Kundër-spin: Anulimi zgjedhjeve dhe dorëheqjet janë justifikim i keq për ndryshimet në qeveri

Propozim-zgjidhje jashtë Marrëveshjes së Përzhinos. Foto: Skrinshot

Ниту оставките на министрите Спасовски и Ременски од 6-ти април беа полноважни и безусловни, ниту тогаш беа констатирани, ниту пак потребата од учество на претставниците на опозицијата во Владата престанало. Отука, наведувањето на овие причини за смените во владата и враќање на старите решенија се извртување на вистината, т.е. спин

 

 

 As dorëheqjet e ministrave Oliver Spasov dhe Frosina Remenski nga 6 prilli janë ende aktive dhe të pakushtëzuara, që nuk u konstatuan në kohën kur u ofruan, as edhe është shterur nevoja për pjesëmarrje të përfaqësuesve të opozitës në qeveri. Nga kjo, theksimi i arsyeve të tilla për ndryshim në qeveri dhe kthimin e vendimeve të vjetra janë shtrembërim i së vërtetës, gjegjësisht spin.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Në seancën e 101 të Kuvendit të RM-së, me propozim të kryeministrit Emil Dimitriev, Parlamenti konstatoi dorëheqjet e dy ministrave të LSDM-së dhe i emëroi dy ministra nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ja propozimi i Dimitrievit:

Spin: Në vend të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilët në 6 prill dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, sipas nenit 94, paragrafi 1 nga Kushtetuta e RM-së, pas konstatimit të të gjithë dorëheqjeve të dorëzuara në seancën e 101 të Republikës së Maqedonisë, propozoj Kuvendi i RM-së për anëtar të ri të qeverisë t’i zgjedh….

 Dimtriev në arsyetimin verbal tha që një nga arsyet ka qenë edhe ajo që zgjedhjet “do të shtyhen nga afati i përcaktuar me 5 qershor, me çka në një far mënyre nuk do të ketë datë për zgjedhje të reja, kështu që detyrimi im ligjor është të propozoj persona të cilët do të udhëheqin me MPB-në dhe MPPS…”

 

Kontraspin - foto Vistinomer

.

Kundër spin: Emil Dimitriev, kryeministër “teknik” pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit, sipas Marrëveshjes së Përzhinos për qeveri teknike e cila duhet t’i përgatis zgjedhjet përpara mbajtjes së tyre, në seancën e Kuvendit, e cila u thirr pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e të gjithë veprimeve zgjedhore, propozoi ndryshim të ministrave të vendosur nga LSDM dhe zëvendësim të tyre me ministra nga VMRO-DPMNE, duke e shtrembëruar më pas të vërtetën në dy raste.

E para, në letrën formale drejtuar kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, Dimitriev thekson si argument dorëheqjet e ofruara nga ministrat e LSDM-së (dhe zëvendësve të tyre me 6 prill), por nuk përmend që këto dorëheqje janë të kushtëzuara.

 

DORËHEQJE TË KEQPËRDORURA

Dorëheqjet, të rikujtojmë, u dorëzuan paraditen e 6 prillit, me arsyetim nga ministrat dhe zëvendës ministrat e LSDM-së, që jepen në rast se Kuvendi deri në fund të ditës të sjell vendim për shpërndarje dhe të filloj procedura e realizimit të zgjedhjeve dhe duke marr parasysh se partia e tyre amë kishte qëndrim (dhe ende e ka) që kushte për zgjedhje nuk ka:

Në qoftë se Kuvendi shpërndahet, gjegjësisht nëse vendoset që të ndryshohet Vendimi i Kuvendit të R. Maqedonisë, i sjellë me 23 shkurt, me të cilën bëhet ndryshim i Vendimit për shpërndarje të Kuvendit sjellë me 18 janar të vitit 2016, kërkojmë dorëheqjet fillimisht të konstatohen.

Me që diku përpara mesnatës së 6 prillit, Kuvendi megjithatë solli vendim që të shpërndahet, por nuk i konstatoi dorëheqjet, tani në shikim të parë duket, që dorëheqjet janë në rregull dhe është dashur të emërohen ministra të ri. Por, Kuvendi, siç dëshmon i gjithë opinioni, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e përkohshëm të të gjithë veprimeve zgjedhore dhe suspendim të vendimit të 6 marsit, sërish u mblodh me 18.05.2016, që do të thotë që situata është kthyer njësoj si me 6 mars,përpara mbajtjes së seancës së atëhershme.

