Kujdes i keq shëndetësor për personat e dënuar

 

Në Llogaridhënien e VMRO-DPMNE-së për vitin 2016 shkruhen për pretendimet edhe për renovimin e një pjese të , në të cilën, më konkretisht thuhet:

Në Idrizovë, janë ndërmarrë aktivitete për renovim komplet dhe pajisjen e më shumë departamenteve të burgut, me të cilën u përmirësuan kushtet për qëndrim të personave të ndëshkuar para ndërtimit të objekteve të reja, proces ky që është në zhvillim e sipër. Aktivitetet që shënohen janë:…Për përmirësim të kushteve shëndetësore të personave të ndëshkuar, u pajisën me mjete të nevojshme ordinanca e stomatologjisë dhe gjinekologjisë…Në vitin 2012 është kryer komplet renovimi i ordinancës shëndetësorë  për pacientët, me të cilat dukshëm u përmirësuan kushtet për qëndrim në këtë hapësirë dhe në këtë departament.  

[Burimi:  Llogaridhënia e VMRO-DPMNE-së për vitin 2016 -Data, mars 2016 (faq.2014)]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë, gjegjësisht ky pretendim në llogaridhënien e VMRO-DPMNE-së është jo konsekuent, sepse pretendimi për punët për kushtet e të burgosurve në këtë objekt, nuk janë të sakta në pjesën e mbrojtjes shëndetësore të personave të ndëshkuar.

Ndoshta është e saktë që në vitin 2012 është kryer renovimi i përgjithshëm në ordinancat e mjekësisë për pacientët (ordinanca) është e mundur edhe që ordinancat, stomatologjike dhe gjinekologjike janë pajisur me mjete përkatëse. Por ato nuk janë të gjitha parakushtet për sigurim të mbrojtjes shëndetësore të personave të dënuar. Ajo që para së gjithash mungon në të gjithë burgjet në shtet përfshirë këtu edhe “Indrizovë”, është numri i pamjaftueshëm i mjekëve dhe personave të tjerë mjekësor.

Para pak kohësh u publikuan të dhëna për këtë gjendje, në kornizat e hulumtimit për BIRN, e cila bazohet në të dhëna zyrtare. Kjo histori e vërtetoi kujdesin e keq ndaj të burgosurve dhe personave të dënuar nëpër burgjet e vendit, dhe një prej arsyeve kryesore është edhe mungesa e kuadrit shëndetësor.

 Edhe për skaj rekomandimeve që të përforcohet kujdesi shëndetësor i të burgosurve, statistika tregon se numri i të punësuarve vazhdimisht bie. Kështu, prej drejtorisë na u përgjigjën se në këtë sektorë janë të zëna 17 vende pune dhe 8 të punësuar si personel mjekësor, ndërsa sipas sistemit janë paraparë 30 vende pune. – thuhet në tekst

Por kjo nuk është e gjitha. Ekziston dallim i madh gjatë përqindjes se sa personel mjekësor është i nevojshëm edhe prej vet Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve. Në vitin 2010 janë bërë llogaritje se të nevojshëm janë 78 mjek dhe personel mjekësor, në anë tjetër Strategjia për kujdes shëndetësor prej vitit 2012-2014, ka llogaritur se janë të nevojshme 124 kësi sojë vende pune, ndërsa sipas rregulloreve të tyre më të reja, të gjithë burgjet në shtet kanë nevojë për 30 mjek dhe personel mjekësor.

Por edhe sikur të jenë 30, gjendja aktuale është 17 të punësuar, që do të thotë se ka mungesë kuadri për realizim të kujdesit të mirë shëndetësor ndaj personave të dënuar.

Për këtë, vërejtje ka edhe avokati i popullit, i cili gjendjen për kujdes shëndetësor e konsideroi alarmante:

. Situata është alarmante, sepse sistemi shëndetësor është i keq, jofunksional dhe jashtë çdo logjike. Është e palejuar që në këto departamente të mos ketë mjekë të punësuar, që prej shëndetësisë së përgjithshme të vijnë një herë në javë dhe të kryejë kontrolle grupore – thotë avokati i popullit në të njëjtin tekst.

Avokati i popullit vlerësim të njëjtë ka edhe në raportin vjetor për problemet nga fusha e vet e punës për vitin 2015:

 Sistemi i kujdesit shëndetësor nëpër burgje është i keq dhe jofunksional. Do me thënë, avokati i popullit prej vitit 2013 e ka kritikuar ndryshimin e ligjit për zbatimin e sanksioneve, si dispozitë, sipas së cilës shërbimet shëndetësore në burgje duhet të merren nga ana e shtëpive shëndetësore si pjesë e shëndetësisë publike. Megjithatë, në 3 vitet e fundit ky transformim nuk është zbatuar, ashtu që kujdesi shëndetësorë i personave të gjykuar ende është jashtë sistemit të shëndetësisë primare të organizuar në institucione shëndetësore publike. Nga ana tjetër, sistemi jofunksional i përkujdesjes shëndetësore nëpër institucione ndëshkuese ka qenë arsye që një numër i madh i personave të dënuar të bëjnë ankesa për shkak se ndaj tyre nuk është treguar përkujdesje për shkak të mungesës së ilaçeve, kushteve mizore në ordinancat e burgjeve dhe pajisje jo të mjaftueshme të aparateve thelbësore mjekësore dhe të ngjashme. (faq. 40)    

Vërejtje të njëjta ka edhe komisioni për parandalim të torturave prej Këshillit Europian në raportin e tyre vjetorë për Maqedoninë, në të cilin potencohet mungesa e mjekëve dhe mbulim 24 orë, ndërsa situatën në SHNP Idrizovë e kanë vlerësuar të rëndë, jo vetëm nga ky këndvështrim.

 Për shkaqet e përmendura në argumentet e shtruara, pretendimin e VMRO-DPMNE-së në lidhje me kushtet në SHNP Idrizovë e konsiderojmë jo konsekuent.

 

LINQET:

 

Vlerësuar nga: Teo Blazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *