Komuna Gjorçe Petrov nuk i ka përfunduar të gjithë planet e detajuara urbanistike

Foto: Faqja zyrtare e Komunës së Gjorçe Petrovit

 

Premtim:  Përpunim i PDU për të gjithë BK dhe BU. (Afati vitet 2013-2016)

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrvit, Sokol Mitrovski, i cili në këtë funksion përfundon mandatin e tretë të programit të tij për zgjedhje lokale në vitin 2013, nën kolonën Aktivitet me prioritet në faqen 11, premtoi që deri në fund të vitit 2016 Komuna do të arrij që të sjell të gjithë planin e detajuar urbanistik (PDU) nga të gjithë bashkësitë e komiteteve dhe bashkësitë urbane. Kontrolli i “Vërtetmatësit” tregoi se ky premtim i tij zgjedhor është realizuar pjesërisht. 

Në faqen zyrtare – faqja e Komunës Gjroçe Petrov, e cila siç mund që të shihet se është e azhurnuar rregullisht, ekziston seksioni i planit urbanistie, ku mund që të realizohet shikimi i detajuar në katër kategori – PDU të sjellura, ata të cilat janë në proces dhe të planifikuara, si dhe planet e miratuara urbanistike.

Azhurnimi i fundit në seksionin Urbanizimi i sajtit të Komunës është kryer në 8 maj të vitit 2017, gjë që na jep garancion se informatat janë të sakat dhe në kohë, fundja ashtu siç edhe kërkon Ligjit.

Verifikimi i kësaj faqe tregon se në lagjet e qytetit ka më shumë ta miratuara, por për shembull të miratuara ka edhe për f. Kuçkovo, në periudhën 2012-2022.

Në departamente të tjera në mënyrë të saktë janë numëruar ata të cilat kanë mbetur për përpunim, për shembull, kanë filluar në vitin 2005, siç janë ata të futura në pjesën PDU në proces, ku ka 6 PDU, të cilat janë planifikuara që nga viti 2005.

Po ashtu, duke shikuar faqen mund që të shihet se kur Mitrovski ka dhënë premtimin se kanë përfunduar dhe janë miratuar 54 plane të detajuara urbanistike, prej vitit 2013. Ndoshta edhe prej këtu edhe premtimi i dhënë fuqishëm se deri në vitin 2016, do të sjellin që të gjithë planet, por sipas asaj që shihet nuk ka arritur që ta bëj këtë.

Pasi që Mitrovski, ka punuar mjaftueshëm për realizimin e këtij premtimi, të njëjtin e vlerësojmë si “pjesërisht të realizuar”.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.