Këshilli i Buxhetit Gjyqësor nuk guxon t’ju ulë pagat të gjithë kolektivit përnjëherë

Ku është drejtësia për pagat e nëpunësve gjyqësor që janë në grevë. Foto: pixabay

Според генералниот секретар на Синдикатот на работниците од управата, правосудните органи и здруженијата на граѓани на Република Македонија (УПОЗ) Трпе Дејаноски, ова е уште еден обид да се скрши штрајкот на судската администрација и обид да се тргне вниманието од проблемите на судските службеници

 

 

Sipas sekretarit gjeneral të Sindikatës së të punësuarve në administratë, në organet gjyqësore dhe shoqatave e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë (UPOZ), Tërpe Dejanoski, ky është edhe një tentimi i radhës që të ndërpritet greva në administratën gjyqësore dhe tentim që të tërhiqet vëmendja prej problemeve të nëpunësve në gjyq   

 

Shkruan: Vllado Gjorçev

 

Këshilli i Buxhetit Gjyqësor (KGJ) deri te të punësuarit në gjyq ka dhënë lajmërim në të cilin shkruhet se do të ju ulen pagat të gjithëve si kolektiv për 40% për ato muaj gjatë të cilëve administrata gjyqësore ka pasur grevë. Ky vendim i KGJ vjen disa ditë pas vendimit në të cilin prej kryetarëve të gjyqeve kërkohej që të përgatitin një vendim me paga të ulura deri në 60% për të punësuarit të cilët kanë marrë pjesë në grevë për 2 muaj për të kërkuar paga më të larta.

Administrata gjyqësore mban grevë prej 18 majit të këtij viti. Ato kërkojnë rritje të shtesave të rrogave për 35% dhe kthim të orarit të vjetër të punës prej ora 7.30 deri ora 15.30.

KGJ, është trup i Këshillit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë (KGJRM) i cili është organ gjyqësor i pavarur.

Këshilli për buxhet gjyqësor mes tjerash ka edhe këto kompetenca:

  •  verifikon kriteret dhe metodologjinë për përgatitjen e buxhetit gjyqësor;
  •  bën shpërndarje të mjeteve prej buxhetit gjyqësor dhe merr masa për menaxhimin në kohë të buxhetit gjyqësor;
  • miraton mjete për punësime të reja nëpër gjyqe në suaza të buxhetit gjyqësor të verifikuar për dhënien e pagave,

Përsëri, sipas sekretarit gjeneral të të punësuarave në sindikatën administrative, organet gjyqësore dhe shoqëritë qytetare të Republikës së Maqedonisë (UPOZ) Trpe Dejanoski, ky është vetëm një tentim për të ndaluar grevën në administratën gjyqësore dhe tentim që të tërhiqet vëmendja nga problemet e nëpunësve gjyqësor

Me vendimin e parë KGJ dëshironte t’i ulë pagat e atyre të punësuarve të cilët merrnin pjesë në grevë për 60%. Më pas e tërhoqën vendimin, për të dhënë lajmërim se do të ju ulen pagat të gjithëve të punësuarve në gjyq. Në lajmërim insistohet në atë që kryetarët e gjyqeve të përgatitin vendime të reja me paga të zvogëluara deri më 08.07.2016. Ajo është e pamundur dhe më shumë ka për të zvarritur dhënien e pagave. Ata assesi nuk udhëhiqen prej Ligjit për shërbime gjyqësore dhe prej Kushtetutës – thotë Dejanovski për “Vërtetmatësin”

Sipas nenin 77 prej Ligjit për shërbime gjyqësore:

Gjatë kohës së grevës së nëpunësi gjyqësor ka të drejtë për pagë deri në lartësi prej 60% prek pagës që ka pranuar muajin e kaluar.   

Neni 114 thotë:

Nëpunësi gjyqësor të cilit me vendim i është dhënë e drejta për marrëdhënie pune ka të drejtë për ankesë deri te Këshilli në afat prej tetë ditësh nga pranimi i vendimit, përveç në ato raste kur me këtë ligj nuk është verifikuar ndryshe. 

(2) Këshilli ka për detyrë të vendosë pas ankesës në afat prej 15 ditësh prej datës së pranimit të ankesës, vetëm në ato raste kur me këtë ligj nuk është verifikuar ndryshme.

Në nenin 115 është paraparë që:

Nëpunësi gjyqësor i cili nuk është i kënaqur me vendimin përfundimtarë të Këshillit ose nëse Këshilli nuk ka vendosur në afat prej 15 ditësh prej ditës së pranimit të ankesës, ka të drejtë që në afat prej 15 ditësh nga pranimi i vendimit të kërkojë mbrojtje të të drejtave të tij para gjykatës përkatëse. 

(2) Nëpunësi gjyqësor nuk mund të kërkojë mbrojtje të të drejtave para gjykatës përkatëse nëse më parë nuk ka kërkuar mbrojtje të së drejtës para Këshillit, përveç të drejtës së kërkesës me vlerë monetare. 

Edhe Dejanovski thotë që është kundër ligjit që të dënohen me ulje të pagës të të gjithë të punësuarve (kolektivit) sepse ligji për nëpunës gjyqësorë parasheh vetëm vendime individuale gjatë kohës së grevës. Gjatë të cilës edhe Dejanovski vërteton se ajo nuk mund të rregullohet me me lajmërim, por duhet që të jetë vendim që më pas të mund të paraqes ankesë.

Përndryshe, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë (neni 15) sigurohet e drejta e e ankesës kundër akteve të së drejtës individuale të marra sipas shkallës së parë para gjyqit, organ udhëheqës ose organizatë ose institucione të tjera të cilët gëzojnë autoritet publik.

Neni 21 prej Kushtetutës, përsëri parasheh:

 Qytetarët kanë të drejtë që të tubohen qetësisht dhe të shprehin protest publik pa ndonjë paralajmërim paraprak dhe pa ndonjë kërkesë të veçantë. Shfrytëzimi i kësaj të drejte duhet të jetë i kufizuar vetëm në raste lufte apo gjendje të jashtëzakonshme.  

Për shkak se të punësuarit në administratën gjyqësore janë qytetar të Republikës së Maqedonisë ato i kanë të gjitha të drejtat të garantuara me Kushtetutë, sepse është paraparë se (neni 9) qytetarët në Republikën e Maqedonisë janë të njëjtë në liri, dhe të drejta pavarësisht prej gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit dhe prejardhjes sociale, bindjes politike dhe fetare;

Dejanovski paralajmëroi se greva do të vazhdoj edhe në periudhën e ardhshme me pauzë gjatë pushimit të përgjithshëm të cilin e shfrytëzojnë të punësuarit në gjyqësor.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.