Kundërspin: A është parë ndonjëherë Gruevski në pasqyrë kur ka dhënë deklaratë?

Shqetësimi i proceseve ekzistuese gjyqësore dhe pranimi i incizimeve si pjesë e dëshmive janë një arsye e vërtetë që të pretendohet se qeveria e tanishme do të arrestojë, do të përndjek dhe shkatërrojë fatin edhe partive politike për të ndryshuar emrin dhe identitetin

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski pretendon se qeveria e LSDM-së ka arrestuar, akuzuar, përndjekur, me qëllim që të ndryshojë emrin dhe të integrohemi në NATO, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin:

Spin: Plani i tyre për zgjidhje e kësaj çështje nëpërmjet frikësimit, shtypjeve, arrestimeve dhe ryshfetit ( në kundërshtim me popullin dhe opozitën). Duke se i kanë duart e lidhura për të bërë ç’të duan prej faktorëve të jashtëm, dhe qëllimi është që të lëshojnë pe për emrin. Populli e ndjen këtë. Kjo është një politikë e lart dhe gjeopolitikë, dhe jo kërkim i drejtësisë. Plani është që njerëzit të kalben në paraburgim dhe në burgje, dhe jo të dalin nëpër seanca, për tu përgjigjur për çështjet e konstatuara, gjykatësit të gjykojnë pa fakte ashtu siç ju thuhet, mediumet të arsyetojnë këtë. Do të shkatërrohen dhe do të etiketohen personalitete, familje, njerëz, parti dhe gjithçka ka i del përpara në rrugë kësaj qeveria marionetë.  Vetëm të realizohet qëllimi i madh gjeostrategjik, e cila, si për ironi, nuk është e diskutueshme për ne në VMRO-DPMNE, përkundrazi është e njëjtë, dhe më e dëshiruar se në LSDM, këtu e kam fjalën për anëtarësimin në NATO, vetëm se dallimi është në atë se ne duam një marrëveshje më të drejtë në raport me thelbin e çështjes që e kemi me fqinjin tonë jugorë. 

[Извор: Веб страна на ВМРО-ДПМНЕ, датум: 16.09.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: Nikolla Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti, në mega intervistën për portalin Republika, doli më një numër të madh të pretendimeve në lidhje me ndryshimin eventual të emrit dhe identitetit të Republikës së Maqedonisë dhe popullit maqedonas, duke mos u mbështetu askund në atë që u tha, ndërsa pretendimi më spektakolar ishte për arrestimet ekzistuese, akuzat dhe përndjekjet si një mënyrë për tu parandaluar kundërshtimi i popullit dhe opozitës.

Këtë deklaratë të Gruevskit të publikuar në të njëjtën ditë kur gazetari Tomisllav Kexharovsi promovoi librin e tij “Jeta në kuti”, i cili flet për padrejtësinë dhe golgotën të cilën e përjetoi, duke kaluar tetë muaj në paraburgim, i marr me forcë me arrestim spektakolar të anëtarëve nga ana e njësisë special policore, të incizuar me kamera nga po e njëjta policie e Gruevskit, i marr në pyetej dhe i akuzuar nga po e njëjta prokurori nën kontrollin e Gruevskit dhe i gjykuar në të njëjtën gjykatë të cilën e kontrollonte qeveria e Greuvskit, gjegjësisht rrethi më i ngushtë i njerëzve të tij. Përse morëm shembull Kezharovskin? Sepse ekzistojnë indikacione se i gjithë rasti i është mveshur për shkak të teksteve në të cilët shkruhet për dyshime për krime të tjera në Qeveri të Gruevskit dhe tekste lidhur me hetimin për vdekjen e Nikolla Mlladenov.

Por, ai rast, i cili për fat të mirë bashkoi gazetarët në Maqedoni, me të cilin nuk u përmbushi qëllimi për frikësim ndaj tyre, nuk është i vetmi. Prej momentit kur Maqedonia nuk hyri në NATO në vitin 2008 filloi kthesa e politikës së qeverisë së Gruevskit në lidhje me ngushtimin e të drejtave bazë të njeriut dhe liritë, përfshirë këtu edhe të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediumeve.

 

ARRESTIMET DHE PËRNDJEKJET KANË QENË RECETË E GRUEVIZMIT

Arrestimet e panevojshme nënçmuese para kamerave të shtëpisë së produksionit “Gruevski shfqa”, të cilat më pas u emetuan në terminet e lajmeve të mbrëmjes në televizione private, të cilat, ishin të alimentuara nga qeveria e Gruevskit, përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë mes kushëririt të tij të parë dhe pronarit ose kryereaktorëve – me realizim pikërisht prej sistemit të qeverisjes të cilën e toleronte ndoshta edhe me nxitje të Gruevskit, sepse nuk pamë atëherë të kundërshtojë ato veprime.

