Korrupsioni ngelet problem i madh në rrugën për në BE

Ilustrim: Screenshot prej Indeksit të korrupsionit për 2017 të Transparency International

 

Sipas asaj që është shkruar në Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë në vitin 2018 për avancimin e vendit për përmbushje të standardeve të BE-së, korrupsioni mbetet një prej problemeve vitale në pjesën e Qeverisjes së të drejtës dhe të drejtave themelore. Përsëri, ka vend për kënaqësi, por jo edhe për tu ndjerë komfor, sepse Komisioni me shumë precizitet numëroi detyrat vendit në këtë segment të cilat duhet të kryhen 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Komisioni në fillim kujton se sundimi i të drejtë dhe respektimi i të drejtave të njeriut  janë vlera themelore të Bashkimit Evropian dhe se një sistem i mirë gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit janë të rëndësisë së lartë, siç është edhe respektimi i të drejtave themelore në ligje dhe në praktikë (faqe 18 prej Raportit). 

 

GJYQËSORI DHE TË DREJTAT THEMELORE – KA PËRMIRËSIME 

Për shkak të gjendjes në vend, Komisioni konstatoi se ka përmirësim në zhvillim dhe se qeveria e re ka shprehur vullnet politik ndaj Reformave urgjente me prioritet prej vitit 2016 përmes miratimit të strategjive dhe ndryshimeve ligjore në korniza ligjore, veçanërisht për përmirësimin e sistemit gjyqësor, për luftën kundër mos dënimit të policisë dhe përmirësim të klimës për shprehje të lirë dhe lirisë së mediumeve. 

Në vitet që pasojnë vendi duhet të veprojë si në vazhdim:

  • Të miratojë dhe të implementojë masat e parapara me Strategjinë për reforma në gjyqësor, përfshirë këtu edhe reformën në sistemin e emërimit, promovimit, disiplinës dhe shkarkimit të gjykatësve dhe prokurorëve publik, dhe të demonstrojë se pavarësia në sistemin gjyqësor do të respektohet dhe promovohet në të gjithë nivelet. 
  • Të miratojë dhe të implementojë masat për përforcimin e institucioneve të cilët janë përgjegjës për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe të nxit aktorët të cilët janë përfshirë në këtë segment me nivel më të lartë politik, që të zbatojë të njëjtat. 
  • Të ndërmerren hapa konkret për përmirësimin e gjendjes nëpër burgje dhe vende të tjera për paraburgim dhe të ndërmerren hapa për një atmosferë për lirinë e të shprehurit, për përforcim të profesionalizmit dhe informimit më të saktë, kryesisht përforcimin e pavarësisë së shërbimit publik radiodifuziv. 

 

REFORMAT TË BËHEN NË BAZË TË ANALIZAVE TË THELLA DHE NË BAZË TË INKLUZIONIT 

Për sa i përket gjyqësorit konkretisht në Raportin e BE-së, thuhet se në vitet në vazhdim qeveria duhet që të ndërmerr hapa konkret:

  • Të miratohet dhe të implementohet masat, përfshirë edhe në Strategjinë për reforma gjyqësore për sistemin për emërime dhe promovime në gjyqësor dhe për mbrojtjen e gjyqësorit prej politikës. 
  • Të miratohen dhe implementohen reformat në Këshillin Gjyqësor edhe në Këshillin e Prokurorëve Publik dhe të sigurohet se ato do të përmbushin rolin e tyre në mbrojte të pavarësisë së gjykatësve dhe prokurorëve. 
  • Të sigurohet se të gjithë reformat, veçanërisht ato të cilët janë të lidhura me institucionet, janë bazuar në analiza thelbësore të boshllëqeve dhe nevojave, se ato reforma janë planifikuar në mënyrën e duhur, me buxhet dhe të ndjekura me procese të konsultimeve me të gjithë pjesëmarrësit relevant në proces. 

 

KORRUPSIONI ËSHTË AKOMA PROBLEM SERIOZ 

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit në raport konstatohet se avancimi në raport me propozimet prej vitit të kaluar është arritur edhe atë më së shumti përmes proceseve të profilizuara të cilat i udhëheq Prokuroria Publike Speciale. Përsëri, Komisioni konstaton se “korrupsioni është prezent në shumë sektorë dhe mbetet problem serioz”. Po ashtu thuhet se “kapaciteti i institucioneve shtetërore për menaxhim efektiv me problemi tregon mungesa në strukturë dhe mungesa operuese”. Prej këtu, Komisioni propozon se në vitet në vazhdim qeveria do të ndërmerr masa:

