Komuna e Kriva Pallankës e para nënshkroi marrëveshje për transparencë

Në hapësirat e Muzeut të Qytetit, kryetari Borjan Micevski nënshkroi deklaratë për përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë me Fondacionin për internet dhe shoqëri-Metamorfozis.

– Komuna e Kriva Pallankës është komuna e parë e cila vullnetarisht ka nënshkruar këtë lloj dokumenti. Gjatë nënshkrimit kryetari i komunës Micvski theksoi që në këtë iniciativë nuk sheh si në një dokument, por kjo paraqet vullnetin për qasje të vërtetë për transparencë në punë, ndërsa në drejtim të përmirësimit të rezultateve të punës së vetëqeverisjes lokale, promovim më të mirë të aktiviteteve, si dhe përmirësimit të komunikimit me qytetarët.

Do të nënshkruajmë vullnetarisht këtë deklaratë dhe vlerësojmë që ky është hapi i parë për shprehjen e vullnetit të mirë, për atë që nënshkruhet që edhe të realizohet. Komuna duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, transparencën ta vendosin në bazë të të dhënave të hapura dhe informacioneve, procedurave të qarta për pjesëmarrje participative, si dhe dhe në procedura për marrjen e shërbimeve publike, ndërsa të jepet llogari për atë se si janë harxhuar parat publike të cilat kanë qenë në disponim dhe në këtë drejtim ne kryetarët e komunave, duhet të angazhohemi për zhvillimin e transparencës dhe qasjes të hapur në komuna dhe atëherë ato do të jenë në shërbim të qytetarëve- deklaroi Macievski.

Sipas hulumtimit që e ka realizuar Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” në gjashtë shtete të regjionit, komunat në Republikën e  Maqedonisë plotësojnë 34% të indeksit për qasje të hapur. Në bazë të parimeve të transparencës, qasjes, integritetit dhe efikasitetit, në bazë të të cilave është realizuar hulumtimi, plotësimi indikatorëve për qasje të lirë në komunat e Republikës së Maqedonisë është në nivelin më të ulët, gjegjësisht komunat plotësojnë 27% të indeksit,që kanë të bëjnë me sigurimin dhe respektimin e  procedurave për qasje të lirë deri te informatat dhe përmirësimin e bashkëpunimiz me qytetarët. ( Burim: Komuna e Krivo Pallankës)

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

  Publikuar në: Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *