KUNDËR-SPIN: Vendimi i BE-së është sanksion, ndërsa gishti drejtohet ka DPMNE dhe BDI

Ако некој отвоено вели Владата е без политичка волја, Владата нема подготвеност, нема зрелост, нема политичка посветеност…, итн, и поради тоа се кратат 27 милиони евра, а нема да биде продолжено со друг проект, спинување е да се крие дека тоа не биле санкции или казна од ЕУ за Македонија во целост, а уште поголемо извртување на вистината е за таквата одлука да ја обвините опозицијата

 

Nëse dikush haptas thotë se Qeveria nuk ka vullnet politikë, është e papërgatitur, nuk di ç’është përkushtimi politikë…,etj, edhe se për shkak saj shkurtohen  27 milion euro, nuk do të vazhdohet me projekte të tjera, është spinim që të fshihet që kjo është sanksionim apo dënim i dhënë nga BE për Maqedoninë, ndërsa e vërteta edhe më shumë shtrembërohet atëherë kur për një vendim të tillë akuzohet opozita

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Komisioni europian para tre ditësh tha se vendimi për shkurtim të 27 milion eurove nga fondet IPA për vitin 2016, që është përafërsisht 1% prej buxhetit të shtetit të RM-së për këtë vit. Pas vendimit, qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe VMRO DPMNE u munduan që të demantojnë notat të dhëna nga mediat dhe ekspertët se bëhet fjalë për sanksione, duke i ikur realitetit me atë se bëhet fjalë për shkurtim normal të mjeteve, por edhe se për lajme të hidhura dhe vendime të atilla, fajtore është opozita.

Spin:“Nuk bëhet fjalë për sanksione, por për shkurtim të mjeteve programore. Ka dy aspekte – të jashtme dhe të brendshme. I brendshmi lidhet me faktin se gati një vit zhvatet mbajtja e zgjedhjeve. Në atë periudhë institucionet kanë qenë të hendikepuara nëpërmjet mekanizmave bllokues në disa ministri kyçe, këtu hyn edhe Ministria e financave. 

Partia më e madhe opozitare pjesëmarrjen e saj në qeveri nuk e shfrytëzoi për rritje të besueshmërisë në proceset zgjedhore, ashtu siç parashihet nga marrëveshja. Por ka ndodhur krejt e kundërta, opozita është fokusuar që të bllokoj institucionet dhe të dëmtojë sa më shumë shtetin.

Faktori i jashtëm, përsëri, është i lidhur me përvojën e komisionit Evropian me proceset e mëparshme për zgjerim, prej ku me instrumentet e veta janë paraparë më shumë restrikcione të cilat e kufizojnë fushën dhe zonën për depërtim në fondet evropiane”, thuhet në deklaratën e qeverisë. 

[Burim: Plus info, Data, 02.07.2016]

Kontraspin - foto VistinomerKundër-spin: të hidhet poshtë ky spin jo i talentuar dhe i pranuar vetëm nga të paditurit, ndërsa I nxjerr sigurisht duke mos pasur ku të ikin, nuk ka nevojë që të bëhet diçka në veçanti, përveç se të citohet agjencia shtetërore AIM, e cila të shtunën, para dy ditësh, të cilën e shqiptoi zëdhënësja në KE, Maja Kocijaniçiq.

 Vitet e fundit posaçërisht vitin e kaluar, KE në disa raste ngriti = shqetësimin deri te organet kompetente në lidhje me mungesën e gatishmërisë dhe pjekurisë në planifikim në sektorët kyç, si dhe mungesën e përkushtimit politikë për realizim të reformave në disa sektorë dhe në përgjithësi për të gjitha detyrat reformuese.  Si rezultat i asaj Komisoni duhej të zvogëlojë ndihmën financiare të BE-sl që ka qenë e paraparë për vitin 2016, si dhe të vendosë që të mos vazhdojë me projekte të tjera. (Deklarata e Kocijaniçiq e transmeuar prej korrespodentit të AIM në Bruksel dhe të publikuar në 02.07.2016)

Si shtesë që Kocijançiq të mos keqkuptohet rreth vendimi të KE-sl, tha edhe këtë:

Konteksti politikë i përkeqësuar është një prej arsyeve që qeveria dhe administrata, të cilat fatkeqësisht, nuk patën mundësi dhe vullnet për t’i përmbush detyra reformuese dhe të shfaqin gatishmëri për të planifikuar reformat e nevojshme.  

Formulime të njëjta apo të ngjashme me atë të Kocijançiq jep edhe portali “Sakam da kazham” (SDK.mk)

Në vitet e fundit posaçërisht vitin e kaluar ka shfaqur shqetësimin në vazhdimësi ndaj qeverisë për atë se nuk janë të përgatitura dhe se nuk kanë pjekurin e duhur në planifikimin e sektorëve kryesore, si dhe nuk ka përkushtim politikë që të përmbushen reformat në sektorët e caktuara, dhe nuk u janë përkushtuar reformave të përgjithshme. Komisioni tani duhet që të zvogëlojë ndihmën financiare të paraparë për vitin 2016, gjithashtu vendosi që të mos vazhdojë me projekt të ri. Konteksti politikë i përkeqësuar është një prej arsyeve që qeveria dhe administrata, të cilat fatkeqësisht, nuk patën mundësi dhe vullnet për t’i përmbush detyra reformuese dhe të shfaqin gatishmëri për të planifikuar reformat e nevojshme, ose t’i implementojë fondet e BE në këto fusha, deklaroi Maja Kocijançiq për SAKAMDAKAZHAM.MK.

Prej fjalëve “nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë pjekuri“, “mungesë të përkushtimit politikë“, edhe ” nuk ka përkushtim për reforma në përgjithësi”, “për fat të keq, qeveria dhe administrata nuk patën mundësi dhe nuk patën vullnet…”, është shumë e qartë se vendimi del prej Komisionit evropian dhe se është sanksion i pastër për Republikën e Maqedonisë. Veças asaj, gjatë arsyetimit të këtij sanksioni, edhe pse jo formalisht, gishti është drejtuar kah qeveria ekzistuese e cila është e formuar prej koalicionit qeveritar VMRO DPMNE dhe BDI. Fundja, atë e vërtetojnë edhe njohësit e proceseve të integrimitnë Unionin Evropian të cilët një ditë pas vendimit i ka kontaktuar redaktori i Faktor: Aleksandër Krzhallovski, drejtorë ekzekutiv i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë (QMBN) thotë se vendimi është i lidhur me mos zbatimin e reformave dhe se manifestohet me ngadalësimin e proceseve të integrimit:

Arsyet për këtë hap do t’i sqaroj vet BE (tani më dihet edhe informacion parësor, dhe ai është se nuk janë zbatuar reformat e nevojshme, të parapara me marrëveshjen e Përzhinos dhe me raportin e Pribesë), por disa prej pasojave janë evidente: deficit më i lartë në buxhetin e shtetit ( do të duhet të financohen pjesë të punëve të cilat kanë qenë të parapara që të paguhen me këto mjete) dhe ngadalësim i më tejshëm i rrugës për anëtarësimi në BE (nuk do të zbatohen shumë projekte në pajtueshmëri me standardet e BE).

 Andrej Stojkovski, drejtor i Qendrës Maqedonase për arsim evropian, vendimin e quan “sanksion” dhe e lidh drejtpërdrejt me ngadalësimin e reformave të përcaktuara me “Marrëveshjen e Përzhinos”:

Që të jem më i qartë, këtë vendim të BE nuk duhet ta interpretojmë si të pavarur, por ta lidhim me raportin e Pribesë dhe përfundimeve nga ai, si edhe me marrëveshjen e Përzhinos. Detyrimet që dalin prej këtyre dy dokumenteve asocojnë në sundimin e të drejtës dhe nevojës për të marrë përgjegjësisë nga mbajtësit e funksioneve publike të cilët kanë kryer shkelje. Kjo qeveri bëri gjithçka që t’i ik përgjegjësisë. Nëse gjithë kësaj i’a shtojmë edhe keqpërdorimin e mjeteve nga ndihma europiane dhe hulumtimin që udhëheqet nga OLAF, është më se qartë se përse është marrë një vendim i tillë – deklaroi Stojkoski

Duke pasur parasysh atë që u tha më lartë, veçanërisht fjalinë e përfaqësueses në Komision, Kocijançiq, është shumë e qartë se qeveria dhe partia qeverisëse VMRO DPMNE u munduan që të shtrembërojnë të vërtetën, gjegjësisht kanë spinuar në dy raste: nuk bëhet fjalë për sanksione, dhe e dyta se për një vendim të tillë fajtore është opozita.

BURIMET:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.