Kundërspin: Gruevski edhe ju kërcënohet diplomatëve edhe është i orientuar ka perëndimi?!

Gruevski në fjalimi para KSHZ-së dërgoi porosi të ashpra deri te ambasadorët e huaj, organizatat joqeveritare, ata me mendim ndryshe... Foto: prinscreen.

Изјавата на Груевски, според која дипломатите кои од посредници – олеснувачи во преговорите, сега после изборите одеднаш се обвинети дека се мешаат во македонската внатрешна политика, не е ништо другу туку неумесен политички спин за амортизирање на изборниот удар на ВМРО-ДПМНЕ

 

Deklarata e Gruevskit, sipas të cilës diplomatët të cilët nga ndërmjetësues – lehtësues bisedimesh, tani pas zgjedhjeve përnjëherë akuzohen që po ndërhyjnë në politikën e brendshme në vend, nuk është asgjë tjetër përveç se spin politik për amortizim të goditjes që e mori në zgjedhje partia e tij  VMRO DPMNE

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski fundjavën e kaluar (17.12.2016) para Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), duke lexuar shpalljen a aprovuar nga Komiteti ekzekutiv, në të cilën lajmëron se partia nuk do të merr pjesë në rivotim eventual, dha deklaratë të papërshtatshme në të cilën ashpër i sulmon diplomatët e huaj:

Disa përfaqësues të KSHZ-së nuk janë të pavarur. Shteti duhej që të merr vendimet nga sovrani. Disa ambasador filluan që të përzihen në politikën e brendshme të vendit dhe kjo duhet që të ndaloj. Mbetemi të hapur për bashkëpunim, por nuk do të lejojmë ndërhyrjen e ambasadorëve në politikën e brendshme në vend…

VMRO-DPMNE në të ardhmen nuk do të pranoj zgjedhje pa standarde dhe hibride në asnjë sektor përderisa ata nuk janë të pranishme në asnjë vend tjetër të vendeve anëtare të BE-së dhe nuk do të lejoj kantonizim dhe ridefinim të shtetit për asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë. 

Do të luftojmë për heqjen e Soros dhe përforcimin e sektorit qytetarë. Historikisht dhe tani VMRO-DPMNE ka qenë parti pro-perëndimore dhe e drejtuar kah NATO dhe BE. Themelet e tyre janë demokratike, ndërsa kjo thirrje është për mbrojtje të demokracisë. Të ruajmë Maqedoninë, kjo mbledhja jua është për vetëdijesim të secilit qytetarë që askush të mos mund të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve. 

 

[Burimi: MKD, Data: 17.12.2016]

 

Kundërsoin: Këtë deklaratë të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të dhënë në mbledhjen partiake para KSHZ-së, në të cilën tha “ka informacione për ndërhyrje të disa përfaqësuesve të huaj në bisedimet post-zgjedhore”, e vlerësojmë si jokonsekuente dhe spin politik. Gruevski në njërën anë thotë se nuk do të lejoj që diplomatët të ndërhyjnë më shumë në politikat e brendshme të Maqedonisë, se në të ardhmen nuk do të marr pjesë në bisedime mes partive nëse në to është i përfshirë përfaqësues i huaj, nga ana tjetër thotë se VMRO DPMNE ka qenë dhe do të jetë parti pro-perëndimore, se orientimi strategjik është anëtarësimi në NATO dhe Be dhe partneritet strategjik me SHBA-të!

Një dalje e tillë e kryetarit të partisë qeverisëse është shqetësuese dhe paraqet shtrembërim të së vërtetës edhe në shikim të parë duke e çuditshme, por edhe konfuze. Më saktë, Gruevski për dhjetë vite ka qenë kryeministër, ndërsa partia e tij ende i kontrollon funksionet kyçe në shtet, përshirë këtu edhe presidencën. Që do të thotë, ai (dhe VMRO-DPMNE) në gjithë këtë periudhë kanë pasur ndikim të madh në krijimin e gjithë politikës (të brendshme dhe të jashtme) dhe kanë pasur mundësi dhe mekanizma që të reagojnë përderisa dikush nga diplomatët e huaj ka treguar sjellje të papërshtatshme nga formati të cilin ai e paraqet. Vërejtje të tilla ai deri tani nuk ka thënë, të paktën jo publikisht dhe në këtë mënyrë. Për atë edhe duket e çuditshme që kritikat të thuhen tani, në momentin kur ka mundësi që të humb një mandat dhe kur me të gjitha forcat mundohet që të mbajë qeverinë.

Edhe pse Gruevski nuk përmend se për kë mendon më saktësisht, përsëri duket nga vërejtjet se ka të bëj me ambasadorin amerikan Xhes Bejllin, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE kishte kritika të drejtuara në adresë të tij se përzihet në punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Edhe njerëzit të cilët protestojnë para KSHZ-së mbanin mesazhe transparente: “Bejl largoi duart nga Maqedonia”. Por,  akuzat te tilla u demantuan nga ambasada Amerikane.

Me shqetësim e shënojmë informimin jo të saktë, i cili thotë se ambasadori amerikan ndërhyn në punët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nuk është koha që të publikohen lajme të rreme. Ambasadori i SHBA-ve nuk është takuar me përfaqësuesit e KSHZ-së, dhe nuk e ka vizituar Komisionin Shtetëror Zgjedhor, aq më pak, ka intervenuar te ndonjë anëtarë i KSHZ-së. SHBA i mbështet të drejtat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në procesin demokratik  i cili është i hapur, transparent dhe përgjegjës. Kjo përfshinë edhe rishikimin e ankesave dhe kundërshtimeve ,të bazuara në ligjet e vendit. 

