Kundërspin: Deri tani VMRO-DPMNE është bllokuesi i vetëm i Maqedonisë

Hristijan Mickoski Foto: screenshot

Në këtë moment, Unioni Evropian, EPP, lidhja e partive amë ku përket VMRO-DPMNE, SHBA, si dhe shumë organizata dhe persona nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar, janë të bashkuar në qëndrimin që VMRO-DPMNE është bllokuesi në realizimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlament

Në këtë moment, Unioni Evropian, EPP, lidhja e partive amë ku përket VMRO-DPMNE, SHBA, si dhe shumë organizata dhe persona nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar, janë të bashkuar në qëndrimin që VMRO-DPMNE është bllokuesi në realizimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlament

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Hristian Mickovski në intervistë për “Dojçe Vele” bëri një spin për sa i përket dështimit eventual të Marrëveshjes së Prespës

Spin:  Përgjegjësia e cila e solli Marrëveshjen të mos ketë sukses. Nuk është opozita e cila i realizoi negociatat, nuk është opozita që e dështoi këtë Marrëveshje, nuk është opozita që e rrëzoi procesin e referendumit. Qeveria është ajo që e bëri regjinë, realizoi dhe dështoi këtë proces. Për këtë, i vetmi që dueht të mbajë përgjegjësi është Zoran Zaev..

[Burimi: Deutsche Welle –Mickoski për DW: Së shpejti do të dëgjoni fjalimin tim të ndaluar ! – data: 17.10.2018]

 

 

Kundërspin: Deputeti i pavarur Ferid Muhiq në Tv Debatin, e mbajtur mbrëmë, deklaroi: fakt është se të gjithë qeveritë e deritanishme në Republikën e Maqedonisë kanë negociuar për ndryshimin e emrit të shtetit!

Kjo do të thotë se rreth 25 vite të gjithë qeveritë në RM kanë negociuar për zgjedhjen e çështjes së emrit, problem të cilin Greqia e ka me ne, për emrin tonë kushtetues. Negociata i kanë zhvilluar të gjithë qeveritë e deritanishme të VMRO-DPMNE-së, ndërsa prej incizimeve mund të shihet se edhe qeveria e Nikolla Gruevskit në qarkullim ka pasur propozimin Maqedonia Veriore. Pikërisht prej këtu mund të nisë despinimi i spineve të fundit të lideri të partisë së VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të thëna në intervistën për “Deutsche Welle”.

 VMRO-DPMNE BOJKOTOI!

Mickoski thotë se dallimi në mes tij dhe Zoran Zaev është në atë se ato asnjëherë nuk do të pranonin ndryshim të emirit kushtetues. Ndoshta. Këtë ne nuk e dim dhe opinioni mund t’i besojë kësaj, sepse edhe Qeveria e Zaev në programin për punë (as edhe atë të partisë së LSDM), nuk ka shkruar ndryshim të emrit kushtetues dhe zgjidhjen e çështjes me Greqinë.

Njëjtë sikurse opinioni i painformuar mund t’i besojë vetëm fjalës së Mickoskit, se nuk është opozita ajo e cila ka rrënuar procesin e referendumit. Ai referendum prej 30 shtatorit të këtij viti, kur pa nevojë të censusit ligjor, përsëri mbi 600 mijë qytetarë me të drejtë vote thanë se janë “Për” Marrëveshjen e Prespës. Nëse pretendimi i Mickoskit është i vërtetë, atëherë qindra votues të tjerë të mbetur, sa ka RM, Zaev i ka bindur që të bojkotojnë?! Sepse nuk ka qenë VMRO-DPMNE dhe partitë opozitare joparlamentare. Atë, të cilën pretendon Mickoskit është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Është spin sepse ekzistojnë qindra dëshmi në mediume kur opinioni, përfshirë edhe përfaqësuesit e lartë të VMRO-DPMNE-së përgjatë qershorit dhe gishtit, deri me 10 shtator të këtij viti, lusnin Mickoskin dhe udhëheqësin që të dalin me qëndrim rreth referendumit. Në vend të kësaj, morën përgjigje se partia konsultohet me popullin!

