Konfiskimi – kusht për luftë më të suksesshme kundër krimit

Foto: pxhere.com

Duke u nisur nga fakti se si bazë ose motivi kryesor i kryerjes së një numri të madh të veprave penale është përfitim i pasurisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejt (siç janë veprat penale kundër pronës private, veprat penale në mos kryerjen e detyrës, financat publike, pagesat, vepra penale doganore dhe vepra të tjera penale, në veçanti ata vepra të cilat kanë atributin e veprës penale të krimit të organizuar), si përgjigje përkatëse kundër aktorëve të ketyre veprave penale dhe demotivimin e kryerjes së të njëjtave, është caktimi i masave të konfiskimit në mënyrë efikase. 

 

Shkruan: Drilon Saliu

E gjithë kjo gjithsesi se do të krijoj kushte që krimi është punë që nuk paguhet, për atë se pasuria e përfituar nëpërmjet kryerjes së veprave penale si rezultat i aktivitetit kriminal, merret. Kështu që, kjo mas ka ndikim preventiv dhe mbron vlera e sistemit që e padrejta të mos shndërrohet në e drejtë.

KONFISKIMI I PASURISË SË POLITIKANËVE TË FITUAR NË MËNYRË JOLIGJORE 

Në opinion është shumë aktuale tema nëse do të konfiskohet prona e politikanëve për të cilët do të konstatohen veprat penale mbi bazë të përfitimit të pronës në mënyrë joligjore, ose, të njëjtë do të dënohen se kanë kryer vepra penale, por nuk do të ju merret prona e fituar ilegalisht, me çka pas kryerjes së dënimit do të mund të shfrytëzojnë pasurinë e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe në një mënyrë përsëri të jenë të fuqishëm. Si masë ligjore që kjo mos të ndodh do të ishte vlerësimi i mundësisë për ngrirje të pasurisë, përderisa zgjat procesi gjyqësor si parandalim i ikjes së të dyshuarve. Më pas të ketë procedurë për konfiskim të pronës së politikanëve që e kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me këtë, kryetarja e “Transparency International – Macedonia”, Sllagjana Taseva vlerëson se është e rëndësishme që të ndahen parat prej kriminelëve, me këtë të mos mund të zgjerohen aktivitetet kriminale dhe të shërbehen me korrupsion. Sipas Tasevës, përmes korrupsionit, kriminelët sigurojnë mbrojtje dhe kryejnë kontroll mbi gjithë sistemin, edhe mbi qeveritë.

Në këtë kontekst, Taseva deklaroi se konfiskimi i pasurisë do të ndikonte në demotivimin dhe zvogëlimin e mundësive për krim dhe korrupsion:

Konfiskimi si masë është shumë me rëndësi, si për demotivim edhe për uljen e mundësive për krim dhe korrupsion, ashtu edhe për korrigjim të sjelljes së individëve të cilët do ta kuptojnë se qëndrimi disa vjet në burg do t’i lë ato në varfëri. Tani për tani mund edhe të qëndrojnë në burg, por pastaj papengesë të shfrytëzojnë atë që kanë “punuar”. 

Edhe ish-drejtori i Agjencisë për ndalim të larjes së parave dhe kryetari i shoqatës “Zelena llupa“, Vane Cvetanov vlerëson se konfiskimi do të ishte një element i rëndësishëm për uljen e shkallës së korrupsionit:

Ta shohim në këtë perspektiv: Cili është motivi i një politikani të caktuar që të vendos për aktivitete kriminale lidhur me korrupsionin? Kuptohet, përfitimi i pasurisë së madhe private dhe kapitalit, të cilin me pagë nuk mund ta arrij edhe sikur të punojë për 100 vite. Por, cili është motivi kryesor që politikanë të mendojnë në këtë mënyrë? Shkalla e ulët e konfiskimit të pasurisë së politikanëve…

Nëse fillohet me lokalizimin e kapitalit të arritur në formë joligjore në vet procedurat penale do të arrijmë deri te konfiskimi i disa shumave serioze të kapitalit (edhe pse kemi folur për krim të miliarda eurove, të vijmë deri te konfiskimi i të paktën një miliard euro gjithsej), atëherë kemi arritur efekt të dyfishtë. Së pari, frikë te politikanët që të mendojnë për krimin në të ardhmen. Së dyti, kthimi në besimin e sundimit së të drejtës dhe sistemin ligjor në Maqedoni. 

Cvetanov vlerëson se tani për tani nuk ka progres real në këtë segment, sipas tij, problemi është në mungesën e ndërtimit të sistemit të përcaktimit të përgjegjësisë te gjykatësve dhe mosdënimit te vet gjykatësve:

Prej 50 iniciativave për përgjegjësit te gjykatësit, të dorëzuara nga ana e Shoqatës “Zelena llupa”, Këshilli i kaluar për verifikim të fakteve, pranoi 28 dhe të njëjtët i dërgoi deri te Këshilli Gjyqësor. Kemi qenë shtet i robëruar, sipas raporteteve ndërkombëtare, por për fat të keq nuk ka ndonjë lëvizje të madhe. 

ROLI I MEDIUMEVE DHE SEKTORIT JOQEVERITAR NË KONFISKIMIN E PRONËS 

Sipas Cvetanov, tani për tani roli i mediumeve në këtë proces është shumë i vogël. Ai vlerëson se edhe më tej nuk ka parë ndonjë ndryshim për përmirësimin e pozicionit të mediumeve në këtë segment, sepse sipas tij, edhe donatorët e mediumeve ikin prej një teme kaq të nxehtë:

 

Unë nuk njoh donator i cili do të financonte një projekt të këtillë. Për atë, do të vazhdojmë të konstatojmë dhe të shpresojmë, se ndonjëherë do të vijnë gjykatës me ndërgjegje dhe vetëdije. Kjo nuk ju referohet të gjithë gjykatësve. Kjo ka të bëj me 10% të gjykatësve, por për shkak të sjelljes së tyre, shkalla e besimit te gjykatësit është në nivel shumë të ulët…

Duke pasur parasysh procedurat e deritanishme ligjore, si dhe atë se si sistemi ligjor është jofunksional në këtë segment, në veçanti në drejtim të konfiskimit të pasurisë dhe pasurisë së përfituar nga ana e bartësve të funksioneve politike, dhe më gjerë bartës së funksioneve publike dhe përgjegjëse, mediumet dhe organizatat joqeveritare duhet të përforcojnë kapacitetet për perceptim dhe identifikim të autorëve të veprave të tilla ligjore, në veçanti të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo para së gjithash, që të mund të nxiten të gjithë subjektet në sistem (duke u nisur prej organeve zbuluese, prokurorisë publike,  gjykata), të kryejnë aktivitete e tyre profesionale papengesa, siç duhet dhe në kohë.

Që mediumet të mund të kryejnë funksionin e tyre është e nevojshme të që kenë guxim për një informim objektiv dhe të njoftuarit të opinionit me gjendjen reale për konfiskimin, duke kryer në atë mënyrë shtypje publike ndaj organeve kompetente për shtypjen efektive të krimit dhe marrjen e pasurisë të përfituar në mënyrë joligjore me anë të veprave penale. Kjo është e rëndësishme para së gjithash që krimi të mos jetë kategori profitabile dhe të mos mund të ushqej fuqinë politike dhe ndikimin në shoqëri, por të përballet me dënimin e ashpër publik. Andaj përmes të gjithë elementeve të veprimit, konfiskimi i pronës si term në sistemin ligjor, por edhe më gjerë, kur janë në pyetje politikanët, nuk duhet të mbetet vetëm teori, por edhe praktik reale.

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .