Kryetari i Komunës së Kavadarit, Jançev premtoi dhe hoqi dorë nga paga e tij

Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

Në konferencë për shtyp të mbajtur dhjetë ditë para zgjedhjeve lokale, Mitko Jançev, si kandidat për kryetar komune në Kavadar nga rradhët e VMRO-DPMNE bashkëqyetarëve të tij ju premtoi:

Publikisht heq dorë nga paga e kryetarit të komunës…

Mjetet financiare nga paga e kryetarit të komunës nga paga e kryetarit të komunës do të hidhen në një llogari donuese, që do të shfrytëzohet për mjete financiare dhe për zgjedhjen e problemeve financiare. Ky fond për 4 vite do të arrij vlerën prej 50.000 eurosh, ndërsa ndarjen e mjeteve do ta kryejë trupi i përbërë prej punonjësve social dhe humanistë të deklaruar, dhe jo Mitko Jançevi. 

Në bazë të këtyre dy parimeve, komuna e Kavadarit të buxhetin e vet do të kursej rreth 150.000 euro për periudhë prej 4 vitesh. 

  [BURIMI: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së, konferenca për shtyp e Mitko Jançev,  data: 05.10.2017  ]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev në fushatën për zgjedhje lokale premtoi se nëse zgjidhjet në këtë funksion, do të heq dorë prej pagës së kryetarit të komunës me vlerë prej 1.000 eurosh. Ky premtim i tij zgjedhor  ëstë realizuar.

Këto ditë (03.07.2018) “Fokus” publikoi se Jançev të gjithë pagat e kryetarit të komunës do të jua donojë studentëve dhe nxënësve, në formë të bursës.

Në tekstin me titull: “Mitko Jançev jua donoi pagën e vet prej kryetarit të komunës studentëve: Po të ishte gjallë babai im do të ndjehej krenar me mua!”, “Fokus” shkruan se me 14 shkurt, kur Kavadari festoi festën e kultivuesve dhe prodhuesve të verës, Sveti Trifun, Jançev foрmoi fondacionin “Nikolla Jançev”, i cili mban emrin e babait të tij. Si shumë fillestare në fondacion, familja Jançev donoi 10 mijë euro, dhe më pas, në llogari janë shtuar edhe të gjithë pagat e tij prej kryetari të komunës. Në shkrim mund të gjendet edhe deklarata e Jançevit në të cilën shprehet:

Momentalisht fondacioni ka në dispozicion rreth 20.000 euro, të cilat do të ju ndahen nxënësve dhe studentëve në qytet. Rreth asaj se kush do të fitojë bursë vendon komisioni profesional i përbërë prej personave nga sektori i biznesit, profesorëve, këshilltarëve…Bursat do të ndahen në festën fetare Dita e Shën Petrit me 12 korrik dhe në festën fetare Shën Nikolla me 19 dhjetor. Qëllimi është i qartë, të ndihmohen njerëzit përmes aktiviteteve humanitare. Vizioni im është që Kavadari të rritet në bashkësi humane, ku banorët do të trajtohen me respekt dhe dashuri, ku do të ju jepet mbështetje njerëzve të cilët kanë nevojë për ndihmë. 

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.