Si u konsultua me popullin, ashtu edhe partia përsëriti qëndrimin e saj se marrëveshja qenka kapitulluese! Sepse do të ndryshojë emrin, dhe me të edhe identitetin. Gjë që është edhe një spin më tepër. Kur Mickoskit dhe partia e tij dolën me qëndrim se me 30 shtator çdokush duhet të veprojë sipas bindjes së vet, por duke mos ju bë thirrje njerëzve që të votojnë – edhe partia në terren ka punuar për bojkot, kërkojmë falje, abstenim, gjë që u pa prej vet rezultatit, ose të gjithë ato të cilët nga radhët e tyre u zotuan se do të votojnë, edhe duke dhënë përgjigje “Jo”, publikisht më pas thanë se kanë marr qindra porosi kërcënuese në ditë.

Kjo do të thotë se pikërisht VMRO-DPMNE është ajo e cila rrënoi procesin e referendumit nga aspekti i censusit. Motivet janë të qarta. Të njëjtën mbrëmje dolën me qëndrim politik se Marrëveshja e Prespës është e vdekur! Dhe se këtë zëshëm e ka thënë populli – 1,2 milion votues. Kush ka heshtur, por zëshëm është deklaruar…Dhe se Zaev tani duhet të përgjigjet…Të gjithë këto janë spinime të cilat deri më tani i kemi despinuar. Por, këtu nuk ndalet spini rreth përgjegjësisë për Marrëveshjen e Prespës.

Pas referendumit konsultues – për të cilin Qeveria dhe Zaev kanë të drejtë të interpretojnë se konsultimi ka treguar se 1/3 e votuesve janë “Për”, ndërsa të tjerët nuk dihet se për çfarë, sepse kanë heshtur – u vazhdua me procesin në Kuvend rreth ndryshimeve kushtetuese. Shkon në mënyrë të pasigurt, ndërsa VMRO-DPMNE menjëherë komunikoi se deputetët e tij nuk do të votojnë në favor të ndryshimeve.

Por, VMRO-DPMNE, njëkohësisht, thotë se ata nuk janë përgjegjës për dështimin e Marrëveshjes së Prespës. Por, deputetët e partisë të tyre imponojnë që të ndjekin qëndrimin e partisë se Marrëveshja e Prespës është e vdekur dhe se deputetët duhet të ndjekin popullin, i cili të përsërisim, ka heshtur, por ama zëshëm ka thënë jo.

Dhe jo vetëm kjo, por edhe, siç pretendon nënkryetari i kësaj partie Mitko Jançev, “unë nuk qëndrojë nën lëkurën” e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Përse? Sepse “deputetët kanë shtypje nga më shumë anë, edhe djathtas, edhe majtas. Kanë shtypje që nga lindja e diellit, përgjatë ditës, deri në perëndim të diellit. Nuk do të doja të isha nënlëkurën e tyre, sepse janë në situatë që nuk mund të shprehin qëndrimin e tyre autentik”. 

 

FRENUESE, PADYSHIM SE DIHET

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, mund të thotë ç’të dojë në opinion, por argumentet se nuk kanë qenë ato që e kanë rrënuar procesin e referendumit, por ka qenë Zoran Zaev dhe duhet të përgjigjet, përkatësisht të jep dorëheqje, është spin shumë i qartë, për shkak të argumenteve që i shtruam më lartë.

Në këtë moment, Unioni Evropian, EPP, lidhja e partive amë ku përket VMRO-DPMNE, SHBA, si dhe shumë organizata dhe persona nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar, janë të bashkuar në qëndrimin që VMRO-DPMNE është bllokuesi në realizimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlament.

Nëse është fakt tema se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e cila hap perspektivat e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike, është për përshpejtim të reformave, perspektivë edhe për përforcimin e sigurisë, atëherë mund të nxirret përfundim se në këtë moment, me një sjellje të këtillë, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Micksoki si parti kryesore, janë frenuesit kryesor të përparimit të Republikës së Maqedonisë. Që do të thotë, nuk janë të vetmit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.