Kështu mendon edhe profesor Nenad Novkovski, ministër i mëparshëm dhe politikan aktiv si pjesë e udhëheqëse e FRODEM, i cili në një deklaratë të tij për Dojçe Velen, thekson që ndryshimet në Qeveri janë edhe thyerje e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pikërisht me këtë vendim për vetë shpërndarje të Kuvendit bazohen edhe dorëheqjet e dorëzuara në Parlament nga ministrat e përmendur, që parlamenti mbrëmë i pranoi. Me këtë përsëri koalicioni qeverisës bëri shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe akteve të dala nga ajo. Tentimi i paralajmëruar për restaurimin e qeverisë së mëparshme do të ishte vetëm ashpërsim i panevojshëm i krizës dhe sa më shpejtë të tërhiqet kjo ide, aq më të vogla do të jenë dëmet.

Në fakt, pikërisht pika e dytë nga Vendimi i gjykatës Kushtetuese thotë:

 NDËRPRITET EKZEKUTIMI i akteve dhe veprimeve individuale që merren në bazë të vendimit të theksuar në pikën 1 të këtij vendimi.

Bazuar në këtë, është më se e qartë që dorëheqjet e ofruar nuk vlejnë, për shkak se që atëherë Kuvendi nuk i konstatoi, kështu që veprimi që ka kryer Dimitrev, nuk është asgjë tjetër përpos “blickrig”, shkelje e Marrëveshjes dhe mos respektim i dorëheqjeve të kushtëzuara që atëherë i dorëzuan Remenski dhe Spasovski.

 

 SHTYRJA E ZGJEDHJEVE ËSHTË JUSTIFIKIM  I KEQ

Spini i dytë, ose shtrembërimi i së vërtetës, është pohimi verbal i Dimtrievit dhënë në Parlament gjatë arsyetimit të propozimit, që në bazë të faktit që zgjedhjet e 5 qershorit janë shtyrë, dhe me qëllim funksionimin më efikas të qeverisë (parafrazuar), ai propozon emërimin e ministrave të vjetër-të rinj Çavkov dhe Spasov.

Kjo është një e pavërtetë e madhe në shumë aspekte. E para, ndryshimet në qeveri ishin bërë në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos, e cila kishte afate dhe e cila ka për qëllim përfundimtar zgjedhje demokratike dhe të lira, si dhe përfundim të krizës politike në Maqedoni. Qëllimet kryesore dhe dobësitë, të cilat janë vlerësuar si arsye për krizën politike janë dhënë në raportin e Pribes dhe Bashkimit Evropian, ndërsa në Marrëveshjen e Përzhinos janë nxjerr veprimet me afate të caktuara të cilat duhet të sillnin dalje nga kriza politike.

Thelbi i qeverisë teknike me të cilën udhëheq Dimitriev është pikërisht realizimi i kushteve, të ashtuquajtura anashkalimi i “nyjeve” institucionale, të cilët nuk mundësojnë realizimin e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe ndihmën, dhe jo pengimin e punës së Prokurorisë Publike Speciale. Sipas kësaj, kushtet për qëndrimin e qeverisë teknike të deritanishme, edhe pse ajo askund nuk emërohet si teknike, por si gjysmë aktive me të gjithë kapacitetin dhe legalitetin e saj, pra ekzistojnë edhe arsyet pse ministrat e LSDM-së janë në përbërje të saj, sepse ata kanë funksion të dyfishtë – kontrollues dhe garantues që procesi do të shkoj në drejtim të sigurimit të kushteve për zgjedhje.

Prandaj është më se e qartë që arsyet e dhëna për shtyrje të datës janë të pasaktë dhe kjo paraqet shtrembërim të së vërtetës. Në fakt, Dimitriev nuk dha përgjigje në pyetjen më logjike parlamentare të parashtruar nga lideri i PLD-së, Goran Milevski:

 Pse edhe ju nuk jepni dorëheqje nëse shtyrja e zgjedhjeve është arsye që të pranohen dorëheqjet e ministrave dhe të zgjidhen të rinj, sepse, edhe zgjidhja juaj si kryeministër është pjesë e marrëveshjes për formim të qeverisë së re qëllimi i së cilës është organizimi i zgjedhjeve në afat prej 100 ditësh. (parafrazuar)

Duke u bazuar në këtë, përmendja e dorëheqjes së Spasovskit dhe Remenskit dhe thirrja në Kushtetutë dhe referimi inenit 94 paragrafi 1, si dhe trajtimi i shtyrjes së zgjedhjeve të pesë qershorit, si arsye që kërkesa e Dimitriev për kthimin e ministrave të VMRO-DPMNE-së në pozicionet në MPB dhe në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, i vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës, të ashtuquajtur spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.