Kryetari i Komunës së Demir Hisarit spinon se nuk ka kërcënuar

Marjançe Stojanovskit. Foto: LSDM

Tentimi i Stojanovskit që të qetësojë opinionin është i kuptueshëm, por po ashtu është i kuptueshëm spini në kumtesën e tij rreth vet incizimit. Ky tentim ngjanë me spinimet që dolën rreth “bombave” nga ana e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, të cilët vazhdimisht dhe për gjatë kohë përsëritën se ato kanë qenë të “prera, ngjitura, të montuara”

 

Tentimi i Stojanovskit që të qetësojë opinionin është i kuptueshëm, por po ashtu është i kuptueshëm spini në kumtesën e tij rreth vet incizimit. Ky tentim ngjanë me spinimet që dolën rreth “bombave” nga ana e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, të cilët vazhdimisht dhe për gjatë kohë përsëritën se ato kanë qenë të “prera, ngjitura, të montuara”.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovskit, i komunikoi opinioni se nuk është kërcënuar dhe se fjalët e tij janë nxjerr prej kontekstit në lidhje me videon e cila u shpërnda në mediumet e internetit, po në vet kumtesën gjendet e vërteta e shtrembëruar, gjegjësisht spin:

…Përgjatë kësaj, në këtë kontekst, dua të informojë se fjalët e thëna nga ana ime në atë video të montuar kanë të bëjnë pikërisht me ato biseda, gjegjësisht komunikime dhe kontakte të cilat i kisha me prindërit, dhe jo ndonjë përgjim, kërcënime, shantazhe dhe të ngjashme. Po ashtu, ju informojë se për atë takim dhe për atë protest ka qenë e informuar edhe Ministria për Arsim dhe Shkencë me letër nr. 12-167/2 me 15.02.2018. 

Them se videoja e montuar, për atë se nuk është tërësisht e distribuuar dhe shfaqur, fjalët janë nxjerr prej kontekstit, me çka fitohet një shfaqje komplet e gabuar rreth asaj se çka flas unë…

[Burimi: Demi Hisar/ueb-faqe/komunikata e kryetarit të komunës, data: 11.09.2018]

Kundërspin:  Marjançe Stojanovskit, kryetari i Komunës së Demir Hisarit, kur LSDM e kandidoi në zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2017, në programin “Jetë në Demir Hisar” shkroi:

Është nder të jesh kryetari i Komunës së Demir Hisarit, por edhe detyrim i madh. Të jesh kryetar komune nënkupton të jesh në shërbim të qytetarit, të punohet preh mëngjesit deri në muzg për një komunë më të bukur, për qytetarë më të lumtur, për fëmijë pa brenga dhe të buzëqeshur, për nxënës të suksesshëm, për ditë më dinjitoze pensionale për më të rriturit, për punën e sigurt të të rinjve dhe ekzistencën e të gjithë familjeve, për një të nesërme më të mirë të të gjithë qytetarëve të Demir Hisar-it. 

Pas një viti jo të plotë në opinion dolën incizime se pas një diskutimi në një shkollë fillore në të cilin qartë dëgjohen fjalët e kryetarit të komunës të thëna tre muaj pas zgjedhjeve në të cilat ai fitoi:

– Harruat se kam punuar në MPB, harruat se jua përgjojë të gjithë bisedat telefonike. Shkuarjen prej në shtëpi dhe kështu me radhë – thuhet në videon të cilën e publikoi portali Lider

 

Kryetari Marjançe Stojanovskit pas daljes së incizimeve me urdhër të prokurorit publik është arrestuar/marrë në pyetje në stacion policor, me çka MPB komunikoi se ka mohuar se është kërcënuar dhe se incizimi ka qenë i vjetër – prej fillimit të vitit 2017.

Një ditë pas heshtjes së kryetarit, refuzonte të jep deklaratë për mediumet, që më pas në mbrëmje të del me një komunikatë të publikuar në ueb-faqen e Komunës në të cilën sqaron se bëhet fjalë për ngjarje në të cilën ka qenë i pranishëm pasi është thirrur prej 30 prindërve për shkak të protestës së dy mësimdhënësve në shkollën fillore “Goce Dellçev”.

Ai pretendon se videoja është montuar, ndërsa fjalët e tij janë nxjerr prej konteksti, kërkon prej redaksisë të publikojë demant, t’i kërkojnë falje, kërcënon të gjithë redaksitë e tjera që e kanë publikuar se do t’i padis nëse nuk bëjnë të njëjtën dhe kërkon të thonë emrin e personit që ka publikuar videon që të mund personat kompetent të vërtetojnë atë që ka folur saktë.

Kryetari Stojanovski, duke tentuar të demantojë se është kërcënuar, praktikisht pranoi kërcënimin. Vet në demant thotë në vazhdim:

…fjalët e thëna nga ana ime në atë video të montuar se bëhet fjalë për ato biseda, gjegjësisht për komunikimet dhe kontaktet të cilët i kam pasur me prindërit, por jo për ndonjë përgjim, kërcënim, shantazh dhe të ngjashme..Them video e montuar, për atë se nuk është shpërndarë në opinion në tërësi dhe nuk është treguar, fjalët janë nxjerrë prej konteksti, me çka edhe fitohet një fotografi e gabuar për atë se çfarë them unë…

Duke pasur parasysh se as në komunikatë e policisë, as në komunikatën e tij nuk i mohon fjalët, të cilat janë të qarta dhe dhe kanë nxjerr prej kontekstit, mund të arrihet në përfundim se në atë pjesë të komunikatës publikuar në ueb-faqen e Komunës së Demir Hisarit, kryetari i Komunës shtrembëron të vërtetën. Qëllimi është që të arrihet përshtypja në opinion se fjalët më vonë i janë montuar, dhe i janë nxjerr prej kontekstit, ato vet në vetvete tregojnë se në çfarë konteksti janë thënë – ka punuar në MPB dhe jua ka përgjuar telefonatat, dhe përkrah asaj se cila pjesë është e cilës shtëpi…

Tentimi i Stojanovskit që të qetësojë opinioni është i kuptueshëm, po ashtu, është i kuptueshëm spini i tij rreth komunikatës rreth vet incizimit. Ky tentim ngjanë në spinet të cilët u shfaqën rreth “bombave” nga ana e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, të cilët vazhdimisht dhe për gjatë kohë përsëritën se ato janë “të prera, të ngjitura, të montuara”.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.