Kundërspin: Është ruajtur forma status quo e pashpresë e IRJM-së

А. Nikolloski. Foto: screenshot

 

Çka do të thotë vet në vete Republika e Maqedonisë? Emër ose esencë? Nomen est omen, ose emri është thelbi. Republika e Maqedonisë, ashtu siç është, është shtet i cili ballafaqohet me krizës politike serioze dhe të pasigurt për shkak të integrimeve të bllokuara euro-atlantike. Prej këtu, duke shikuar në thelb, është ruajtur vetëm një status quo i pashpresë i IRJM-së

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në deklaratën para selisë së partisë, mbajti qëndrime dhe pretendime të cilat i vlerësojmë si e vërtetë e shtrembëruara: 

Spin: …Në lidhje me zgjedhjet do të doja qartë të theksojë, se ne gjithë betejën kundër Marrëveshjes së Prespës të cilën realizuam ishte për shkak të ruajtjes së emrit kushtetues Republika e Maqedonisë, nuk e bëmë për qeveri. Është e qartë se Zaev ka nënshkruar marrëveshjen e cila ka kuptimin e riemërimit të Republikës së Maqedonisë. Ne në këtë mënyrë nuk i kuptojmë gjërat dhe për këtë kemi luftuar dhe luftojmë për ruajtjen e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe dolëm me rezultate në referendum. Në raport me zgjedhjet herët ose vonë Zaev do të ik prej qeverisë, dhe kjo nuk është më e rëndësishme. Më e rëndësishëme është se emri i Republikës së Maqedonisë pas këtij referendumi është ruajtur…

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja data: 03.10.2018]

 

 

Kundërspin: Aleksandar Nikolloski, ish deputet dhe funksionar i lart i VMRO-DPMNE-së duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qëndrimin e grupit të deputetëve, spinon edhe për sjelljen politike të VMRO-DPMNE-së dhe për politikat e Zoran Zaevit, por edhe për atë se për të dhe për partin e tij më e rëndësishme ka qenë – ruajtja e emrit Republika e Maqedonisë.

Nuk ka kohë, hapësirë dhe nevojë që në veçanti t’i kthehemi vërtetësisë dhe spinimit rreth asaj se përse ka qenë lufta politike e VMRO-DPMNE-së në këtë referendum, dhe në veçanti rreth pretendimit se Zaev më herë ka pranuar të ndryshojë emrin  dhe për këtë ka ardhur në krye të qeverisë, sepse ka premtuar se do të nënshkruaj marrëveshjen, dhe për këtë tani lufton për marrëveshjen, që të mbetet në qeveri…E gjithi kjo mund të hy në kategorinë e manipulimeve me opinioni dhe shtrembërim të së vërtetës për të gjithë ato të cilët mbajnë mend kur Maqedonia hyri në krizën politike, si doli dhe përse përsëri po i kthehet krizës.

Por, si duket e vërteta e shtrembëruar më e rëndësishme dhe themelore është se “kryesorja, është ruajtur emri Republika e Maqedonisë pas referendumit”

Së pari, pas këtij referendumi, parë teknikisht emri është po ai emër kushtetues, Republika e Maqedonisë, por faktet janë së në vazhdim:

a) Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Marrëveshja e Prespës dy herë është votuar nga shumica e deputetëve, ndërsa ratifikimi nuk është konfirmuar në Gazetën Zyrtare për atë se presidenti Gjorge Ivanov përsëri shkeli detyrat e veta kushtetuese që të nënshkruaj dekretin që deklaron ratifikimin.

б) Referendumi ka qenë konsultues dhe Marrëveshja akoma është në fuqi, deri në vendimet e radhës së institucioneve legjitime në RM, para së gjithash, të Qeverisë dhe Kuvendit.

Së dyti, e vërteta e shtrembëruara është se është ruajtur emri kushtetues, sepse emrin kushtetues e përdorim për përdorim të brendshëm dhe komunikim me vendet anëtare të OKB-së, të cilat nuk a kanë pranuar me emrin kushtetues. Në komunikim të brendshëm në OKB, siç mund të shihet edhe në njoftimin për fjalimin e Ivanovit në Kuvendin e përgjithshëm të OKB, më pas, në komunikim me Unionin Evropian, me NATO, dhe në më shumë nivele, prej atyre politike, kulturore dhe ngjarje sportive, emri nuk është Republika e Maqedonisë, por Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë!

Së treti, çka do të thotë vet në vete Republika e Maqedonisë? Emër ose thelb? Nomen est omen, ose emir është thelbi. Republika e Maqedonisë, ashtu siç është, është shtet i cili ballafaqohet me krizës politike serioze dhe të pasigurt për shkak të integrimeve të bllokuara euro-atlantike.Praktika ka dëshmuar se elitat politike në Maqedoni janë të pafuqishme për shoqëri demokratike të rregullimit republikan, pa nxitje të integrimeve euro-atlantike dhe pa ndarjen e detyrave për plotësimin e afateve kohore të specifikuara.  Detyra për realizimin e standardeve në shtet në të cilin sundon e drejta, standarde në shtet në të cilin respektohen të drejtat e njeriut dhe pakicave, të standardeve në shtet në të cilin ruajtja e mjedisit jetësor është alfa dhe omega e shoqërisë, njashtu duhet të jetë edhe arsimi dhe shëndetësia e qytetarëve…

Pa standarde të këtilla, emri Republika e Maqedonisë është i zhveshur, formë e zbrazët, por edhe nuk është thelbësore. Për këtë, kur NIkolloskit thotë se “kryesorja është ruajtur emri kushtetues Republika e Maqedonisë”, është formale dhe e saktë deri diku, por në thelb e vërtetë e shtrembëruara, ose spin për shkak të argumenteve të numëruara më lartë. Ajo që definitivisht duke se është ruajtua në këtë moment është status quo i pashpresë në të cilin Maqedonia gjendet në periudhë më të gjatë kohore dhe për momentin duket sikur është e braktisur dhe tejkaluar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.