Komuna e Aerodromit më shumë se 11 vite qiramarrëse

Komuna e Aerodromit për një dekadë ka harxhuar 720.000 euro për qira. Ndërtesa e re komunale vetëm në letër. Foto: printscreen (Programi zgjedhor i Ivica Koneskit)

 

Projekt: Ndërtimi i ndërtesës komunale për nevojat e administratës komunale 

Përshkrim i projektit: Ndërtimi i ndërtesës komunale do të jetë i lokalizuar në rajonin qendër në udhëkryq mes lagjes Jane Sandanski dhe Novo Lisiçe. Në bashkëpunim me Ministrin për Transport dhe lidhje do të publikohet konkurs për shpërndarje të marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publiko-privat për ndërtim të ndërtesës komunale. (Afati: viti 2015)

 

ARSYETIM:

“Ndërtimi i ndërtesës komunale për nevojat e administratës komunale”, projekt që e lajmëroi kryetari i Komunës Aerodrom Ivica Konevski, në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Punët komunale, faqe 37). Sipas projekteve zgjedhore të Konevskit, projekti duhej të realizohej në vitin 2015, por deri më tani (20.10.2016) ky premtim ka mbetur i parealizuar.

Komuna e Aerodromit tani më 11 vite (prej themelimit të saj në vitin 2005), është vendosur në objektin me qira edhe atë në periudhën 2005 deri më mars të 2015 në ndërtesën e firmës “Brilijant” në rrugën Venjamin Manxhukovski, ndërsa deri në prill të vitit 2015 e këndej në vendndodhjen e Komunës së Aerodromit është në bulevardin Jane Sandanski nr. 109A, në ndërtesën AD “Pazari i Shkupit”, afër QT “Kapitoll”.

Sipas Raportit të Entit Shtetëror për Revizion, të publikuar këto ditë (19.10.2016), Komuna e Aerodromit për një dekadë për qira të ndërtesës komunale ka harxhuar 720.000 euro.

Të dhënat e revizorit treguan se prej themelimit të Komunës në vitin 2005 deri në mars të vitit 2015, Komuna e Aerodromit ka paguar qira prej 6000 euro për muaj për objektin në rrugën Venjamin Manxhukovski, ndërsa deri në prill të vitit 2015 Komuna ka paguar qira mujore prej 8000 euro për hapësirat në ndërtesën e bulevardit Jane Sandanski numër 109A, ku dhe është vendosur tani.

Del se për periudhën e 10 viteve, komuna sipas qirasë së paguar ka harxhuar mjete në vlerë të përafërt prej 720.000 euro, dhe vazhdon ende pa objektin e saj veprues në të cilin do të punonte administrata komunale, shkruhet në Raportin e revizionit shtetëror. 

Përndryshe, projekti ekzistues për ndërtesën e re administrative për Komunën e Aerodromit parasheh objekt me tre kate (me sipërfaqe prej 10.964 metër katror), të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e administratës komunale.

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.