Kryetari i Dojranit i nënvlerëson gjetjet profesionale të institucioneve shtetërore

Me 08.07.2016, kryetari i Komunës së Dojranit, Borçe Stamov, në lidhje me rezultatet e dala nga Qendra Publike për Shëndetësi në Veles për ndotjen e Liqenit të Dojranit dhe ndalimit për not nga ana e inspektoriatit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, dha deklaratën në vazhdim:

…Në dy ditët e kaluara kemi kontakte me përfaqësues nga Komuna Kukush me të cilën ndahet liqeni nga ana greke. Në studimet e përpunuara nga institucionet renome të tyre në periudhën prej 42 muajsh, me mbi 30 shkencëtar të specializuar kanë përfunduar se Liqeni i Dojranit ka kryesisht ujë të pastër, në të cilin në masë të madhe u rrit në dy vitet e fundit, me zgjedhje të madhe të peshqve dhe me faunë të zhvilluar përreth. Dhe për këtë jemi të habitur nga hulumtimet e Institutit. Si komunë, do të kërkojmë hulumtime dhe analiza shtesë, nga më shumë institucione, sepse vlerësojmë se uji në liqen nuk ka qenë asnjëherë më i pastër që nga fillimi i katastrofës ekologjike deri më tani…

 [Burimi: Pres 24, Data: 08.07.2016]

ARSYETIM

Këtë deklaratë e vlerësojmë si jokonsekuente për disa arsye.

Si fillim, kryetari i Komunës së Dojranit shpreh dyshim mbi vlerën e rezultateve të Qendrës për Shëndetësi Publike në Veles, e cila në të vërtetë është njësi lokale e Institutit për Shëndetësi publike. Me atë edhe mohon mendimin e dhënë nga ky institucion i lartë i caktuar me ligj për monitorim dhe mendim profesional të gjendjes së ndotjes së ujërave për not, institucioni i cili krijon politikën nacionale në fushën e mjekësisë preventive dhe shëndetësi publike.

Më pas, kryetari i komunës Stamov, duke nënvlerësuar rezultatet e Institutit për shëndetësi publike thërret në studimet e bëra nga ana e insitutcioneve greke, duke mos përmendur studimin, duke mos precizuar kush e ka përgatitur dhe përse saktësisht ka qenë lëndë për hulumtim. Përgjatë asaj, kryetari Stamov nuk përmend studimin për gjendjen e Liqenit të Dojranit të përgatitur në vitin 2015 nga ana e Qendrës rajonale për mjedis jetësor. Ky studim vlerëson se Liqeni i Dojranit ka materie të mbetura me përqendrim të lartë, komponime fosforike dhe azotike. Në studim potencohet se në liqen në mënyrë të vazhdueshme hyjnë fekale nga më shumë anë dhe nga qyteti i Dojranit edhe përskaj funksionimit të stacionit për pastrim, nuk rezulton se uji është i pastruar.

Fakti i tretë dhe më i rëndësishëm është se, kryetari Stamov duke shprehur dyshime dhe duke nënvlerësuar rezultatet e institucioneve përgjegjëse, në mënyrë indirekte thërret qytetarët për mos respektim të ndalesës për not nga institucionet, gjë që mundet seriozisht të ndikojë në përkeqësimin gjendjes shëndetësore.

 Edhe pse Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor morri vendimin për ndalim noti në katër plazhet, Plazhi i Qytetit, Kryqi i kuq, breg i Artë dhe Kalldërma, prej kur u vërtetua se Liqeni i Dojranit është i infektuar me bakterie dhe kemikate në shkallë të tretë.

Me 08.07.2016, Dnevnik transmeton mendimin e mjekëve nga Instituti për Shëndetësi Publike:

…Notimi në ujë me rritje të numrit të baketerjeve koloni formuese rrit rrezikun për shfaqe të ngërçeve në stomak, diare, vjellje, infeksione të veshëve apo të lëkurës. Për gjatë asaj rreziku është prezent te personat me imunitete të dobët, te personat me sëmundje kronike dhe te fëmijët…

Duke pasur parasysh këto argumente, deklaratën e kryetarit të Komunës Borçe Stamov e vlerësojmë si jo konsekuente. 

 

BURIMET

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *