Këshilli për etikë: “Vest” manipulon dhe e shtrembëron të vërtetën

Titulli që solli reagime të bujshme. Foto: skrinshot
Shkup, 29 mars, 2016 – 12:56 (META) 

Këshilli i etikës për media reagon ashpër për ” informimin tendencioz” të shumë mediumeve për paraqitjen e djeshme të prokurores Fatime Fetai në konferencën për shtyp të organizuar nga Prokuroria Speciale publike.

Nga këshilli për etikë thonë që me theks të veçantë i gjykojnë citimet në faqen e parë të së përditshmes “Vest” dhe tendencat për manipulim dhe shtrembërim të së vërtetës janë të dukshme, ndërsa ngjarja e djeshme dhe fjalimi i prokurores shtrembërohet dhe nxirret nga konteksti.

Kryeredaktori përgjegjës i gazetës prej para pak kohësh është Goran Petreski, i  cili erdhi nga pozita e redaktorit të redaksisë informative të radiotelevizionit publik.

“Kjo është në kundërshtim me nenin 8 të Kodit Etik të Gazetarëve, në të cilën mes tjerash thuhet se mënyra e informimit në procese gjyqësore patjetër duhet të jetë e lirë nga senzacionalizmi, ndërkaq sipas nenit 10 të Kodit Etik të Gazetareve, gazetari nuk ka të drejtë të inkurajojë çfarëdo diskriminimi, duke përfshirë edhe atë kombëtar. Rikujtojmë se “Vest” është nënshkrues i kartës për raportim etik në të cilën, mes tjerash, është i theksuar edhe parimi i respektit dhe tolerancës, që nënkupton respektim të dinjitetit, reputacionit, të drejtat dhe integritetin personal të individëve në informimin e opinionit. Mediumet në raportimet e tyre nuk duhet të shërbehen me stereotipe, paragjykime dhe nënçmime të çfarëdo karakteri”, thuhet në reagimin e Këshillit të etikës.

Në këtë reagim Këshilli rikujton që mediumet janë të obliguara të informojnë saktë dhe me vërtetësi, t’i përmbahen standardeve të mirësjelljes gjatë informimit dhe gjuha e gazetarëve çdo herë duhet të jetë e balancuar dhe neutrale, përkundër atij që ofron përfundime dhe gjykime të gatshme.

“Komisioni për ankesa në KEMM po shqyrton edhe raste të tjera të raportimit jokorrekt dhe shkeljen e Kartës lidhur me këtë ngjarje”, thuhet në reagim.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.