Kontrolluesit e gjykatave prej më herët e dinin se çfarë ndodh në Gjykatën Penale në Shkup

 

Raporti për gjendjen në Gjykatën Penale në Shkup të cilin e dërgoi Stojançe Ribarev – kryetari i gjykatës prej marsit deri në tetor të vitit 2017, vërtetoi se ata të cilët ishin të ngarkuar që të kontrollojnë gjykata, si Gjykatën e Lartë dhe Këshillin Gjyqësor kanë ditur gjithçka paraprakisht, dhe përsëri japin deklarata “asgjë e madhe, asgjë për tu shqetësuar” 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Gazetarët e TV “Tellma” publikuan raport deri te i cili erdhën prej burimeve gjyqësore për gjendjen e Gjykatës Themelore Shkup 1, Shkup, i cili vetëm se e vërteton gjendjen e keqe dhe ndarjen jo të drejtë të lëndëve gjyqësore, që është dërguar që në fillim të tetorit deri te Gjykata e lartë e RM-së, deri te Këshilli Gjyqësor dhe deri te Ministria e Drejtësisë. Raportin e ka shkruar Stojançe Ribarev, gjykatës dhe ish kryetar në Gjykatën Penale në Shkup.

Në raport thuhet se një pjesë e lëndëve në gjykatë që para disa viteve është ndarë sipas një sistemi tjetër i cili ka qenë i përpunuar me kërkesë të gjykatës, do me thënë me sistemin “ACCMIS”, siç ka deklaruar Ribarev dhe Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë, i cili më pas i hetoi gjendjet:

Me këtë sistem, lëndët pas regjistrimit në regjistrin përkatës nuk janë ndarë nëpër gjykatës. Ato lëndë ju janë ndarë bashkëpunëtorëve profesional, ndërsa gjykatësi është shkruar në sistem, pasi që lënda ka përfunduar. Për  rreth 200 lëndë të tjera edhe pas përfundimit, gjykatësi nuk është caktuar dhe lëndë janë arkivuar pa gjykatës të përcaktuar. Si gjykatës është shkruar gjykatësi i cili ka qenë kryetari i këshillit, ndërsa lënën e kanë punuar më tepër gjykatës sipas orarit të ditës. Cila lëndë në cilën ditë do të punohet, kanë vendosur bashkëpunëtorët profesional, dhe jo gjykatësit. Një mënyrë e tillë e ndarjes së lëndëve është plotësisht në kundërshtim me rregulloren gjyqësore dhe për shkak kësaj në gjykatë kishte 790 lëndë të këtij lloji të cilët nuk janë ndarë sipas gjykatësve. (minuta e 2,47)

Ribarev sqaron përse është shfrytëzuar ai sistem – për lëndët e vjetra:

Gjatë ardhjes sime, në gjykatë lëndët janë ndarë sipas LPP ( Ligji për padi penale i cili ka vlejtur deri në vitin 2013) të vjetër dhe jo nëpërmjet sistemi ACCMIS, por këtë shërbyesi e kish bërë orarit dhe rendit të pranimit me numra romak. Kjo praktikë është lënë prej 03.07.2017, me pranimin e ndryshimeve të orarit të cilin e solla. (minuta 3,40)

Por, në raportin e Ribarevit ka pjesë e cila tregon se ky sistem nuk është shfrytëzuar vetëm për këtë, por kjo praktik është rritur edhe në ndarjen jo të barabartë edhe të lëndëve të tjera:

Me 20.03.2017 konstatova se në gjykatë prej shkurtit të vitit 2012 nuk ka funksionuar grupi punues për menaxhimin e ndarjes së lëndëve dhe nuk ka dorëzuar asnjë propozim deri te kryetari i gjykatës, gjykatësit kanë pasur vetëm një lloj të lëndës, ndërsa kanë pranuar të punojnë në një lloj tjetër të lëndës, te lëndët penale gjykatësit kanë pranuar lëndë pas LPP të ri dhe të vjetër dhe kanë shprehur dëshirë që kjo të ndryshojë, veçanërisht për shkak të faktit që një numri i vjetër i lëndëve është ulur dukshëm dhe është shfaqur nevojë për këtë, dhe me këtë edhe fluksi i lëndëve është duke i zvogëluar. (minuta 4.16)

Këtë raport të Ribarevit, të cilin jua vërtetoi gazetarëve në RV Tellma, tregon edhe një herë se ato të cilët janë të detyruar të kontrollojnë punën e gjykatave, atë të Gjykatës së Lartë të RM-së dhe Këshillit gjyqësor, e kanë ditur se çfarë ndodh të paktën rreth ACCMIS-it në gjykatën më të madhe në Maqedoni, Gjykata Penale në Shkup, por kjo nuk e pengon Karaxhovskit, të jep deklaratë të tipit “asgjë e madhe, asgjë për tu shqetësuar”, për të cilën “Vërtetmatësi” tashmë ka shkruar para dhjetë ditëve:

FireShot Capture 434 - Контраспин_ Што е страшно во судствот_ - http___vistinomer.mk_kontraspin-sh

 

Raporti i Ribarevit është vetëm një hallkë e vargut të cilin e pa opinioni dhe që tregon parregullsitë, veçanërisht të atyre procedurave gjyqësore të cilat mund të hyjnë në kategorinë e gjykimit të drejtë, që gjë është e mbrojtur ndërkombëtarisht dhe është e drejtë e njeriut e garantuar me kushtetutë.

Raporti për gjendjet me ACCMIS sistemin në Gjykatën e Lartë, të Apelit dhe Penale në Shkup deri para disa ditëve ka qenë i mbrojtur me shkallë të besueshmërisë, të cilën Këshilli Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, e theksoi si pengesë formale për shqyrtimin e të njëjtës nga ana e anëtarëve të këshillit. Por, tani edhe pse shkalla e besueshmërisë është larguar, raporti akoma nuk është i qasshëm për opinionin, gjegjësisht Ministria e Drejtësisë nuk e ka vendosur në ueb-faqen e vet.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *