Kërkesa e VMRO-DPMNE për zëvendësimin e Ruskoskës ka për qëllim vjetërsimin e lëndëve të PSP-së

А. Милошоски (архива). Фото: META

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, pas bisedave të fundit me përfaqësuesit e qeverisë për zgjidhjen e propozim-ligjit të ri për Prokurori Publike (01.08.2019), dha deklaratën në vazhdim, pjesë të së cilës i vlerësojmë si jokonsekuente: 

Qeveria nuk është e përgatitur në zgjidhen sistematike të Ligjit të pranojë koncept në të cilin prokuroria do të ketë përgjegjësi më të madhe, por edhe besim më të lartë te opinioni se me të vërtetë lufton me krimin e organizuar dhe korrupsionin…Rasti i fundit “Reket” tregon se prokurorja (Vilma) Ruskoska, kur bëhet fjalë për persona politik të papërshtatshëm, sillet si prokuror, ndërsa kur bëhet fjalë për Katica Janeva ose për dikë sikurse Kiki ose Friki sillet si avokat…Dhe vlerësojmë se në këtë moment paraqitet si pengesë në produktivitetin e bisedave që po bëjmë për ligjin për prokuror (duke nënvizuar tanë)

[Burimi: TV Presing – Deklarata e Milloshoski-t, data: 01.08.2019]

 

ARSYETIM:

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si edhe funksionarët e tjerë të lartët të asaj partie në ditët dhe muajt e fundit shumë herë pretenduan se zotohen për zgjidhje bashkëkohore evropiane të ligjit të ri për prokuror publik. Pretenduan se qeveria ik prej një gjëje të tillë dhe se, në të vërtetë, dëshiron të mbaj Prokurorin nën kontrollin e vet, dhe se në propozimin e tyre për ligjin, i cili akoma nuk është paraqitur në opinion, kjo parti është ajo e cila propozon zgjidhje me të cilët prokuroria do të ketë kushte për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuat dhe korrupsionit.

Opinioni deri më tani kishte mundësi të sheh propozimin e garniturës qeverisëse. Ai është publikuar para disa ditëve dhe është dorëzuar në Kuvend.

Propozim-ligjin, të cilin e propozon VMRO-DPMNE, nuk është akoma askund. Por, zgjidhjet që i kërkojnë dhe në të cilat insistojnë janë të publikuara edhe nga Mickoski, pjesërisht sot edhe nga Milloshoski.

Dhe përsëri duket se thelbi i problemit është në mënyrën në të cilën Prokuroria Speciale Publike do të integrohet në PP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PPPKOK) edhe në lëndët e PSP.

Më saktë, në takimin e fund të mbajtur sot mes dy grupeve, VMRO-DPMNE insistonte në zgjedhjen e të parit të PPPKOK, në vend të prokurores aktuale Ruskoska, ndërsa Milloshoski shtoi edhe këtë në vazhdim:

Kjo (zëvendësimi i Ruskoskës) paraqitet si pengesë në bisedat produktive të cilat i bëjmë për ligjin për prokurorinë. 

Me sulmin mbi personin, me paragjykimet në fund të hetimi për “Reket” dhe me akuzat se Ruskoska është prokurorja për të cilën ekzistojnë persona të papërshtatshëm me të cilët është sjell ndryshe (me siguri aludohet në veprimet dhe akuzat për ngjarjet e 27 prillit, sulmi në Kuvend në vitin 2017), më pas me insistimin që të mos merren në prokurorin e re prokurorë të cilët kanë punuar në PSP dhe me kushte të veçanta për lëndët të cilat i ka punuar ose punon PSP deri dhe pas 30.06.2017, plotësisht është e mundshme që prapa kërkesave të VMRO-DPMNE-së për zgjidhje të caktuar në ligj, në të vërtetë qëndron qëllimi për shtyrje, shkatërrim ose vjetrim të lëndëve të PSP. Qoftë për lëndët për të cilët po zhvillohen procese gjyqësore, qoftë edhe për ato të cilët janë në fazë hetimore.

Fundja, një përshtypje të tillë e dha edhe ministrja aktuale e drejtësisë, Renata Deskoska, pas takimit të sotëm:

Sipas kërkesave të VMRO-DPMNE-së duhet të vijë deri te shpërbërja e strukturës së PSP-së, por për fat të keq edhe te shpërbërja e Prokurorisë për krim të organizuar. Kërkesa ka qenë se fati i disa punonjësve të PSP-së të jetë i pasigurt edhe në Prokurorinë për krim të organizuar, dhe me bashkimin e tyre nuk dihet se ku do të shkojnë ato persona. Më tej, ato të shpërndahen, me çka do të ketë efekt negativ në vazhdimësinë e proceseve, sepse procesi i ekipimit shkon ngadalë dhe kjo do të çojë në drejtim të vjetrimit të rasteve, tha Deskoksa.

Ajo po ashtu shtoi se VMRO-DPMNE deri më tani nuk ka kërkuar zëvendësimin e personit të parë të PPPKOK, ndërsa tani prej kur kanë pranuar propozimin e tyre që PSP të integrohet në PPPKOK, ato implementojnë kushte të reja – ndërrimi i Ruskoskës dhe sistem më të komplikuar për prokurorë të ri:

Ata tani kundërshtojnë propozimin e vet dhe nuk pranojnë këtë zgjidhje derisa sa të zëvendësohet Ruskoska. Kemi ndjenjën se kur ne do të tentojmë të ju afrohemi qëndrimeve të tyre, ata tërhiqen, tha ministrja Deskoska.

Kur do të merren parasysh të gjithë deklaratat dhe zgjidhjet e propozuara, si dhe pasojat e një zgjidhje të atillë, bëhet e qartë se justifikimet të tipit “Vilma Ruskoska është problem për negociata të mëtejme rreth ligjit” (parafrazim), vlerësojmë se deklarata e Milloshosk-it është jokonsekuente. 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .