Kisella Voda me shtëpi të re të kulturës

Rindërtohet nga themel objekti i ndërtuar në vitin 1959. Foto: ueb-faqja e Komunës së Kisella Vodës.

PROJEKT: RINDËRTIM, SANIM, ADAPTIM DHE ZGJERIM TË SHTËPISË SË KULTURËS NË KOMUNËN E KISELLA VODËS

Me realizim të përbashkët të këtij projekti, Ministri e Kulturës dhe Komuna e Kisella Vodës do të rindërtojnë Shtëpinë e Kulturës e cila në këtë moment është gjendje jofunksionale. Me këtë do të sigurohen kushtet për aktivitet në territorin e Komunës së Kisella Vodës (Përgjegjës: Ministria e Kulturës dhe Komuna e Kisella Vodës, Afati: VITI 2008)

ARSYETIM:

Shtëpia e re e Kulturës “Kinemaja Kisella Vodë” (KKV) është lëshuar në përdorim në fund të qershorit të këtij viti (2016). Ky është një premtim i realizuar i VMRO DPMNE-së i dhënë në programin  zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Një jetë më cilësore për të gjithë” (Art dhe Kulturë faqe 329), me afat realizimi deri në vitin 2018. Ndërtimin e qendrës së re Kulturore në Kisella Vodë e premtoi edhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiq, në programin zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kisella Vodë më të mirë!” (Kulturë, faqe 47), me atë se këtu afati i paraparë për realizim të projektit ka qenë viti 2016.

Ndërtimi i Shtëpisë së re të Kulturës filloi në vitin 2014. Rindërtim të kinemasë së vjetër në lagjen e Kisella Vodës dhe objektit të saj multifunksional, lajmëroi kryetarja Beliçanec-Aleksiq dhe ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, në shkurt të vitit 2014 në konferencë për shtyp të mbajtur në objektin ekzistues.

Atëherë u tha se, qytetarët do të fitojnë Shtëpi të re të Kulturës e cila do të shfrytëzohet si teatër:

Hapësira do të ketë edhe librari, klubin e artit, kafenenë së bashku me galerinë, zyrat administrative, si dhe hapësira për hyrje të veçantë të komunitetit lokalë. 

Rindërtimi do të realizohet me mjete nga buxheti shtetëror dhe buxheti i qeverisjes lokale. 

Është paraparë që Shtëpia e re e Kulturë të jetë objekt me efikasitet energjik dhe modern. Fasada do të jetë prej paneleve të përbëra prej argjendit me tre ngjyra, e kuqe, gri e errët dhe e hapur. Hapësira e jashtme do të jetë e rregulluar, dhe për vizitorët do të sigurohen vend-parkime.

Në tetor të vitit 2014 ministrja e kulturës deklaroi se rindërtimi i kinemasë “Kisella Voda”, gjegjësisht Shtëpia e Kulturës, në të cilën më herët u vendos edhe kinemaja, do të përfundojë në fund të vitit 2015 atëherë kur komuna e Shkupit do të festojë 60 vjetorin e ekzistimit.

Dua të shprehë kënaqësinë rreth respektimit të dinamikës së ndërtimit. Është bërë më shume se sa çka është planifikuar deri më tani. Ka përfunduar faza e parë dhe faza e dytë, tani vazhdon edhe betonimi dhe vendosja e konstruktit nga çeliku. Ky objekt do të ketë kuptim të madh për të gjithë qytetarët e Kisella Vodës. Me ndërtim të këtij objekti multimedijal do të ketë përmbajtje më të ndryshme dhe kulturë më të pasur në Kisella Vodë. Projekti gjendet në programin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe investim të përbashkët me Komunën e Kisella Vodës planifikojmë që objekti të jetë tërësisht i përfunduar në fund të vitit 2015, atëherë kur do të shënohet jubileu i rëndësishëm i ekzistimit të komunës. Financat janë siguruar edhe këtë vit nga buxheti e Ministrisë së Kulturës – deklaroi Kançeska – Milevska, e cila shprehi falënderime znj. Beliçanec -Aleksiq për përkushtimin e madh të realizimit të këtij objekti, si dhe të gjithë ekipit

Gjashtë muaj më vonë nga termini të cilin e paralajmëroi ministrja, lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, së bashku me ministren e kulturës Elizabeta Kançeska – Mileska dhe me kryetaren e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiç, zyrtarisht lëshuan në përdorim (qershor të vitit 2016) Shtëpinë e re të Kulturës në Kisella Vodë “Kinemaja e Kisella Vodës” (KKV).

Bëhet fjalë për rindërtim të tërësishëm të objektit deri në themel të ndërtuar në vitin 1959, i rrënuar dhe jashtë përdorimit që nga vitit 1990 për rinovimin e të cilës u investuan 42 milion denarë nga Ministria e Kulturës dhe nëntë milion denarë nga qeverisja lokale.

Shtëpia e re e Kulturës në Kisella Vodë kap sipërfaqe prej 900 metër katror. Në katin përdhes janë vendosur sallat multimedijale me 169 ulëse, klubi artistik-muzikor, libraria, zyra e komunitetintlokal, zhveshtore, biletaria, pazzini. Hapësira është pasuruar me përmbajtje shtesë, përderisa në pjesën e bodrumit është vendosur pjesa për pushim, të cilën qytetarët e Komunës së Kisella Vodës do të mund të kalojnë kohën e lirë. Në bodrum ka edhe një sallë të vogël në të cilën do të mund të përgatiten shfaqet teatrale. Në pjesën e kullës së kontrollit, përsëri, është vendosur dhomë kontrolli.

Lajmi që “Komuna e Kisella Vodës u bë me Shtëpi te re të kulturës”, mund të lexohet edhe në ueb-faqen e Komunë së Kisella Vodës.

 

BURIME:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska