Kundër – spin: Ngjyrosja nuk ka të bëj fare me krim ndaj shpirtërores dhe kreativitetit

Aco Stankovski nuk ka dilemë se Shkupi 2014 është shpirtëror dhe kreativ. Foto: skrinshot

Она што е духовно за Станковски, не мора да биде духовно за индивидуите што протестираат или за граѓаните што се посматрачи и не се директно инволвирани во протестите. Она што е авторство за Станковски, за друг може да биде плагијат, она што е креативно за Станковски, за трет може да биде ужасен кич и грдо и не мора да има никаква вредност…

 

Ajo çka është shpirtërore për Stankovskin, nuk duhet patjetër të jetë shpirtërore edhe për individët që kanë protestuar ose për qytetarët që janë vëzhgues dhe nuk janë të përfshirë  në mënyrë direkte në protesta. Ajo që për Stankovskin është autoriale, për dikë tjetër mund të jetë plagjiaturë, ajo çka është kreative për Stankovskin, për dikë të tretë mund të jetë një shaka e keqe dhe e shëmtuar dhe nuk duhet patjetër të ketë ndonjë vlerë…

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Shtrembërimet më të mëdha të së vërtetës në lidhje me protestat në Maqedoni janë thënë në emisionin debatues në televizionin NOVA, në emisionin me titull Revolucion i Larmë apo i paguar“. Një prej spineve i dedikohej natyrës së protestës dhe pasojave nga këto protesta, dhe u tha nga piktori akademik, Aco Stankovski:

Spin: “Këtë (“Revolucion të Larmë”) do ta krahasoja, të themi me Çart lëvizjen në Britaninë e Madhe në agimin e industrializimit, të revolucionit industrial, kur të punësuarit i shkatërronin makinat, duke menduar se për shkak të makinave dhe produktivitetit të tyre ata janë pushuar nga puna. Por, në të vërtetë, nuk e kishin kuptuar kapacitetin e kohës dhe të gjithë thelbin e ndryshimeve, civilizuese që ndodhnin… Këtu (i referohet Revolucionit të Larmë), tash kemi provincializëm dhe agresivitet, një histeri të cilën nuk i’a u vesh shumë protagonistëve të ri… kur shihet piktura e madhe, shohim të rinj naiv që janë përfshirë në një projekt, duke mos kuptuar se çfarë krimi bëjnë! Para së gjithash, mbi krijimin… vetëm të theksojë, se momenti vendimtarë, ai që është i dukshëm, sepse politika është mjelje, apo, një lloj peripecie është se aktorët duhet të nxisin pozitivitet të caktuar, gatishmëri, por në këtë rast ka dhunim të ashpër, brutal dhe të pavetëdijshëm ndaj mundit autorial të artistëve, ndaj kreatorëve… Këto, të themi grupe njerëzish të pakulturuar provincial, të pakënaqur dhe të frustruar, të nxitur, disa edhe të paguar, thjeshtë në mënyrën më të rreptë, dhe në neglizhencë. bëjnë krim të rëndë. Do me thënë, krim ndaj shpirtërores, kundër kreativitetit, kundër veprimtarisë. Dhe këtë nuk e arsyetojë në asnjë mënyrë.

[TV NOVA – Studio e hapur,  Data 26.05.2016 (nga 18 – 24 min)]

 

Kundër – spin: Prej kur filluan protestat para 7-8 javësh nëpër Shkup dhe nëpër qytete të tjera të Maqedonisë kundër vendimit të Gjorgje Ivanovit për abolim të 50 personave, të cilat shumë shpejtë kaluan në diçka që quhet “Revolucion i Larmë”, vazhdimisht nëpërmjet të ashtuquajturave mediume qeveritare është duke u zhvilluar një propagandë negative kundrejt pjesëmarrësve në protestë. Më shumë spine, shtrembërim të së vërtetës, dhe me gjithë denigrimin e tyre. Ato spine mund të bllokohen në disa grupe dhe shabllone: protestat janë organizuar dhe udhëhequr prej personave të paguar, ndërsa parat rrjedhin prej Xhorxh Sorosit; protestat janë organizuar nga LSDM-ja, dhe të maskuar si qytetarë, protestat janë sulm ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të Maqedonisë, protestat janë vepër e huliganëve që shkatërrojnë objekte të bukura dhe të mirën publike, etj

Të gjitha këto spine janë të njohura mirë nga secili qytetarë i arsimuar dhe nuk ka nevojë që të analizohen edhe njëherë më detalisht. Por, spini i fundit në këtë drejtim është më origjinal dhe është i shprehur nga piktori akademik Aco Stankovski. Sipas Stankovskit, thënë në përgjithësi, protestat janë vepra të pjesëmarrësve provincial, të pakulturuar dhe jo të civilizuar, prej të cilëve një pjesë janë të paguar, a pjesa më e madhe të shtyrë dhe se hedhja e ngjyrës mbi objektet, përmendoret, gardhet, nuk është asgjë tjetër, përveç se krim i rëndë mbi natyrën shpirtërore, kreativitetin dhe krijimtarinë.

Ky mendim i Stankovskit, i cili është person publik dhe e thënë në televizion (domethënë para një publiku të gjerë) është shtrembërim i së vërtetës, i ashtuquajtur spin.

 

NDËRTESË+PËRMENDORE+GARDH=NATYRË SHPIRTËRORE!?

Së pari, e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë, ndërsa hedhja me ngjyrë mbi objektet e caktuara (përmendore, fasadat e gardheve) është formë e protestës të cilën e përcaktojnë ato që zbatojnë, sepse ashtu e vlerësojnë se në atë mënyrë porosia e tyre ndaj publikut dhe kërkesat e tyre politike më së miri do të promovoheshin. Këtu mund të bëhet fjalë për shkatërrim të pronës publike dhe kjo është e sanksionuar në ligjet përgjegjëse dhe nuk ka pse të diskutohet. Pyetja e institucioneve shtetërore dhe qeverisë është (ndërsa është e njohur se si janë të vlerësuara institucionet në vend nga faktorët relevant të huaj dhe të vendit), a do t’iu përmbahen (selektiv) strikt reformave në drejtësi apo jo.

Përmendoret, oborret, objektet si Porta Maqedonia, ndërtesat e Ministrisë së Drejtësisë, AABMU, Qeverisë.., në asnjë mënyrë nuk do të mund të mjaftojnë si formë e të shprehurit të natyrës shpirtërore, kreativitetit, autoritetit. Ato objekte të reja të sapo promovuar në kryeqytetin e Maqedonisë, të vendosura dhe të porositura nga qeveria në vitet e fundit, kanë kaluar në pronë publike, ndërsa kreativiteti (diçka e re që ka vlerë), shpirtërorja (jo materiale) dhe veprimtaria (autoriale, krijimtari, më së shpeshti vepër arti) janë kategori që nuk janë universale dhe të përgjithshme për të gjithë, sepse hyjnë në sferën e psikologjisë, metafizikës, religjionit, estetikës, filozofisë…, dhe në sferën  e vlerësimit të lartë individual të çdo njërës individualisht, duke përfshirë edhe ekspertët, si kritikën, vet artistët dhe arkitektët.

Prandaj, ajo çka është shpirtërore për Stankovskin, nuk duhet patjetër të jetë shpirtërore edhe për individët që kanë protestuar ose për qytetarët që janë vëzhgues dhe nuk janë të përfshirë në mënyrë direkte në protesta. Ajo që për Stankovskin është autoriale, për dikë tjetër mund të jetë plagjiaturë, ajo çka është kreative për Stankovskin, për dikë të tretë mund të jetë një shaka e keqe dhe e shëmtuar dhe nuk duhet patjetër të ketë ndonjë vlerë…

Më në fund ngjyrosja me “polikolor” bën pak ose shumë më pak dëm ndaj atyre objekteve ose të paktën nuk është dëm që nuk mund të rregullohet, të zëvendësohet apo të korrigjohet dhe vlerësimi për këtë akt mund të shikohet në aspekt politik, sociologjik dhe juridik, por jo edhe në aspekt të krimit ndaj shpirtërores, kreativitetit dhe autorësisë. Prej këtu, pretendimin e Stankovskit e konsiderojmë spin.

 

KA DALLIM PREJ ÇARITIZMIT DERI TE ÇMENDURIA

Ka edhe një spin tjetër në deklaratën e piktorit akademik. Dhe ai është se njerëzit që protestojnë janë të paarsimuar dhe nuk e kanë kuptuar zhvillimin shoqëror si pasojë e zhvillimit teknologjik. Kjo është tërësisht shtrembërim i së vërtetës, së pari sepse Çaritizmi nuk ka të bëj me makinat dhe teknologjinë, por është tërësisht lëvizje e pastër politike për reforma në sistemin e qeverisjes në Britaninë e Madhe në pjesën e parë të shekullit 19. Në, atë që Stankovski mendon, në të vërtetë janë, Ludistët.

Por, ideja e Stankovskit është se ata nga “Revolucioni i Larmë” janë të njëjtë si klasa punëtore e Britanisë së asaj kohe, e cila si pjesa më e paarsimuar e shoqërisë ka protestuar kundër teknologjisë, dhe nga këtu, demonstruesit në Shkup i barazon me provincialët e paarsimuar.

Fakt i vërtetuar është se njerëzit që protestojnë më së shumti janë nga radhët e studentëve, pastaj njerëz në moshë nga 25 – 45 vjeç, deri në moshë të mesme. Ato qytetarë mund të jenë gjithçka, përveç se të paarsimuar, ose të pa civilizuar dhe të pakulturuar. Vërtetimin e kësaj e nxorëm nga deklaratat e tyre publike të përditshme që mund të ndiqen nga një numër i madh i mediumeve, ku ata njerëz vet identifikohen. Dhe, sepse në një moment Stankovski fletë për “mjeljen”, perceptim për politikën, sipas “mjeljes” shumë persona publik nëpërmjet mediumeve dhe debateve dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, qytetarë që protestojnë çdo ditë edhe atë e dinë se çka po bëjnë (domethënë asgjë nuk është pa vetëdije – pa dashje, siç do të thoshte Stankovski), dhe me qëndrimet e shpeshta kundër protestave të thëna kundër partive politike në Maqedoni, është më se e qartë që nuk veprojnë si individ që mund të jenë të nxitur.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, mendojmë se pretendimet e Stankovskit për krimin e rëndë që e kanë kryer demonstruesit nga “Revolucioni i Larmë” ndaj natyrës shpirtërore, kreativitetit dhe autorësisë, e vlerësojmë si spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.