Kriva Pallanka ende pret gazifikimin

Ktiva Pallanka është afër sistemit të gasifikimit por ende ngelet pa një sistem të tillë. Foto: Komuna e Kriva Pallankës

 

Projekt Gazifikimi i qytetit të Kriva Pallankës

Përshkrim: Tani më është përgatitur projekti i cili përfshinë 7 km rrjetë kryesore të gazifikimit. Komuna për gazifikim të Kriva Pallankës në periudhën e kaluar ka përgatitur projektin bazë së bashku me revizionin, ka të miratuar studimin për gazifikimin e Kriva Pallankës dhe ka të marr vendim për fillim të procedurës për partneritet publiko-privat. Konkursi planifikohet që të shkruhet gjatë vitit 2013. (Mjetet: 27.670.000,00 denarë, Burimi i financimi: partneriteti publiko-privat, Afati i realizimit: 2013-2014, në pajtim me dinamikën e planit të veprimit të vet projektit)

 

ARSYETIM

Gazifikimi i qytetit të Kriva Pallankës e premtoi Arsenço Aleksovski, kandidati i VMRO DPMNE-së si kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokalet të vitit 2013. Ai në programin e tij zgjedhor në faqe, 17 premtoi se tani më deri në fund të vitit të ardhshëm pas zgjedhjeve (2014), qytetit do të gazifikohet përmes modelit të partneritetit publiko-privat. Sipas asaj që është vërtetuar, ky premtim është i parealizuar.

Në këtë premtim Aleksovski flet për hapat e gazifikimit të bërë gjatë mandatit të kaluar, gjegjësisht se është përgatitur projekti së bashku me revizionin dhe se është miratuar studimi dhe është marr vendimi për fillimin e procedurës për partneritetin publiko-privat.

Kërkimet në internet edhe përmes agregatëve të lajmeve maqedonase “Time” dhe “Grid” japin shumë pak rezultate gjatë kërkimit të  termeve të ndryshme që të kontrollohet deri ku ka përparuar situata me gazifikimin e premtuar, por të gjithë ata flasin se punët qëndrojnë në vend.

Edhe kërkimet në ueb-faqen e Komunës së Kriva Pallankës për informacionet të gazifikimit japin të njëjtat rezultate – gjegjësisht, vetëm informacion për procedurat  bëra në mandatin e kaluar të Aleksovskit. Për shembull, se kompania ka përgatitur projekt dokumentacionin e ka dorëzuar që ne 11 maj të vitit 2012. Por informacione të tjera nuk ka.

Duke pasur parasysh atë që mund të shihej, premtimi i Arsenço Aleksovskit për gazifikim të qytetit të Kriva Pallanës, i cili është shumë afër gazsjellësit kryesor me të cilin momentalisht furnizohet me gaz Shkupi, është i parealizuar.

 

BURIME

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.