Kundërspin: As emri, as “mbrojtja e atdheut” varen prej Agatangelli

Foto: Printscreen "Kanal vizia"

Dy dekada e gjysmë çështja me Republikën e Greqisë për emrin është politike, shtetërore. Peshkopi Agatangell, kuptohet se mund të ketë qëndrim, megjithatë nuk mund të del në emër të Kishës Sllave Maqedonase (KSM – KO), veçanërisht nuk duhet të thirr në mbrojtjen e “atdheut dhe të emrit” (!), prej arsyes së thjeshtë se kjo nuk është çështje e kishës. Habit fakti se përse në këtë moment peshkopit i kujtohet se mund të këputet “gjerdani i perlave maqedonase”? Nuk dëgjuam një shqetësim të këtillë kur para tre vitesh opozita publikoi biseda të përgjuara, në të cilat qartë dëgjohet se si qeveria pararendëse e udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së, ka realizuar biseda të fshehta me Greqinë dhe se për palën maqedonase ka qenë i pranueshëm ermi në të cilin përmenden referencat: e pavarur, sovrane, demokratike dhe përcaktorët gjeografikë. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Metropolitani Povdarovski Agatangell këto ditë (10.02.2018) së pari nëpërmjet shkrimeve në gazetën ditore “Nova Makedonija“, ndërsa më pas edhe në një deklaratë më precize e cila u transmetua në televizionin rajonal “Kanal vizia”, dha një porosi spinuese në të cilën thërret “popullin maqedonas në mbrojte të emrit dhe atdheut”.

Spin: ...Ne jemi maqedonas të pastër dhe tani dikush dëshiron vetëm të merr zhiletin dhe të pres perin dhe perlat të zhduken, të mos mbeten perla. Por, jo, ne kemi komitët këtu, Maqedonasi tanë, kemi vëllezër të cilët fuqishëm do të qëndrojmë në frontin e mbrojtjes së atdheut tonë, Maqedonisë, dhe unë besoj se kjo do të ndodh. Ata që duan ashtu lehtësisht, me shumë lehtësi të japin emrin dhe të binden, shohë, disa ministra nëpër emisione politike, analistë të cilët i sheh për herë të parë se kur u bënë analistë nuk e di, supozojnë diçka…Unë lus (popullin) dhe kjo është edhe porosia ime në daljen time në “Nova Makedonija” të shtunën dhe të dielën, thërras gjithë popullin maqedonas: Të ruajmë shtetin tonë, t’i qëndrojmë në mbrojte atdheut tonë, emrit tonë, gjuhës sonë maqedonase, Kishës maqedonase, kulturës sonë, historisë…Mund të paramendoni se bullgarët kërkojnë prej nesh që të ndërrojmë historinë tonë…Diçka e tmerrshme…(prej mins 4.41 deri në min 3,14 të videos)

Për këtë, lus të gjithë popullin maqedonas që fuqishëm të qëndrojë në mbrojtje, politikanët të mendojnë mirë se si veprojnë, ato janë kalimtar, sot janë nesër nuk janë…Por, ju gazetarë, ruajeni, mbrojeni, dhe dojeni prej thellësisë së zemrës suaj dhe më besoni se do të jemi populli më i pasur (prej min 5,30 deri në min 6,03 të videos)

[Burimi: „Nova Makedonija,  data: 10.02.2018]

 [Burimi: „Kanal vizia” FB faqe, data: 12.02.2018]

 

Kundërspin: Një dalje e tillë e peshkopit Agatangell, në të cilën ai akuzon Qeverinë se ka qëllime jo të pastra që të ndryshojë emrin në shtet dhe të thërras popullin maqedonas “të qëndrojë fuqishëm në mbrojte të atdheut”, aspak nuk është diçka që i përket një personi të shenjt dhe kjo përbën një spin politik.

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Vet dalja e kryepeshkopit Povardarki kryesisht është problematike, duke parë faktin se ai vihet në rolin e politikanit dhe përzihet në punët të cilat janë jashtë kompetencave të Kishës. Sipas Kushtetutës, Maqedonia është shtet sekular dhe bashkësitë fetare nuk duhet të përzihen në punën e saj. Kushtetuta “garanton lirinë e përkatësisë fetare”, por njëkohësish në nenin 19, paragrafi 3 me precizitet thuhet se:

Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit.

Dy dekada e gjysmë çështja me Republikën e Greqisë për emrin është politike, shtetërore. Kryepeshkopi Agatangell, kuptohet, mund të ketë qëndrim, megjithatë nuk mund të del në emër të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM – KO), dhe veçanërisht nuk duhet të thirret në mbrojtje të “atdheut dhe emrit” (!), prej arsyes së thjeshtë që kjo nuk është çështje e kishës.

Fundja, këtë sot e tha edhe zëdhënësi i KOM – KO, i cili në deklaratë për “Makfaks” thotë se gjithkush ka të drejtë të shpreh mendim, por ai potencon se edhe nëse peshkopi Agazangell me të vërtetë ka deklaruar diçka të këtillë, ky nuk është qëndrim i sinodës, as edhe i kishës.

Nuk e kam parë, nuk e di se për çka bëhet fjalë. Kishës nuk e ka për detyrë të merret me rebelime. Ajo duhet të kujdeset për jetën shpirtërore të besimtarëve, dhe jo të merret me politikat ditore dhe konflikte partiake, thotë Timotej për “Makfaks”. 

Në raport me emrin, sigurisht se asnjë maqedonas nuk dëshiron që të ndryshohet emri, por kjo nuk është çështje për ne. Nëse kjo nuk prek identitetin dhe gjuhën, atëherë kjo është çështje për ato të cilët janë të paguar. Në fund të fundit, të gjithë mund të sqarohet, sepse kjo çështje do të shkojë në referendum. E jona është që të shpërndajmë paqe, dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve, dhe të mos merrem me mosmarrëveshjet e tyre”, shton peshkopi Tumotej.  

Nga ana tjetër, habit fakti se përse pikërisht tani peshkopi Agazangell iu kujtua se “ne jemi maqedonas të pastër (margaritar) dhe se tani dikush dëshiron të merr zhilet dhe të prej gjerdanin dhe të mos mbeten perla në të”, andaj thërret popullin  “të qëndrojë në mbrojte të atdheut”: 

…Kemi ne komitët tanë maqedonas, kemi vëllezër të cilët fuqishëm do t’i qëndrojnë në mbrojtje atdheut tonë Maqedonisë dhe unë besojë se kjo do të ndodh. 

Ne nuk dëgjuam prej Agatangell thirrje të këtilla patriotike kur para tre vitesh (maj 2016) opozita publikoi bisedat e përgjuara, në të cilat qarë dëgjohet se si qeveria paraprake e udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së ka kryer bisedimet të fshehta me Greqinë për çështjen e emrit: e pavarur, sovrane demokratike…, si dhe përcaktime gjeografike.

Poashtu, është e paqartë se si një përfaqësues fetar, prej të cilit pritet që të shpërndajë mëshirë, respekt dhe dashuri mes besimtarëve, të lejojë që të flet me mëri, por edhe me urrejtje, siç vepron Agatangell (në tekstin e publikuar në “Nova Makedonija“) ndaj personaliteteve aktuale politike të cilët i kryejnë bisedimet. Edhe pse ai nuk përmend emra konkret, përsëri, mund të zbulohen personat për të cilët mendon Agatangell kur thotë “i pandershmi” persona të cilët kanë “qëllime jo të pastra”, dhe për këtë do të “përfundojnë në mbeturinat e historisë”: 

Para nesh qëndron i pandershmi me ndasitë dhe djallëzitë e tij. Pa pjesëmarrjen tonë në të pabërat e tij, qëllimet e tij janë të pavlefshme, është i pafuqishëm dhe kaotik. Qëllimi i tij është i qartë, ndërsa procedurat e tij janë të dukshme. Na propozohet çmenduri dhe çmenduri e padëgjuar. Jo vetëm që jemi më të fuqishëm që të vet shfuqozohemi si popull maqedonas por duhet duhet edhe t’ju jemi falënderuar për këtë kumbarëve të tij…

Të nderuar, kemi shansin, të turpërojmë të gjithë ato të cilët kanë qëllime me prapavi dhe të pandershme. “Jo!” ynë vendimtare për propozimet e tyre është humbja më e madhe e tyre. Vendosmëria jonë dhe angazhimi ynë në çështjet kombëtare fuqishëm do të rezojnë në botë. Nuk ekziston qeveri në botë që mund të shkojë kundër popullit të tij. Ai është është munduar të shkojë në drejtim të kundërt të nevojave popullore dhe interesave pa lavdi dhe të turpëruar përfundojnë në mbeturina të historisë…

Për fat të keq,  pelini del pikërisht prej tonit, me të cilin në këtë mënyrë Agatangell ju drejtohet “maqedonasve të tij të dashur”, dhe kërcënohet që të shqyej perlat nga gjerdani maqedonas, për të cilin, ai është shumë i brengosur.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.