Kundërspin: DSK nuk është gjeneratori i krizës – Qeveria po!

Foto: Z. Ivanov, ueb-faqja e Presidentit të RM-së

 Ivanovi në Kuvend tha dy spine të mëdha ose dy të vërtetat të shtrembëruara – DSK ka qenë gjeneratori i krizës në Maqedoni dhe se për shkak të lajmeve të rrejshme duhet që të miratohen ligje të reja, monitorime, dënime… 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Presidenti Gjorgje Ivanov në daljen e tij vjetore në opinion përmes Kuvendit tha disa spine prej të cilëve ndajmë vetëm dy. Si spin të parë e veçuam atë rreth policisë sekrete, si gjenerator ekzistues të krizës në Maqedoni:

Spin: Kriza e fundit ishte mundësi që emëruesi i përbashkët të zbulohet, identifikohet, dhe krejtësisht, të dekonstruktohet. Ky gjenerator i krizave politike dhe të sigurive është i njohur dhe qartë i theksuar në reformat urgjente me prioritet të Unionit Evropian, gjegjësisht në raportin e Pribesë. Citojë: “Arsyet për skandalin e vazhdueshëm në Republikën e Maqedonisë mund të kërkohen si në përqendrimin e qeverisë në kornizat e shërbimit të sigurisë kombëtare (DSK) dhe në funksionimin e keq të mekanizmit për mbikëqyrje të DSK-së.” 

Me fjalë të tjera, pika qendrore, edhe e kësaj krize politike në Maqedoni është e lokalizuat vetëm në një vend, dhe ajo është Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe në departamentin e saj për mbështetje teknike. Prej vitit 2015 deri më sot propozimet e Pribesë nuk janë të implementuar. Dhe kjo është batë për të dyshuar se akoma ekziston keqpërdorim i sistemit dhe se akoma montohen raste dhe se akoma institucionet përkatëse nuk veprojnë në pajtim me kompetencat ligjore. 

[Burimi: Kabineti i Presidentit të RM-së – Dalja vjetore, data: 26.12.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: Presidenti Ivanov, i cili ka kompetencat të drejtpërdrejta në pjesën e sigurisë së Maqedonisë dhe mbi Agjencinë për Kundërzbulim, spinon raportin e Rajnhard Pribesë që të bëj pretendimin e tij të duket logjik për të gjithë krizat në Maqedoni se gjeneratori kryesor ka qenë Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe departamenti për “përgjime”, gjegjësisht Drejtoria për teknikë operative ose e njohur si drejtoria e pestë.

Ivanov nuk është prej dje President i RM-së, as nuk është shumë i ri që të mos mbajë mend ngjarjet në fund të socializmit dhe fillimin e pavarësisë së Maqedonisë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Edhe si president edhe si pjesëmarrës në jetën publike para asaj, Ivanov shumë mirë e di se policia sekrete si një organ në suaza të MBP-së, nuk është as i keq, as i mirë. Ai organ, i cili duhet të jetë maja e sektorit gjithëpërfshirës në shtet dhe të shqetësohet edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin, për terrorizmin dhe për kërcënimet në veçanti dhe ato specifike për shtetin, dhe për sigurinë e funksionarëve më të lartë.

Sipas hetimeve, analiza më të mëdha dhe më të vogla, memoare të publikuar, etj – përveç ndoshta pjesërisht me atentatin e Kiro Gligorov, dhe pjesërisht me fillimet e konfliktit i cili kalojë në konflikt ushtarak në vitin 2001 – pjesë e shërbimeve sekrete nuk kanë vepruar pavarësisht dhe me kokën e tyre në ngjarjet e krizave në Maqedoni në një shkallë më të madhe.

Të gjithë aferat e tjera lidhur me krizat e mëdha në Republikën e Maqedonisë që nga pavarësia deri më sot ku janë përfshirë shërbimet sekrete, mund t’ju atribuohen majave ose individëve në majën e elitës politike, pa marr parasysh motiveve të tyre – Personale ose për shërbime të tjera shteteve, me çka në memoaret e Gligorovit dhe të Stojan Andov mund të gjenden shembuj të mirë!

