“Kirili dhe Metodij” në Komunën e Gazi Babës me çati dhe dysheme të reja

Shkolla fillore në f. Stajkovci është rinovuar në verë të vitit 2016. Foto: Kolazh, ueb-faqja e Komunës së Gazi Babës.

 

Rinovimi, gjegjësisht ndërrimi i çatisë dhe dyshemeve në SHF “Kirili dhe Metodij”. (Afati: shtator 2016)

 

ARSEYTIM:

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 premtoi “ndërrim të çatisë dhe të dyshemeve në SHF “Kirili dhe Metodij””, me afat për realizim shtator 2016. Ky premtim zgjedhor i Trajanovskit, dhënë në programin e tij zgjedhor: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të rejë për një Gazi Babë më të mirë!” (faqe 24) është i realizuar. 

Shkolla e përmendur e cila gjendet në Stojkovski, sipas informacioneve të publikuara në mediume, është rinovuar në verë të vitit 2016.

Shkolla fillore “Kirili dhe Metodij” në Komunën e Gazi Babës u bë me çatia të re dhe dysheme me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.  

llogaridhënien e kryetarit Trajanovski për atë që është punuar në mandatin katërvjeçar (2013-2017) në faqe 46 është shkruar se në këtë shkollë, mes tjerash, është bërë edhe

  • Rikonstruktimi i çatisë së ndërtesës së shkollës në Stajkovcki, 1.000 м² (në bashkëpunim me MASH)….(2016)

  • Rikonstruktimi i dyshemeve në Stajkovcki, 1700 м² (2016)

Poashtu, në Llogaridhënien e Trajkovskit janë publikuar edhe fotografi prej të cilave shihet se SHF “Kirili dhe Metodij” në f.Stajkovci, është rinovuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.