes dhënies së tenderit për gërmime të qymyrit të “atij me Ibica”, përmes asaj se si “i ka rrjedhur përmes këmbëve ” të Fijat Canovskit të cilit ju rrënuan 60 milion investim me dinamit, deri të ajo se ku do të lokalizohen ndërtesat e AAVMY-së dhe AEK-ut, përse këto banues nuk kanë qenë votues të tyre – kanë qenë komunistë…

Vetëm këto shembuj janë të nevojshëm, ndërsa janë me mijëra dhe të gjithë ata gjenden në sefin e Prokurorisë Speciale Publike, të cilët Gruevski, jo drejtpërdrejtë dhe drejtpërdrejtë përmes lidhjes së tij me pushtetin gjyqësor tenton që të pengojë dhe të hetojë të gjithë shkeljet e ligjit dhe të dëshmojë se si është qeverisur në këtë vend pa respektimin e së drejtës dhe kundër ligjeve, që të dëshmoj korrupsionin dhe krimin në vet majat e qeverisë, por edhe të dëshmojë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë , se kush në të vërtetë ka qeverisur “në mënyrë diktatoriale”.

Por, edhe nëse kthehemi deri të pika bazë te spini i Gruevskit – për atë se se si është zgjedhur Talat Xhaferi, ai nuk e përmend gjithë kontekstin. Ndërsa, konteksti është shumë i rëndësishëm, sepse nëse dikush, në rastin e Gruevskit dhe përkrah shumicës parlamentare qartë të deklaruar për marrjen e mandatit për përbërjen e qeverisë, gjen treqind mënyra që të mos lejojë transferimin e qeverisë, atëherë ai sillet në mënyrë diktatoriale.

Përse, vetëm diktatorët rezistojnë deri në fund që të lëshojnë fronin dhe të pajtohen të largohen në opozitë. A duhet, sipas Gruevskit, shumica dhe qytetarët të cilët kanë votuar shumicën parlamentare të presin me vite që ai dhe deputetët e tij të gjallërohen në foltoren parlamentare që të kënaqen procedurat demokratike? A thua kjo është procedurë demokratike?

Dhe kjo është e qartë për çdo të vetëdijshëm në vend dhe në botë. Porositë e tilla se nuk është e lejueshme që të kërcënohet e ardhmja e vendit vetëm për atë se dikush nga garnitura politike nuk dëshiron që të dorëzojë qeverinë, shumë qartë iu transmetua Gruevkit nga opinioni gjithëpërfshirës nga vendi dhe opinion i huaj demokratik. Të gjithë truket e tjera për mbrojtjen e vendit nga ndonjë plan i fshehtë për rrënimin e VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit, për ndërrimin e emrit si qëllim përfundimtar, të gjithë këto kanë qenë spine të kota, dhe të rrezikshme.

Prej këtu, qëndrimin e Gruevskit për atë se zgjedhja e Talat Xhaferit ka qenë “diktaturë” është padyshim spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.