Këshilla dhe informacione onlajn për bujqit

Këshillat e premtuara janë në internet. Foto:Skrinshot

PROJEKT: QENDRA VIRTUALE PËR SHËRBIME KËSHILLËDHËNËSE

Në suazat e këtij projekti do të hapet ueb faqe e dobishme që do të përmbaj materiale të shkruara dhe video për edukim dhe informim të bujqve për teknologjinë e prodhimit (përgatitjen e tokës, zbatimin e masave agro- teknike, mbrojtjen e prodhimit), aktivitete që zbatohet pas vjeljes, marketing dhe plasmanin e produkteve bujqësore. Krahas këshillave agro- teknologjike, faqja do të siguroj edhe të dhëna për bujqit lidhur me çmimet e produkteve bujqësore, lajmet më të reja, parashikimi i motit etj, që janë të dobishme për bujqit. Ueb faqja do të mirëmbahet nga Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë(Afati: Gjysma e parë e vitit 2015).

 

ARSYETIM

Në programin zgjedhor me të cilën kërkonte votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014-të, në faqen 182, VMRO DPMNE dha premtim për ueb faqen me materiale të shkruara dhe video për edukimin dhe informimin e bujqve, por edhe me informacione lidhur me çmimet e produkteve bujqësore, parashikimin e motit dhe lajme. Si afat për realizim përmendej gjysma e parë e vitit 2015-të. Sipas premtimit, ueb faqja duhej të jetë e organizuar dhe mirëmbajtur nga Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë. Sipas asaj që konfirmohet nga hulumtimi, ky premtim është realizuar.

Nëse e hapim ueb faqen e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë, do të shohim se këto gjëra të premtuara nga VMRO DPMNE janë prezent në të, edhe pse nuk është përgatitur faqe e posaçme.

Në këtë mënyrë, në faqe kemi kategori për çmimet e produkteve bujqësore, kemi kategori për këshilla nga fusha të ndryshme të produkteve bujqësore. Në ballinën e sajtit të Agjencisë, ku janë edhe linqet afër përmbajtjeve tjera, ka edhe link afër pjesës Kalendari bujqësor ku pas disa muajve qëndrojnë aktivitetet që duhet të ndërmerren. Ka edhe kalendar për mbrojtjen e kulturave bujqësore.

Në kategorinë Këshilla, afër të cilës gjendet menyja kryesore e faqes lartë, gjejmë përmbajtje video, që të shpeshtën janë kontribute nga emisione të specializuara për bujqit nga televizionet komerciale nacionale dhe rajonale.

Sipas asaj që konfirmohet, premtimi i VMRO DPMNE-së për ueb faqen dhe të dhënat e dobishme për bujqit, është realizuar.

 

BURIMI:

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.