Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik nuk ka kompetenca t’i jap dhe t’i marrë lëndë Katica Janevës

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski,mbrëmë në një konferencë për shtyp tha që Këshilli me 7 vota “për” ka vendosur që lëndët që prokurorja speciale Katica Janeva i kërkon, “Maxhar Telekom”, “Shpion” dhe “Verushevski” do të kthehen në kompetenca të Prokurorisë themelore publike Shkup dhe Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

–  Me shtatë vota “për”, janë sjellë vendime që për procedurë ligjore edhe më tej do të jenë kompetente Gjykata Themelore Publike Shkup dhe Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Që do me thënë, të gjithë lëndët të cilat janë tek ne do të kthehen në procedurë në këto prokurori publike, deklaroi Anevski.

Por, nga ku Anevski dhe Këshilli është kompetent të vendos cila Prokurori me cilën lëndë do të punoj, kur autonomia e Prokurorisë Speciale është e paraparë me Ligjin me të cilin ajo është formuar.

nenin 6 paragrafi 2 të Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike shkruan që: “Prokurori publik ka autonomi të plotë për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimit”

Më tej, në nenin 11 nga Ligji i njëjtë shkruan që prokurori publik do të marr nën kontroll lëndët të cilat hynë nën kompetencat e prokurorisë publike në cilëndo fazë.

Neni 11

Prokuroria Publike do të marrë nën kontroll lëndë që hynë në kompetencat e krijuara të Prokurorisë Publike në cilën do fazë të procedimit.

 Pas kërkesës me shkrim nga Prokuroria Speciale, prokuroritë publike janë të obliguara, në afat prej 8 ditësh, të i dorëzojnë cilëndo lëndë në të cilën veprojnë që të vendoset se nëse lënda i takon kompetencave të Prokurorisë Speciale Publike, në përputhje me kompetencat e saj të përcaktuara me ligj.

Prokurori Special Publik vendos në afat prej 8 ditësh nëse rasti i takon kompetencave ë Prokurorisë.

Sipas kësaj është e paqartë si Anevski dhe Këshilli mund të vendosin të mos i japin lëndët të cilat i ka kërkuar Prokuroria Speciale Publike. As Anevski, as Këshilli, kanë përgjegjësi të ndajnë dhe të shpërndajnë lëndë, dhe të zgjedhin mosmarrëveshje të kompetencave midis prokurorive publike.

Profesori Gordan Kallajxhiev thotë që sjellja e Këshillit për prokuror publik dhe kryetarit të tyre është keqpërdorim klasik.

-Vetëm prokurorja speciale është kompetente të vendos për cilat lëndë do t’i hetoj, ndërsa Këshilli i prokurorëve publik vendoset si tutor i Prokurorisë Speciale Publike dhe mendon që nëse PSP duhet të dorëzoj raport tek Këshilli, ajo do të thotë që ato duhet t’i tregojnë edhe çka duhet të punoj. Ky është keqpërdorim klasik, thotë profesor Gordan Kallaxhijev.

Ajo që është e diskutueshme dhe që ndoshta nxit huti tek Anevski dhe te anëtarët tjerë të Këshillit është neni 13 i  Rregullores së Këshillit të prokurorëve publik në të cilin shkruan që “Këshilli e ndjek punën e prokurorëve publik në bazë të vlerësimit të punës së tyre në pajtueshmëri me Ligjin për prokurorinë publike”. por kjo gjithsesi nuk vlen për Prokurorinë Speciale.

Sipas ligjit për Prokurorinë Speciale, e paraparë është që për punën e saj Prokuroria Speciale të përgjigjet përpara Këshillit të prokurorëve publik dhe përpara Kuvendit, por kjo nuk do të thotë që Këshilli duhet të vendos për lëndët që do t’i punoj PSP.

 Neni 7

 Prokurori publik është përgjegjës për punën e tij përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe përpara Këshillit të Prokurorëve Publik.

Prokurori publik do të dorëzoj raport secilin gjashtë muaj për aktivitetet e  tij, duke përfshirë edhe përshkrim për përparimin për cilindo hetim ose ndjekje të inicuar nga Prokuroria Publike. Në raportin e tillë mund të mos dorëzohen materiale të cilat sipas Prokurorisë publike duhet të mbahen të fshehta, por do të siguroj informacione të mjaftueshme për t’i arsyetuar harxhimet.

 Avokati dhe ish prokurori publik Aleksandër Nakov, thotë që Këshilli i prokurorëve publik nuk ka asnjë kompetencë të përzihet në atë se me cilat lëndë do të punoj Prokuroria Speciale.

-PSP ka autonomi të vendos çka do të punoj dhe me çfarë radhitje do ta bëjë punën dhe askush nuk mund të përzihet, as edhe Këshilli për prokurorë publik. Ajo që e bëri Këshilli mbrëmë është shkelje e le Ligjit. Çdo kush që merr një funksion e merr me qëllim ta kryej punën, por për fat të keq në këtë moment tek ne shumica marrin funksione që të zbatojnë urdhra. Megjithatë, PSP është e pavarur dhe duhet të vendos në mënyrë autonome me cilat lëndë do të punoj, Këshilla nuk ka çka miraton ose mohon– thotë Nakov.

Linqe

http://meta.mk/anevski-ne-i-gi-dade-predmetite-shto-gi-bara-janeva/

 http://www.akademik.mk/integralno-predlog-zakonot-za-spetsijalniot-obvinitel-javniot-obvinitel-ima-tselosna-avtonomija-vo-istrazhuvaneto-i-goneneto-na-krivichni-dela-3/

http://www.sjorm.gov.mk/Propisi.aspx

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *