Krahasim i të pakrahasueshmeve për investimet në tre dekada

Investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend në përgjithësi, për periudhën 2007-2015 arritën në 2,81 milion euro dhe janë më të larta për 1.498 milion euro në raport me periudhën 2003-2006 ( tre herë më shumë). IHD në periudhën 2007-2015 janë për 1.513 më shumë në krahasim me të hyrat e përgjithshme në IHD në periudhën 10 vjeçare të qeverisjes së LSDM-së ( duke përjashtuar privatizimin EKM në 2006 dhe shitjen edhe atë të 10 përqind të kapitalit shtetëror në “Telekomin e Maqedonisë” në qershor të vitit 2006) 

 

[Burim:  Llogaridhënie   2016 – Data: mars 2016]

 

ARSYETIM:

Bëhet fjalë për deklaratë jo parimore e dhënë në Llogaridhënie të partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në vitin 2016 (faqe 8 dhe 9), për shkak se një pjesë e shifrave janë paraqitur pa qasje metodologjike, dhe pa kontekst.

Në Llogaridhënie theksohet që numri i investimeve të drejtpërdrejta në periudhë prej 9 viteve( nga 2007 deri 2015) dhe që në mënyrë “të përgjithshme” ato arrijnë 2 miliard e 281 milion euro. Kjo shifër sipas të dhënave të cilat i publikojnë institucionet tjera, siç është Banka popullore e Republikës së Maqedonisë ose Enti shtetëror i statistikës, janë të verifikueshme dhe të sakta. Por, menjëherë pas kësaj bëhet krahasim jo konsekuent me periudhën katër vjeçare ( nga 2003 deri 2006)  kur në qeveri ishte LSDM dhe thuhet që diferenca për këtë periudhë është 1 miliard e 498 milion euro, apo “tri herë më shumë“.

Kontradikta thelbësore e të dhënave të publikuara shihet në atë që shifrat gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së, janë për 9 vite , ndërsa dallimi në raport me periudhën kur mandatin e ka pas LSDM, bëhet fjalë për periudhë katër vjeçare, gjegjësisht krahasohen shifra për të cilat ka një diferencë prej pesë vitesh.

Në pjesën e dytë të deklaratës përsëritet e njëjta kontradiktë, me çka thuhet që në në përgjithësi dallimi për 9 vitet e qeverisjes së VMRO-DPMNE janë shënuar me një miliard e 513 milion euro më shunë në krahasim me “periudhën 10 vjeçare të qeverisjes së LSDM”.

Kjo mospërputhje e krahasimeve të paraqitura, së pari shihet tek ajo se nuk është saktësuar për cilin 10 vjeçar bëhen krahasimet. Pasi kjo nuk është bërë, duhet të parashikojmë se bëhet fjalë për periudhën 6 vjeçare të qeverisjes së LSDM 1992 ( pas shkarkimit të qeverisë eksperte të Nikolla Klusevit) deri në vitin 1998, kur në zgjedhjet parlamentare fitoi VMRO-DPMNE, si dhe në periudhën prej 15 shtator 2002 deri në qershor 2006, periudhë në të cilën ka qeverisur qeveria e udhëhequr nga LSDM.

:Kur këto shifra do viheshin në kontekst real  në periudhat e transicionit në Maqedoni, çdo vëzhgues do të duhej t’i vërente këto çështje:

  •  Në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1995, Republika e Maqedonisë gjendej në bllokim ekonomik nga Greqia.

  • Në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1995, RM ishte e rrethuar me konflikte ushtarake në regjion, të cilët filluan në kufirin verior të vendit.

  • Në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1997, Maqedonia ende po i vendoste marrëdhëniet themelore me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa shumë nga ato, ende nuk kishin hap zyra në Shkup.

  •  Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim me UE ishte nënshkruar me 9 prill të vitit 2001, ndërsa hyri në fuqi me 1 prill të vitit 2004.  Marrëveshja e përkohshme, e cila përfshin aspekte të tregtisë dhe aspekte të lidhur me tregtinë, hyri në fuqi në qershor të vitit 2001.

  • …. Republika e Maqedonisë u bë kandidat për anëtarësim në Unionin evropian në dhjetor të vitit 2005, ndërsa në vitin 2008 u miratua nga ana e UE “Partneriteti për anëtarësimin e vendit”, e me këtë u azhurnua paraprakisht partneriteti evropian nga janari i vitit 2006..

 

Këto dhe një numër i madh i fakteve tjera janë të mjaftueshme që të vlerësohet që nuk mund të krahasohen periudhat e përmendura. Kuptohet që në kushte lufte në rajon, me marrëdhënie të pa vendosura në nivel të lartë bilateral ( si për shembull marrëdhëniet diplomatike ose me Serbinë fqinje ) ose në planin multilateral, Investimet e huaja të drejtpërdrejta do të jenë shumë më të vogla, para së gjithash për shkak të pasigurisë në rajonet në të cilat investohet.E kundërt ishte situata lidhur me investimet e huaja tek shtetet fqinje të cilat kishin siguri më të lartë, për shembull nga momenti kur ata siguruan anëtarësime në EU dhe NATO.

Не е јасно зошто се исклучени парите од ЕВН и Телеком. Фото: скриншот
 Nuk është e qartë pse janë përjashtuar paratë nga EVN dhe Telekom Foto: skrinshot

Përfundimisht, në deklaratën të cilën e vlerësojmë, është vërejtur edhe një kontradiktë, ajo është, që për periudhën e vlerësuar për qeveritë e LSDM-së, janë marrë investimet e shitjes të një pjese të Elektro ekonomisë në Maqedoni në vitin 2006 dhe 10 përqind të aksioneve të shtetit nga Telekomi  Maqedonisë. Është tejet e paqartë pse janë llogaritur këto mjete, kur me shitjen e aksioneve nga Telekom janë fituar 62 milion euro, a për shitje të Distribucionit EVN-së, shteti ka fituar 225 milion euro. Çdo para e gatshme që është futur në llogarinë e buxhetit të RM-së për blerje të pjesëve ose të ndërmarrjeve të cilat kanë qenë pronë shoqërore ose shtetërore, llogariten si Investime të huaja të drejtpërdrejta.

Për atë se sa loja me shifra mund të “gënjejë”masën e gjerë, nëse shifrat e dhëna nuk janë të kompletuara dhe nxiren nga konteksti, mund të shërbej edhe ky tregues: Sipas të dhënave zyrtare të BPRM (Tregues thelbësor në RM), për lëvizjen e IHD në RM, tregon me përqindje prodhimi vendor bruto, pjesmarrja e IHD në vtin 2004 arrin 5,7 përqind, ndërsa në vitin 2014  arrin 2,3 përqind GDP-së

 

Për shkak të këtyre argumenteve, pa i kontrolluar në detale shifrat e paraqitura në Llogaridhënie, vlerësimet e tilla i vlerësojmë si jo konsekuente.

BURIMI:

 

Vlerësuar nga: Teo Bllazhevski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *