Kundër-spin: Personalitetin dhe veprën e Ivanovit nuk mund ta shpëtoj as profesoresha Tanja Karakamisheva

Tanja Karakamisheva - Jovanovska. Spinet nuk ndihmojnë për të arsyetuar abolimin. Foto: skrenshot

 

Një nga rastet e shpeshta të shtrembërimit të së vërtetës është që presidentit Gjorgje Ivanov vendimin për abolim e solli për shkak të rreziqeve të shumta ndaj shtetit dhe që ka qenë një vendim i zgjuar dhe i drejtë. Tani, edhe pse i gjithë abolimi është tërhequr, edhe për krahë bindjeve absurde, që janë të dukshme, spini vazhdon me qëllim të arsyetimit të “personalitetit dhe veprës” së Presidentit të RM-së.

 

Shkruan: Teofil Blazhevski 

 

Edhe pas tërheqjen e vendimit për abolim në total të 56 personave, vendim që Gjorgje Ivanov e solli më 06.06.2016, ende rrotullohet një prej spineve kryesorë për prapavijën e vendimit për abolim sjellë me 12 prill të këtij viti, ky vendim qenka marrë para së gjithash për mbijetesë të shtetit:

Spin: Pas një periudhe të caktuar kur e gjithë kriza politike do të zgjidhet në të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, kur do të mund më hapur të bisedojmë për të gjitha detajet  lidhur me karakterin e ndjeshëm të periudhës që kaloi, e cila ende është para nesh, do të mund të shfaq të gjithë vështirësitë e hapit që ndërmori presidenti Ivanov, por edhe anën e drejt të vendimit të tij për të vendosur interesat e shtetit, mbi të gjitha.

[Burimi: Republika, Data 07.06.2016]

 

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër – spin: Ky shtrembërim i së vërtetës është thënë nga profesoresha universitare e fakultetit më të vjetër dhe më të respektuar, atij Juridik në UKM, Tanja Karakamisheva – Jovanovska. Ajo shumë herë ka dalë në publik në dy muajt e fundit prej kur u morr vendimi për abolim nga ana e Ivanovit, për të mbrojtur bazën juridike të këtij vendimi edhe për kundër asaj që një numër i madh i kolegëve të saj pretendonin për të kundërtën. Por, edhe pse edhe këtë herë e hedh tezën e njëjtë, tani tenton që nëpërmjet “ndjeshmërisë” së çastit të jap arsyetime shtesë për presidentin dhe vendimin e tij.

Absurditeti i tezës është më se i dukshëm, që në fakt është edhe teza origjinale e Ivanovit edhe përgjatë arsyetimit të vendimit të parë, edhe gjatë tërheqjes së tërësishme të tij, për këtë rast “Vërtetmatësi” ka shkruar shumë herë. Por, ja do të shtojë edhe disa momente të reja që të kundërshtojmë këtë shtrembërim të së vërtetës, i cili zhvillohet për mbrojtjen e “personalitetit dhe veprës” së presidentit.

Në asnjë moment deri më tani nuk doli ndonjë tregues relevant që Republika e Maqedonisë ishte e rrezikuar deri në këtë shkallë dhe masë sa që të rrezikoj mbijetesën. Nëse ka ekzistuar diçka e këtillë, Kushtetuta dhe ligjet janë shkelur vetëm me atë se është heshtur për atë informatë dhe se personat kompetente nuk janë përfshirë në zgjidhjen e saj, duke përfshirë edhe parlamentin para shpërndarjes së tij në prill, i cili duhet të lajmërohet dhe të diskutojë për krizën të mëdha si ajo që po pretendohet nga presidenti:

…kur do të mund më hapur të bisedojmë për të gjitha detajet  lidhur me karakterin e ndjeshëm të periudhës që kaloi, e cila ende është para nesh…atëherë do ta kuptojmë…  vendimin “drejtë” të Ivanovit për abolim, thotë Karakamisheva. 

Që do të thotë se në të kaluarën e afërt nuk kemi mundur të flasim hapur. d.m.th presidenti nuk ka mundur haptazi t’i thotë arsyet në detaje, por edhe tani, ende nuk mundemi, sepse gjendja është e njëjtë. Kontradikta në një fjali të vetme është më se e dukshme. Nëse kanë ekzistuar apo ekzistojnë arsye të tilla që vetëm Karalamisheva dhe presidenti Ivanov mund t’i shohin, atëherë pse Ivanovi tërhoqi vendimin edhe atë gradualisht, dy herë? Për shkak të shtypjes së brendshme apo të jashtme? Çfarë kryetari është ai “babai i popullit”, që nëse ekzistojnë arsye aq serioze për një vendim të atillë, ta anulojë për shkak të shtypjes?

E vërteta është një. Ivanovi e tërhoqi vendimin e tij për shkak të pamundësisë së arsyetimit të sjelljes së saj. Ajo mund të shihet edhe përgjatë sqarimit të parë, por edhe një ditë më pas kur gjatë një bisede me disa redaktorë të televizioneve nacionale pranoi se me vendimin e tij u rrënua shteti i së drejtës, por shteti ishte më i rëndësishëm se ajo.

Në ndërkohë, në vend që të ndal krizën, për dy muaj të tërë ajo u thellua edhe më me vet faktin se qytetarët pareshtur kanë protestuar nëpër rrugë, në momentin që u përmbush pjesa më thelbësore e Marrëveshjes së Përzhinos, puna e Prokurorisë Publike Speciale. Në fakt, sot për atë situatë “pa presedan” dhe për pengesat u deklarua edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

Prej kur presidenti u shpreh se abolimi i politikanëve do të tërhiqet, të gjitha rastet të lidhura me faljen dhe anulimin e tij ishin pa precedencë. Këto falje edhe më shumë e thelluan krizën , dhe për fat të keq, kishte vonim të implementimit të marrëveshjes së Përzhinos, por edhe vonim të hetimeve të PSP-së. Do të doja të rikujtojë se hetimi i PSP-së zgjat 18 muaj. 

Në të njëjtën kohë, Maqedonia erdhi në pikën e fundit të përjashtimit nga proceset e integrimit euro-atlantik, sepse edhe BE edhe NATO dërguan porosi të qarta se nëse vazhdon abolimi të jetë në fuqi dhe me atë promovohet drejtësi selektive dhe pandëshkueshmëri, d.m.th. mos sundimi i së drejtës, Maqedonia nuk ka mundësi reale të hyjë në këto aleanca dhe organizata shtetërore.

Sekretari gjeneral i NATOS Jens Stoltenberg në maj deklaroi:

Dera për në NATO ende është e hapur, por më kryesore është që liderët në vend t’i zgjidhin problemet, veçanërisht sa i përket sundimit të së drejtës, duke përfshi edhe tërheqjen e faljes nga ana  e presidentit. Me rëndësi është që të ketë kushte minimale për jetë normale politike e demokratike. 

Nuk është e nevojshme të rikujtojmë kërkesat e shumta në numër nga BE dhe USA për të njëjtën, me kërcënim se rruga kah Brukseli është e bllokuar pa përmbushjen e kërkesave për shtet në të cilin drejtësia është e njëjtë për të gjithë.

Ja, kjo është e vërteta dhe arsyeja e vërtetë për vendimin e mbrëmshëm të Ivanovit për tërheqjen e abolimit, i cili, përsëri shfaq edhe absurditetin e tezës se arsyeja e sjelljes së saj më 12 prill ishte për shkak të “karakterit të ndjeshëm të periudhës që kaloi”.

Nisur nga kjo, deklaratën e Karakamishevës e konsiderojmë si shtrembërim të së vërtetës, apo spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.