Kundërspin: Deligjitimim i vonuar i ndryshimeve kushtetuese nga VMRO-DPMNE

Nëse VMRO-DPMNE nuk dëshiron të legjitimojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, nuk duhej që të merrte pjesë në fazat e deritanishme të procedurave kuvendare. Ndërsa, për sa i përket referendumit, pikërisht fal VMRO-DPMNE_së opinioni nuk kuptoi çka mendojnë për gjithë atë ata të cilët nuk ishin prezent para kutive votuese

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, dha deklaratë me sqarimin se përse deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e RM-së tërhiqen prej fazave të mëtutjeshme të ndryshimeve Kushtetuese, me çka disa pjesë të deklaratës përmbajnë të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spin:

Spin:  Vlerësuam se për një zgjidhje kaq sensitive siç është Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në veçanti kur vlerësimi është në pajtim me vullnetin e qytetarëve që shprehën në Referendum, ne si deputet të zgjedhur të popullit nuk ndjemë nevojën që të japim legjitimitetin e kësaj farse të quajtur ndryshme në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja – data: 19.12.2018]

 

 

Kundërspin:  Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj morri vendim që të tërhiqet nga procedura e mëtutjeshme kuvendare për ndryshimin e Kushtetutës duke dorëzuar amendamente të reja që dalin nga marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe këtë e arsyeton me një të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Duke komunikuar vendimin e Këshillit ekzekutues të VMRO-DPMNE-së pas mbledhjes së përbashkët të grupit të deputetëve (i cili nuk është i plotë për shkak të deputetëve të cilët mbështetën nevojën për ndryshime të Kushtetutës), deputeti Antonio Milloshoski tha se nuk  kanë dashur që të legjitimojnë procesin, për shkak se procesi është shndërruar në fars, duke pasur parasysh dy gjëra – amendamentet prej më parë janë rregulluar dhe vullneti i qytetarëve i shprehur në referendum ka tregua se Kushtetuta nuk ka nevojë të ndryshoj.

Amendamentet kushtetuese dolën prej marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, të njohur si Marrëveshja e Prespës ose marrëveshja e Nivices, me çka në mënyrë të detajuar kanë përshkruar procedurat për implementimin e saj, koncesionet nga ana e Maqedonisë dhe përfitimin në kuptimin e hapjes së një perspektive të re për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësimin dhe të një perspektive më të sigurt siç është anëtarësimi në NATO për një kohë më të shpejtë.

 

PËRSE TANI?

Ashtu siç është marrëveshja nuk morri mbështetje as para, as edhe pas nënshkrimit të saj. Partia më e madhe opozitare disa muaj para referendumit, me qëllim nuk mbante qëndrim, përveç se marrëveshja është e keqe dhe se ato do të kishin arritur një marrëveshje më të mirë. Fshehtazi nga opinioni, më pas dhe publikisht, u vendosën në anën e atyre që bojkotojnë referendumin, ndërsa anëtarët e tyre dhe një pjesë të udhëheqësisë i larguan nga partia vetëm sepse kanë votuar, edhe po të kishin votuar kundër.

Për këtë është e paqartë përse VMRO-DPMNE ka marr pjesë edhe në dy fazat e deritanishme për ndryshimin e Kushtetutës, por e bën këtë tani, duke u thirrur në vullnetin e popullit dhe në legjitimitetin që deputetët e morën prej votuesve.

Rikujtimi i dytë për opinioni është se për amendamentet kushtetuese me të vërtetë ka pasur diskutim publik të organizuar në disa debate. Nëse debatet ndiqen në mënyrë të dokumentuar, prej tyre del se kanë pasur ndikim mbi versionin paraprak në amendamenteve që i dorëzoi Qeveria, pas debateve përveç amendamentit me të cilin emri i Maqedonisë ndërrohet gjithkund në Kushtetutë me emrin Maqedonia Veriore. Përkrah kësaj, debatet kanë qenë të hapura për opinionin, andaj edhe ekspertët për të cilët VMRO-DPMNE thoë se nuk janë “proqeveritarë”, mundën të merrnin pjesë. Por, këtu më e rëndësishme është diçka tjetër dhe për këtë rikujtojmë debatet.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, çka mbeti prej tij pas largimit të 8 deputetëve, por edhe ato, në fazën e dytë mundën të dorëzojnë qindra amendamente me qëllim të përmirësimit të tekstit ekzistues ose të paktën ta zvarrisnin. Por, nuk e bën këtë, dhe një prej sqarimeve të mundshme ishe se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisijan Mickoski, ju ka premtuar faktorëve të KE-së dhe BE-së se deputetët e tyre nuk do të bëjnë filibuster në lidhje me amendamentet.

VMRO-DPMNE ËSHTË MERITORE PËR PAQARTËSINË 

Dhe në fund, e vërteta e tretë e shtrembëruar, e cila më së shpeshti është përdorur nga ana e kësaj parie, por edhe nga shumë të tjera: në referendum populli është shprehu me jo të zëshme; referendumin e shndërruan në fars; vullneti i popullit ishte shprehur qartë dhe është kundër ndryshimeve të kushtetutës…

Një gjë e tillë nuk ekziston. Refrendumi ka qenë opsion në marrëveshje të cilën LSDM e realizoi si parti qeverisëse dhe për shkak të ndarjeve të mëdha në program vendosi ta realizojë. Referendumi nuk ishe sqarues, por konsultues. Procesi konsultues tregoi se mbi 600 mijë votues mbështetin marrëveshjen me Greqinë. Ata të cilët nuk votuan, nuk do të thotë se janë kundër. Opinioni në të vërtetë nuk e ka idenë se kush, se si mendon trupi më i madh votues që nuk ishe pjesëmarrës në referendum (teoritikisht 1,2 milion, realisht 700-800 mijë që janë në Maqedoni)..

Prej këtu, Qeveria vazhdoi që të zhvillojë procesin në Kuvend edhe pas konsultimit (jo) të suksesshëm me qytetarët (formalisht referendum i pasuksesshëm), mbajti vet përgjegjësinë dhe jua la në dorë deputetëve.

Ashtu që dhe ky shtrembërim i tretë i të vërtetës të cilin e dha Milloshovski në emër të VMRO-DPMNE-së nuk mban, gjegjësisht referendumi nuk ishe vullneti i shprehur qartë nga ana e qytetarëve kundër ndryshimit të Kushtetutës, sepse opinioni nuk e kuptoi qëndrimin e votuesve, të popullit në tërësi. Mes tjerash, pikërisht edhe për shkak të VMRO-DPMNE-së e cila punoi aktivisht për bojkotin.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë, mund të vlerësohet se një pjesë e sqarimit nga ana e VMRO-DPMNE për heqje dorë nga procedurë e mëtutjeshme për ndryshime të Kushtetutës në Kuvendin e RM-së, është tërësisht e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.