Komuna e Kisella Vodës ende pa inkubatorin e premtuar për ndërmarjet e vogla

Ngelen vetëm premtimet për biznes inkubatorin. Foto: printskrin

Projekt: Inkubatorë për ndërmarrjet e vogla. Qëllimi këtij projekti është mbrojtja dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla të cilat do të edukojnë të rinjtë dhe njerëzit të cilët kanë ide të fillojnë biznesin e tyre personal. Inkubatorët për ndërmarrjet e vogla do të vendosen në hapësira të cilat do t’i sigurojë vetë komuna, ndërsa do të shfrytëzohen pa kompensim. Inkubatori do të mundësojë ndihmë të plotë për kompanitë e sapokrijuara, si dhe kompanive në zhvillim, gjegjësisht shfrytëzimin e hapësirës punuese, pajisjet, mjetet, si dhe shërbime menaxhuese, teknike dhe këshilluese. Inkubatori do të jetë mundësi që të ju shërbej prej 5 deri 7 ndërmarrjeve të vogla në të njëjtën kohë, ndërsa një prej kushteve është shfrytëzimi i inkubatorit punues, është që kompanitë të punësojnë një numër të caktuar të të rive dhe që fusin në program edhe stazhin. Këto aktivitete dhe detyrime do të rregullohen me marrëveshje mes komunave dhe kompanive. Është paraparë që projekti të realizohet në bashkëpunim me shoqëri të caktuara civile që cilat merren me këtë tematikë. (Afati për realizim: vitet 2014-2017).

 

ARSYETIM:

Projekti për formim të inkubatorëve për ndërmarrjet e vogla u premtua në programin e VMRO DPMNE-së për zgjedhjet lokale në vitin 2013 në Komunën e Kisella Vodës (pjesa Zhvillimi Ekononik Lokal, faqe 19) ku kandidat ka qenë kryetarja aktuale e komunës Biljana Beliçanec-Aleksiq. Me këtë projekt u parapa që të mundësohet ndihmë për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla të formuara nga persona të ri përgjatë të cilëve komuna do të jepte në dispozicion hapësira pa kompensim. Deri më tani, nuk ka informacione se kanë zbatuar aktivitete për implementim të këtij projekti, andaj këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

Shikuam deri në themel ueb-faqen e komunës së Kisella Vodës si dhe dokumenet e vendosura në këtë pasqyrë. Projekti për formimin e Inkubatorëve për ndërmarrjet e vogla nuk përmenden në Llogaridhënien për pjesë të realizuara të kryetarit të komunës së Kisella Vodës në 362 ditët e para të mandatit. Projekti përmendet vetëm në Gazetën Zyrtare të komunës së Kisella Vodës për muajin nëntor 2015 si pjesë e programit për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin 2016. Në gazetën është shtuar se për zbatim të projektit komuna ka ndarë 500.000 denarë dhe se e njëjta do të implementohet përgjatë vitit 2016. Projekti përmendet edhe në Strategjinë për ndihmë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjes në Qytetin e Shkupit, për periudhën 2014-2017 nën emri “Biznes  inkubatorët në qytetin e Shkupit dhe komunat e Shkupit”. Në strategjinë është e shtuar se implementimi i projektit do të fillojë në vitin 2016. Nuk ka informacione të qasshme publike se në vitin 2016 janë marr aktivitete për realizim të projektit.

Duke pasur parasysh afatin për implementim të projektit për formimin e inkubatorëve për ndërmarrje të vogla për periudhën 2014-2017, deri më tani nuk ka informata se janë marr aktivitete për zbatim të tyre, atëherë këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

BURIME:

Vlerësuar nga:

Milena Josifova

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.