Në një atmosferë të këtillë të “demokracisë” në regjim autokratik, për shembull, asnjëherë nuk është mund lirshëm të debatohet nëse duhet Luftëtari në kalë në shesh, ndërsa nga ana tjetër nëna e tij Olimpia dhe babai i tij Filipi (i luftëtarit), a është i nevojshëm riemërimi i aeroportit, a na duhet që të riemërojmë autostradën, si dhe nëse më këto hapa dëshirohet të arrihet progres në marrëveshjet me Greqinë, plus edhe të mbushen xhepat e elitës së politikës dhe biznesit në qeveri?

Por, nuk u diskutua aspak as për thelbin dhe rrjedhën e bisedimeve me Greqinë edhe para edhe pas procesit gjyqësor të cilin e fituam në Hag dhe si të do të ndikojnë ato rezultate.

Dhe kjo nuk është aspak çudi, sepse nuk ishte e lejuar që të diskutohet edhe ajo se përse Republika e Maqedonisë me 31 dhjetor të vitit 2007 “Helenik Petroleum” i dha shumë prej 40 milion dollarëve si dëmshpërblim si dhe për rolin e Gruevskit në gjithë këtë ngjarje. Nuk guxohej që të diskutohet se në cilën mënyrë janë ndarë vendet dhe bëhen marrëveshjet për ndërtimin e hotelit luksoz dhe i shtëpisë së qytetit në qendrën e Shkupit, po të njëjtit njësoj nga Greqia, i cili aq shumë është i zhytur në realitetin e korrupsionit në Maqedoni edhe para se të vij Gruevski në qeveri.

Nuk ishte e mundur që të diskutohet, de fakto, për asnjë politikë të cilin e bënte VMRO-DPMNE dhe Gruevski, sepse ata janë të pagabueshëm, apo. Kur themi nuk ishte e mundur nuk mendojmë për shkrimet nëpër portale, por për bllokimet të mediumeve më të shikuara, për bllokimin e hetimeve (Telekom), për pengimin e institucioneve që të funksionojnë në zbardhjen e krimit dhe korrupsionit.

Nëse dikush diskutonte zëshëm, siç diskutuan Ljube Boshkovski ose Ljubçe Georgievskit, atyre ose do të ju mveshej ryshfet përmes lojtarëve kalimtar dhe më pas dëshmitarë të mbrojtur me prejardhje greke para “Vodenica” ose si në rastin e Gerogievskit, do t’ia shkatërrojnë dhe gjymtojnë partinë.

Nëse, dikush publikon biseda të përgjuara telefonike, siç bëri Zoran Zaev në vitin 2015, atëherë përgatiten akuzat, arrestohen njerëz për spiunim dhe tentim për puç, mbahen nëpër burgje për të rrëfyer krimin ose të ashtuquajtur “fishkëllyes” dhe ndërmerret gjithçka dhe çdo gjë kundër kundërshtarëve politikë.

 

FRIKA PËR LËKURËN E VET ËSHTË E DUKSHME

Elementi i dytë prej të cilin edhe analizohet spini është aj se në intervistë Gruevski pretendon se marrëveshja me Greqinë do të ishte e pavolitshme dhe dëmtuese për Maqedoninë, për popullin, për identitetin. Po, prej nga e di Gruevski marrëveshjen dhe nëse e di përse nuk e sqaroi në intervistë?

Por, siç duket prapavija e vërtetë në këto lloj spinime të Gruevskit gjendet në pasazhet e fundit të pjesës së dytë të intervistës:

Strategjia ishte që neve të na shfaqin si të pa denjë, të na mveshin afera dhe të na përndjekin që të realizojnë qëllimin final…Dhe nëse nuk kanë fakte do t’i shpikin ato, si për shembull, marrja e përgjimeve të paligjshme si fakte. Nëse edhe ato nuk janë të mjaftueshme do nxjerrin ligje të reja për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe çka nuk do të shpikin, vetëm që me forcë të na akuzojnë me fakte të shpikura. 

Është mjaft e qartë ajo që pretendon Gruevski – të gjithë proceset gjyqësore dhe akuzat kundër tij dhe bashkëpartiakve të afërt janë të montuara. Ky është edhe shqetësimin, dhe jo ndryshimi i emrit, identiteti, gjyqësori, etj.

Për këtë shkak, deklaratën e Gruevskit në fillim të këtij teksti e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *