Komuna Qendër me Bankë për ushqim

Foto: Komuna Qendër

 

PREMTIM: Zero uri në Komunën Qendër – Hapja e bankës për ushqim. Qëllimi: Persona nën rrezik social Afati: Deri në vitin 2019

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM „Jetë në Qendër për zë gjithë“(faqe 16), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi për hapjen e bankës ushqimore dhe realizimin e projektit “Zero uri” në territorin e Komunës Qendër, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës, Sasha Bogdanoviq. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017-2020, të titulluar si “Jetë në Qendër! Për të gjithë!” (faqe 35). 

Pas shembullit të komunave në botë, si dhe në Republikën e Maqedonisë, edhe Komuna Qendër do të bëhet me Bankë për ushqim. Kjo do të thotë se të gjithë prodhuesit e interesuar dhe distributorët e ushqimit dhe prodhuesit ushqimor do të dhurojnë asortimentin e tyre të caktuar për personat që kanë nevojë. Komuna Qendër do të sigurojë hapësirë të posaçme për nevojat e Bankës për ushqim dhe do të mbaj evidencë për pranim të vazhdueshëm dhe shpërndarje të ushqim, thuhet në program. 

Me 16.06.2017, kryetari Bogdanoviq dhe kryetari i Shoqatës për mbështetje dhe ndihmë financiare për raste sociale dhe të varfër “Ushqim për të gjithë – BUM” Dushko Hiristov, nënshkroi memorandum për bashkëpunim me qëllim që të krijohen kushte për shpërndarje të përbashkët dhe përkushtim në luftën kundër të varfërve dhe urisë përmes formimit të “Bankës për ushqim” në nivel lokal.

Memorandumin e nënshkroi drejtori i PKQ-së Sasha Bogdanoviq dhe kryetari i Shoqatës, Dushko Hristov duke theksuar bashkëpunim dhe veprim të përbashkët për krijimin e kushteve përmes të cilave do të arrihet bashkëpunim mes subjekteve, do të sigurohet ushqimi dhe prodhime ushqimore nga kompanitë dhe objektet afariste që bëjnë tregti me ushqim, dhurim të ushqimit të siguruar për ato kategori që kanë më së shumti nevojë, rritjen e humanitetit te qytetarët dhe uljen e shkallës së urisë të personat e rrezikuar social dhe persona të varfër, organizim i aksioneve të përbashkëta humanitare dhe avancimin e bashkëpunimit me subjektet tjera të interesuar, njoftoi MKD.mk 

Me 28.03.2018, siç transmetoi Veçer, kryetari Bogdanoviq, gjatë promovimit të projektit “Ndërtim i kapaciteteve dhe rritja e përgjegjësisë për zbehje të vërtetë të varfërisë dhe urisë”, duke fol për sistemin e bankave të ushqimit, informuan se Komuna Qendër ka siguruar hapësira në Kuzhinën Popullore, ku do të dorëzohet ushqimi deri te shfrytëzuesit e ndihmës sociale, por edhe për të gjithë që kanë nevojë.

Shpresojë se për kohë të shkurtër në bashkëpunim me të gjithë anëtarët – Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, sektori i biznesit, persona që prodhojnë dhe shpërndajnë ushqim, por edhe të gjithë ato të cilët duan të dhurojnë, do të mund të krijojmë një sistem që në vend që ushqimi të hidhet të mund të shkojë te personat që kanë më së shumit nevojë për të, tha Bogdanoviq. 

Me 28.03.2018, një pjesë e mediumeve njoftoi se Komuna Qendër është komuna e parë e Shkupit e cila u kyç në “Bankën për ushqim”.

Hapësira tashmë është siguruar dhe është votuar në seancën e Këshillit të Komunës Qendër. Me këtë do të kontribuojmë që të ulet numri i personave të uritur në Qendër dhe në mënyrë aktive do të kyçemi në luftën kundër varfërisë dhe urisë – u shpreh kryetari Sasha Bpgdanoviq, i cili është ambasador për luftën kundër urisë, njoftoi Skopje info

Lajmi tashmë është transmetuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës Qendër.

Me 15.12.2018, Plusinfo njoftoi se KomunaQendër ka filluar me realizimin e projektit “Zero uri”.

Me ndarjen e 150 paketave me ushqim dhe prodhime ushqimore të 150 qytetarëve me rrezik të lartë social, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe përfaqësuesi i Bankës për Ushqim – BUM, Dushko Hristov, sot zyrtarisht shënuan fillimin e realizimit të projektit “Zero uri” në Komunën Qendër. 

Lajmi u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës Qendër.

Këto 150 qytetarë çdo muaj gjatë vitit 2019 do të marrin paketa social, me çka do të ju lehtësohen shpenzimet ushqimore, ndërsa me realizimin e këtij projekti, aktivisht do të kyçet në luftën kundër varfërisë dhe urisë, informuan nga Komuna. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se ky premtim i kryetarit të Komunës Qendër për hapjen e Bankës për ushqim dhe realizimin e projektit “Zero Uri”, është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.