  • Të riafirmojmë vullnetin politik për luftën kundër korrupsionit me atë se di të sigurohen që institucionet aktivisht të merren me parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit, me autonomi të nevojshme, resurse dhe kuadro të trajnuar të cilët do të punësohet sipas sistemit të kualitetit (meritës). 
  • Përmirësimi i më’tejmë i fakteve gjatë hetimeve, akuzat dhe gjykimet në rastet me profil të lartë të korrupsionit, përfshirë këtu edhe përmes hetimeve financiare të cilët do ti zbatonin ekipet e veçanta financiare në pajtim me standardet për luftën kundër larjes së parave, sekuestrimin dhe konfiskimit e pronës së arritur përmes rrugës së krimit. 
  • Të ndërmerren masa të nevojshme që të integrohet Prokuroria Publike Speciale në sistemin e prokurorisë sipas bazës ekzistuese, që të mund të kryhet procesi për vërtetimin e përgjegjësisë ligjore për përgjime jo të ligjshme dhe incizime.

 

GJENDJA E KEQE E BURGJEVE DHE GRUPEVE TË PREKURA

Komisioni me saktësi dhe me pozitivisht i referohet edhe gjendjes së respektimit të të drejtave themelore të qytetarëve dhe atë përmes disa fushave mes të cilave janë të anti diskriminimi dhe liria e të shprehurit, por theksohet se janë të nevojshme edhe më shumë mundime në fushat për sa i përket menaxhimit përkatës me gjuhën e urrejtjes, stereotipeve të vazhdueshme, të drejtës nëpër burgje dhe institucioneve psikiatrike, menaxhimin me standardet dhe politikat për ndihmën e grupeve të prekura, përfshirë këtu edhe personat me nevoja të veçanta dhe Romët.

Komisioni propozon se në vitet në vazhdim qeveri duhet të ndërmerr këto masa:

  • Të ris  përkushtimin për të përmirësuar  kushtet në burgje dhe në vende të tjera për arrest, duke respektuar të gjithë propozimet e Komitetit Evropian për parandalim të torturës dhe sjelljes jonjerëzore ose dënimit dhe e gjithë kjo të ndiqet me përfundimin e rasteve për të cilat ekziston dyshimi për sjellje të keqe dhe jo humane. 
  • Të përforcojë masat për reforma në shërbimin publik radiodifuziv dhe të ndërmerr masa për nxitjen e zhvillimit të atmosferës së këndshme për mediumet përmes promovimit të informimit objektiv dhe të saktë. 
  • Të miratohet dhe të implementohet draft ligji për mbrojtjen dhe parandalimin e diskriminimit, që të sigurohet harmonizimi me ligje të tjera dhe të përmirësohet ndjekja e të gjithë rasteve të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimit si pasojë e urrejtjes. 

Në raport thuhet se vendi ka ratifikuar më shumë “instrumente ndërkombëtare për mbrojtje e të drejtave të njeriut”. 

Te të drejtat themelore, akoma më shumë problematike është gjendja e keqe nëpër burgje dhe përkrah masave të ndërmarra dhe të strategjive të miratuara për zero tolerancë kundër sjelljes jonjerëzore, në veçanti se mbipopullimi akoma paraqet problem. Nuk përmendet amnistimi, por përmendet se Ligji për provë është zbatuar edhe në territorin e Shkupit, por edhe më tej ka zvarritje serioze në pjesë të tjera të shtetit.

Apostrofohet edhe gjendja me numrin e gjykimeve dhe aplikacioneve për vendimin nga ana e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut

Prej shtatorit të vitit 2016, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) gjeti shkelje në Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut në 8 prej 10 rasteve, të cilët janë lidhur kryesisht me të drejtën për gjykim të drejtë, lirisë së shoqërimit, të drejtës për jetë, lirisë së shprehjes dhe respektimit të privatësisë dhe familjes. Gjatë kohës së kësaj periudhë 461 aplikacione të reja janë dorëzuar në gjykatë. Me një shkurt të vitit 2018 numri i përgjithshëm i aplikimeve që presin para Gjykatës është 325. Vendi arriti të zvogëlojë numrin e gjykimeve të GJVDNJ-së të cilët duhet të kryhen – 42, prej të cilave 2 janë nën monitorim të vazhdueshëm” (të Këshillin e ministrave të Këshillit Evropian). 

 Sipas asaj që është shkruar në Progres raportin për Republikën e Maqedonisë 2018 për avancimin e vendit në drejtim të standardeve të BE-së në pjesën Sundimi i të drejtës dhe të drejtat themelore, është qartë se korrupsioni mbetet një problem vital. Përsëri, ka zhvillime të kënaqshme, që Komisioni i apostrofoi të gjithë hapat pozitiv në gjithë vitin. Por, assesi nuk ka vend për relaksim, sepse Komisioni me saktësi numëron detyrat e vendit, të Qeverisë para së gjithash, të cilat duhet të realizohen.