Prej aferave të para në vitin 1992 “Duvllo” (prej faqes 2) dhe “Sina ptica” (prej faqes 14), përmes Bitpazarit 1993 (faqe 22) dhe Reçica e Vogël (1995), deri në ngritjen e flamujve shqiptarë në Tetovë dhe në Gostivar në vitin 1997, humbja e kokainës prej depove të MPB -së (1997), afera “Golemoto uvo” (2001), deri në aferat e sotme me “bombat” (2015) dhe sulmin në Kuvend me 27 prill të vitit 2017…, në të gjithë këto afera, shërbimi sekret dhe “dhoma e dëgjimit” dhe të gjithë shërbimet e tjera sekrete kanë qenë të komanduara nga ana e personave civil dhe kanë realizuar dëshira, kapriço ose porosi kriminale prej elitave më të larta politike në vend. Fundja, këtë e vërtetojnë edhe ish kundërzbuluesit edhe ata aktual:

Konsiderohet shumë “normale” partitë politike në qeveri të shfrytëzojnë mundësinë e keqpërdorimit e këtyre trupave për përfitime personale – Citim i intervistës së ish funksionarit të lart në Sektorin për Inteligjencë Ushtarake, pjesë e Studimit Menaxhimi me shërbimet për siguri-kundërzbulim në Maqedoni prej vitit 2012 (faqe 6).

Presidenti Ivanov këtë e di siç e di mirë se dikush si Goran Grujovski, me siguri, nuk ka vepruar sipas kokës së vet dhe nuk ka luajtur vet me teknikën operative, por këtë e kanë bërë në “Shoqërinë kriminele” në të cilën, sipas PSP-së, është edhe eprori i tij i parë Sasho Mijallkov – person civil, kushëriri i parë i Nikolla Gruevskit dhe i cili ka qenë i emëruar shef i policisë sekrete në seancën e Qeverisë diku në vitin 2006….

Siç e di se para tyre, sipas kokës së vet nuk kanë bërë afera dhe kriza si të pavarur dhe pas njohjen e politikës (në pjesën më të madhe) as drejtori i shërbimit Sllobodan Bohoeski, as Dobri Veliçkovski, as Bojan Bojanovski  – Dize, as Dosta Dimovska, as Ljube Boshkovski…aq më pak, Siljan Avramovski i cili pas tyre ka qenë për shumë shkurtë drejtor i shërbimit, as ministri i Punëve të Brendshme, dhe tani i reformojnë…

Presidenti Ivanov për këtë thotë edhe të vërtetën e shtrembëruar, gjegjësish spin, kur problemi e lokalizon në ndonjë shërbim, departament, në një institucion të vetëm…Fundja edhe vet fjalia e Rajnhard Preibesë të cilën e shfrytëzon në fjalim e thotë të njëjtën:

Arsyet për skandalin e vazhdueshëm (ju referohet bombave dhe krizës pas tyre) në Republikën e Maqedonisë mund të kërkohen si në PËRQENDRIMIN E QEVERISË në suaza të shërbimit për siguri kombëtare DSK….

Kush e ka koncentruar qeverinë në DSK? Dhe kush nuk ka siguruar mbikëqyrje civile? Dhe kush që prej vitit 2015 deri më sot nuk ka ndërmarr asgjë? A, nëse dhe si do të sillet LSDM dhe Zoran Zaev ndaj këtij problemi dhe si do të menaxhojë me shërbimin sekret do të shohim në të ardhmen dhe do të vlerësojmë, edhe pse që në fillim ka kritika prej opinionit profesional dhe sektorit civil.

 

MEDIUMET PROBLEMATIKE JANË PJESË E POLITIKËS 

Spini i dytë i Ivanovit në lidhje me mediumet:

Spin: Është koha që të përballemi me të vërtetën se gjenerimi dhe emetimi i lajmeve të rrejshme në medie, në internet dhe në rrjete sociale, pas monitorim dhe masa për përgjegjësi qytetare dhe penale, janë baza për tensione dhe konflikte. Ata të cilët shkaktojnë dëme, duke gjeneruar lajme të rrejshme, duhet të mbajnë përgjegjësi. Shembujt pozitiv evropian duhet të implementohet edhe te ne…

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

KundësoinJo vetëm Republika e Maqedonisë, por secili shtet në botë e ka të nevojshëm gazetarin profesionale dhe të pavarur, dhe jo lajme të rrejshme. Por, sipini del në sipërfaqe dhe është i zhveshur, kur do të ketë përgjigje për pyetjen, se kush u krijon mediumet të cilët falsifikojnë dhe emetojnë lajme të rrejshme?

Edhe ashtu, njëjtë edhe për shërbimet sekrete, do të vijmë deri te përgjigja se maja e politikë çdo herë është frymëzuesi  kryesor i industrisë me lajme të rrejshme. Siç ka qenë më pare, kur kanë bërë propagandë e cila është shpërndarë para tre, ose tre dekada e gjysmë përmes “Nova Makedonija”, “Veçer”, RTVM, ashtu edhe në kohërat kur ajo është shpërndarë përmes televizioneve kombëtare të njohura për ne, deri te pjesa më e madhe e rasteve kur mekanizmi për lajme të rrejshme ka funksionuar përmes sajteve mediatike.

Inspiruesit, gjeneratorët, mbështetësit financiar, edhe mbështetësit teknik-logjistik i të gjithë këtyre transmetuesve të lajmeve të rrejshme janë majat e elitës politike. Kjo mund të lexohet edhe në këtë, por edhe në një analizë dytë ose të tretë nëse ju intereson, dhe këtë e vërteton edhe vet Ivanovi në fjalinë kur thotë: “funksionojnë si ekspoze politike”:

Mes profesionistëve mediatik shumë mirë është e njohur se mediumet dhe “mediumet” në rastin më të shpeshtë nuk kanë qenë prodhues të lajmeve të rrejshme. Ata janë prodhuar në ndonjë far qendre për komunikim, dhe më pas janë diktuar, gjegjësisht janë transmetuar si kopje në të gjithë mediumet e rrjetit përgjegjës për lajme të rrejshme. Fundja, Këshilli për etikë të mediumeve në Maqedoni ka më shumë raste të vendimeve kundër disa mediumeve, në të cilët shihet se i njëjti informacion, me gjithë gabimet e shtypura, me shenja të pikësimit të vendosura gabim dhe me të gjithë detajet e tjera, është shpërndarë pa ndonjë ndryshim në mediumet e rrjetit për lajme të rrejshme.

Për këtë, pretendimi i Ivanovit se mediumet që shpërndajnë “lajme të rrejshme” janë problem që duhet ta zgjidhim me rregullore, monitorime dhe dënime, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar. Elitat politike ose ndonjëherë edhe ato biznesore fusin në dorë mediumet, i rrjetëzojnë dhe përmes tyre shpërndajnë lajme të rrejshme për interesa personale. Ata më pas nuk lejojnë që të funksionojnë ligjet ekzistuese, të cilët e rregullojnë këtë çështje edhe në raport me qytetarët edhe në raport të materies penale. Ekzistojnë ligje edhe për ofendime edhe për shpifje, siç ekzistojnë edhe për gjuhën e urrejtjes dhe për mbrojtjen e të drejtës autoriale…

Prej këtu, problemi nuk është te ligjet dhe mediume, por te elitat politike dhe biznesore, të cilët në një moment të caktuar menaxhojnë rrjedhën e shoqërisë.

Fundi i fundit, Ivanov në fillim të karrierës dha deklaratë në të cilën dëshirojë Maqedonia të jetë në vend më të lartë sipas lirisë së medieve (34 në vitin 2009 sipas “Freedom House”) dhe se ai do të jep mund në këtë drejtim, ndërsa në vitin 2015 i njëjti njeri siguroi se, rënia në vendin e 129 ka qenë çështje e perceptimit të “Freedom House”, dhe jo e fakteve, edhe pse i ka pasur të gjithë informacionet.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.