Korrigjime dhe sqarime

Të gjithë kërkesat për korrigjime dhe sqarime mund të dërgohen në afat prej 30 ditësh me sqarimin për materialin për të cilin kërkohet korrigjimi nëpërmjet këtij formulari.

Këtu mund të dorëzohen vërejtje për përmirësim për të pavërteta, gabime ose paqartësi eventuale për të cilat vlerësohet se duhet të korrigjohen. Personat përgjegjës në secilin botim do t`i trajtojnë vërjetjet dhe në afat prej 2 ditësh do të dorëzojnë përgjigje adekuate.

Informacioni për çdo korrigjim ose plotësim, i krijuar në bazë të kërkesës nga ndonjë anëtar i publikut, do të theksohet qartë në fillim të çdo shkrimi për të cilin bëhet fjalë. Personat të cilat janë të prekur personalisht dhe duan të marrim përgjigje të drejtpërdrejtë në postën e tyre elektronike, luten që ta theksojnë këtë në mesazhin e tyre me të cilin kërkohet korrigjim ose sqarim.

 

Ky udhëzues për korrigjimet dhe sqarimet bazohet në dokumentin e titulluar Politika e Korrigjimeve dhe Sqarimeve të Fondacionit Metamorfosis dhe vlenë për të gjitha botimet e tij (siç është Vërtetmatësi). Nenet nga Kushtetuta e Republikës së Moldavisë dhe ligjet mbi të cilat është krijuar ky dokument mund të gjenden këtu (Shtojca 1).

 

Shtojcë: Kërkojmë që përdoruesit e rrjeteve sociale që janë administratorë të faqeve/grupeve ose pronarë të profileve dhe që kanë komente mbi recenzionete e Vërtetmatësit në lidhje me përmbajtjet e shpërndara nga faqet/grupet/profilet e tyre, t’i paraqesin ato brenda 7 ditëve nga publikimi i recenzionit , sepse pas kësaj periudhe nuk mund të bëjmë ndryshime në vlerësimet e dhëna për arsye teknike që lidhen me vetë funksionimin e faqeve të rrjeteve sociale. Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Lista e korrigjimeve, sqarimeve dhe reagimeve

Ndryshimet dhe shtesat në artikujt e Vërtetmatësit në periudhën e kaluar të bëra pas publikimit të tyre janë bashkangjitur. Në disa nga këto ndryshime dhe shtesa, ndryshimi shprehet qartë në vetë titullin e artikullit, ndërsa në disa të tjera, kur bëhet fjalë për ndryshime të vogla dhe që kanë të bëjnë me komentet e lexuesve, ato informohen në fund të faqes, poshtë tekstit në seksionin e komenteve të lexuesve. Për disa, shpjegimi është pikërisht këtu në këtë faqe dhe kjo praktikohet kur artikulli hiqet pas publkimit.

Андреас Ноак не е убиен, а графен хидроксид не постои во вакцините против ковид (КОРЕКЦИЈА)

 

Recenzioni kushtuar këtij postimi doli të ishte i pasaktë, kështu që u hoq. Në postimin dhe artikullin e recenzuar nga kolegët, nuk kishte asnjë burim për ekzistencën e një lidhjeje midis trajtimit të melit dhe gurëve në veshka. Vërtetmatësi kreu kërkime të shumta në faqet mjekësore dhe spitalore me famë botërore, raportoi një deklaratë nga një mjek specialist dhe pavarësisht gjithçkaje, askund nuk gjetëm ndonjë lidhje midis trajtimit të melit dhe gurëve në veshka. Megjithatë, pas publikimit të recenzionit, na u dha një link me një studim shkencor që shqyrtonte këtë marrëdhënie, prandaj vendosëm ta tërheqim recenzionin. Gjithashtu, ne i nxitëm redaktorët e faqes që të vendosin linqet e studimeve mbi të cilat bazohen artikujt e tyre në vetë artikujt.

https://www.facebook.com/nmd.mk/posts/pfbid0367Rc1aCZiB2WnrAiZ9H2ea6BRE7ajwBb69gFMhjnJUoSqFuVKD7s4ZHq8youM9Dzl

Клик-бејт наслов прикрива дека поранешен, а не актуелен амбасадор бара оставка од Заев

Фалсификуван наводен став на доктор Дејан Докиќ, кој што не е негов, се шири на Фејсбук

„Некро-сатиричен“ пост дезинформира дека Антонио Милошоски загинал во сообраќајка

Додатокот за лицата со посебни потреби е зголемен 20 отсто (дополнето со РЕАКЦИЈА и Редакциски ОДГОВОР)