Në lidhje me atë se “VMRO-DPMNE  do të lëshon formatin e mbledhjeve dhe bisedimeve me partitë e tjera politike në të cilat marrin pjesë edhe ambasadorët, ndërmjetësues të huaj ose përfaqësues të vendeve të tjera, në të cilat bisedohet dhe merren vendime për të cilat secili në shtet vendosin përfaqësuesit e zgjedhur nga populli”, vetëm të rikujtojmë se ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar në sagën maqedonase ndodhi atëherë kur kriza politike u thellua. Ndërsa përfshirja e diplomatëve të SHBA-ve dhe BE-së kishte për qëllim zgjidhjen e saj më të shpejt. Për angazhimin e tyre u pajtuan të gjitha anët në bisedime, gjegjësisht katër partitë politike: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Edhe pikërisht si rezultat i kësaj u arrit edhe Marrëveshja e Përzhinos, më pas edhe anekset e saja.

Ndaj, prej këtu, një deklaratë të tillë të Gruevskit tingëllon hipokrite. Veçanërisht që menjëherë pas asaj thotë se orientimi i përhershëm i partisë së tij është anëtarësimi në BE dhe në NAATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-të. Nuk kanë të bëjnë fare njëra me tjetrën. Të flitet për vlera euroatlantike, ndërsa të markohen dhe të vendosen në”ulësen e turpit” diplomatët e këtyre vendeve dhe institucioneve, duke e palogjikshme.

Po ashtu, është problematike deklarata  e Gruevski ku theksohet që luftohet për “forcim të sektorit qytetarë i cili nuk do të jetë nën kontroll të askujt“. Është e njohur se një numër i madh i projekteve të realizuara nga Ministritë dhe institucionet tjera shtetërore financiarisht janë mbështetur me para nga USAID. Ose, Gruevski i dëshiron donatorët e huaj të cilët ndihmojnë financiarisht projekte qeveritare, por kjo nuk vlen kur ka një bashkëpunim të tillë me sektorin qytetarë në Maqedoni. Atëherë, sipas Gruevskit, kjo është tradhti, bashkëpunim me shërbimet e huaja!

Shumë i pakuptueshme është edhe opsesioni i Greuvskit me organizatat joqeveritare (ata të cilat nuk janë me një linjë me qeverinë) veçanërisht me Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, i njohur si Soros. Lideri i VMRO DPMNE-së përherë e përmend Sorosin në kontekst negativ, tani lajmëroi “desosrosimin” e organizatave civile, duke harruar se anëtarët e Këshillit drejtues të FSHHM-së deri më tani kanë qenë persona të afërt me VMRO-DPMNE-në, mes të cilëve edhe kryetari Gjorgje Ivanov dhe ambasadori i Maqedonisë në Britaninë e Madhe, Jovan Donev. Gruevski neglizhon se me 27 qershor të vitit 2011 në Pragë u takua me kryetarin e fondacionit “Shoqëria e hapur” Xhorxh Soros. Për këtë takim kishte informacione në faqen e qeverisë, kur shkruhej se:

Në takimin e kryetarit Gruevski informoi bashkëbiseduesin për aktivitet të cilat qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka ndërmarr në fushën e përfshirjes sociale të Romëve në Republikën e Maqedonisë, përgjatë të cilës thekson se aktivitete të cilat ndërmerren në fushën e arsimit, siç janë bursat për Romët, ndërtimi i shkollave fillore në komunën Shuto Orizare dhe aktivitete të tjera, si dhe mbështetje në fushën e punësimit, shëndetësisë dhe sigurimin e shtëpive. Në takim bëhet fjalë edhe për Ligjin për trajtim të ndërtimit të objekteve, për të cilët fondacioni Soros ofroi ndihmë për informim të vendbanimeve të romëve për përparësitë të cilat i ofron ligji dhe nevojat kohë mbas kohe për aplikim të fillimit të procesit të legalizimit në banesave të egra. 

Të rikujtojmë që toni i ashpër i Gruevskit kundër bashkësisë ndërkombëtare nuk përshtaten me paraqitjet e një “mikpritësi”,  ku në mitingjet e partisë së tij në shumë raste janë parë diplomat të huaj, si për shembull, ministri austriak për punë të jashtme, Sebastijan Kurc dhe deputeti italian, Xhuzepe Galati.

Gjithashtu do t’ju rikujtojmë që Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE nuk vlerësuan që ka ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë kur verën e kaluar Turqia kërkoi mbyllje shkollash, universitetesh dhe kompanish në Maqedoni të lidhura me lëvizjen e udhëheqësit fetar Fejtullah Gylen, kundërshtar i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Kështu që, deklarata e Gruevskit, sipas të cilës diplomatët të cilët nga ndërmjetësues dhe lehtësues në bisedime, tash pas zgjedhjeve përnjëherë akuzohen se po përzihen në politikën e brendshme në vend, nuk është asgjë tjetër por një spinim i pa menduar mirë për amortizim të goditjes zgjedhore që e morri VMRO-DPMNE,

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.