KUNDËR-SPIN: Teuta Arifi tani i ka parë kuajt prej bronzi në Shkup!

Tetë vite për aq sa BDI dhe VMRO DPMNE janë bashkë në qeveri, Arifi nuk ka vërejtur që në Shkup janë vendosur kuaj, luanë, shqipe dykrerëshe, fontana, gardhe, ndërtime barok...Foto:printscreen

 

 Shumë herë deri më tani ka pasur mundësin për të reaguar për atë që partneri i koalicionit shpenzon parat për kuajt prej bronzi. Atë ka mundur ta bëj edhe kur ka qenë deputete, kur ka udhëhequr me funksionin zëvendës-ministër, por edhe si kryetare e Komunës së Tetovës. Aq më tepër që ajo është një prej katër nënkryetarëve të partisë që i përket. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, me 03.08.2016 ne lidhje me problemet rreth pagesës nga mesatarja e dëmit nga vërshimet e vitit të kaluar të cilat përfshinë regjionin e Pollogut, deklaroi se komuna e ka kryer obligimin nga pikëpamja ligjore dhe fajin i’a hodhi qeverisë

Spin: “Ne i përfunduam detyrimet tona. Tani qeveria duhet t’i kryej detyrat e saja. Thamë se kemi bërë analizë dhe sipas parashikimeve tona duhet të investohet rreth 20 milion euro, kjo nënkupton një kalë më pak në Shkup dhe punët rregullohen“, deklaroi Arifi, duke kërkuar publikisht nga qeveria 25 milion euro, para për rregullim të shtratit lumit dhe infrastrukturës së dëmtuar nga vërshimet.

I bëmë llogaritjet e dëmit për rregullim të shtratit të lumit dhe parandalim prej rreziqeve dhe projekti do të kushtojë 25 milion euro.   Dërguam këtë raport deri te qeveria dhe shfrytëzuam rastin sot t’i bëjmë thirrje publike qeverisë që të sigurojë këto mjete nga buxheti i përbashkët shtetëror”, deklaroi Arifi.  

 [BURIMI: TV21 (1,00 deri te minuta e 1,18 e videos) , Data: 03.08 2016]

 

Kundër-spin: Kjo paraqitje e kryetares Teuta Arifi faktikisht është provokuar nga deklarata e liderit të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili dy ditë më herët (01.08.2016) gjatë vizitës në Shipkovicë dhe rrethinë, fajin për dëmet e papaguara nga vërshimet i’a hodhi Komunës së Tetovës:

Qeveria paguaji rreth 25 milion denarë në dhjetor zyrës mjeko-ligjore. Më pas u vërtetua se duhen edhe 8,5 milion denarë për atë se është bërë gabim nga na ana e zyrës mjek-ligjore dhe në korrik Komunës së Tetovës i janë paguar edhe ato mjete. Ashtu që ato me siguri janë duke u paguar ose do të paguhen së shpejti. Nga ai këndvështrim, për aq sa jam i informuar nga ana e përgjegjësve, Qeveria ka kryer detyrën  dhe tani pjesa tjetër i ngelet komunës, tha Gruevski gjatë bisedës me banorët e Shipkovicës, duke etiketuar si fajtor Komunën e Tetovës. (Gruevski deri te minuta 0,40 e videos)

Kontraspin - foto Vistinomer

Nuk hymë te ajo se si Arifi ka përllogaritur se “një kalë bronzi më pak në Shkup” është i mjaftueshëm që të riparohet dëmi nga vërshimet në Tetovë. Nuk analizojmë as edhe nëse a janë llogaritjet e sakta, se a kushton një kalë prej bronzi 20 apo 25 milion euro dhe nëse do të mbulonte dëmin, ose, mundësisht, për atë do të duhet dy ose tre kuaj?”

Pyetja është se pse Arifi e thotë këtë pikërisht tani se një kalë mund të rregullojë shtratin e lumit të dëmtuar nga vërshimet? Habit se përse deri më tani nuk i është kujtuar se në kalë prej bronzi mund të përmirësoj shumë probleme jetësore reale të qytetarëve të Tetovës. A thua, se këto tetë vite që BDI dhe VMRO DPMNE janë bashkërisht në qeveri, nuk e kanë vërejt këtë? Tani i pa ajo kuajt prej bronzi në Shkup? Për këto 10 vite që VMRO DPMNE është në qeveri (tetë prej të cilave bashkë me BDI-në) ndërtuan aq shumë fontana, luanë, kuaj, ndërtime barok, gardhe dhe thjeshtë është e papranueshme që Arifi nuk e pa këtë deri më 3 gusht!

Ajo, ka qenë deputete në Kuvend, zëvendës-kryeministër në qeverinë e Gruevskit, katër vitet e fundit është kryetare e Tetovës. Shumë herë deri më tani Arifi ka pasur mundësin që të reagoj se partneri i koalicionit shpenzon para për kuajt prej bronzi. Ajo atë ka mundët ta bëj kur ka qenë deputete, dhe kur ka kryer punën si zëvendës-kryeministër, por edhe si kryetare e Tetovës. Aq më pak që ajo është një prej katër nënkryetarëve të partisë që i përket. Por , përsëri nuk e kemi dëgjuar të kritikoj për harxhimin e parave gjatë ndërtimit të përmendoreve dhe të ketë sugjeruar që ato mjete të shkojnë për projekte infrastrukturore.

Për hir të së vërtetës, në Shkup vendosen edhe përmendore të figurave të rëndësishme të historisë shqiptare. Në tetor të vitit 2012 para qendrës tregtare “Mavrovarja” në Çairin e Shkupit u zbulua përmendorja e Hasan Prishtinës – ushtar shqiptar i cili konsiderohet një personazh mjaftë i rëndësishëm  në historinë shqiptare. Në shtator të vitit 2014 në suazat të projektit “Shkupi 2014”, në qendrës e Shkupit u vendos përmendorja pesë metërshe e Nexhat Agollit, i cili ka qenë ministri i parë i shëndetësisë në qeverinë e vitit 1945. Në maj të vitit 2016 u vendos përmendorja e shkrimtarit Pjetër Bogdani në parkun “Gruja luftëtare”, si dhe përmendorja e poetit Josif Bageri te teatri i ri përgjatë bregut të Vardarit.

Në vitin 2006 (sipas iniciativës së Komunës së Çairit, kryetari i të cilës është nga radhët e BDI-së) në platformën para shtëpisë tregtare “Ilinden” u ndërtua përmendorja e komandantit dhe burrë shtetasit Gjergj Kastriot – Skënderbeu. Skulptura është e lartë 5,5 m, ndërsa Skënderbeu është paraqitur se si kalëron. Deri më tani nuk është shënuar ndonjë ankesë që Arifit se i pengon kali i Skënderbeut. Aq më pak. të kemi dëgjuar se vendosën përmendoren e “Shqipes dy krenare”- njëri u vendos në shkurt të këtij viti (2016) në unazën e lagjes Fushë Tophan në Komunën e Çairit, ndërsa tjetri para katër viteve (2012) në urën e pazarit.

Ashtu që, deklaratën e saj se “një kalë më pak në Shkup“, do të mbulojë dëmin nga vërshimet në Tetovë, mund të duket vetëm si një spin politik shumë mirë i përgatitur për të ikur nga përgjegjësit e veta. Sepse, pjesëmarrja në qeveri nënkupton që të merret përgjegjësisë për vendimin e drejtë, dhe jo vetëm që të shfrytëzohen privilegjet që mbart pavarësia funksionale qoftë në nivel qendror apo lokal.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.