Kartoni i gjelbër akoma ka çmim të lartë

Partia Qeverisëse, LSDM në periudhën parazgjedhore dha premtimin në vazhdim, i cili deri më tani është i parealizuar:

Do të ulim çmimin e kartonit të gjelbër

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni, faqe 78 dhe faqe 218, data, fundi i vitit 2016 ]

 

ARSYETIM:

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 në programin e saj parazgjedhor premtoi se qeveria e re e LSDM-së do të ul çmimin e kartonit të gjelbër për sigurimin e automjeteve të udhëtimit për udhëtim jashtë vendit.

Në programin “Jetë për të gjithë në Maqedoni” kjo është premtuar dy herë – në pjesën e përgjithshme të kapitullit “Transport dhe Lidhje”, pika “G. Sistemi i drejtë transportues” faqe 78 dhe më poshtë në afatin kohor të specifikuar “Plani 180 – Reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re”, nën pikën “Investime” faqe 218.

Ky premtim, mes tjerash, është përmendur në Programin për punën e Qeverisë së RM-së për vitet 2017-2020, por nuk është dhënë afat kohor:

Qeveria do të zhvillojë sistem transparent për ndarje të drejtë të CEMT lejeve, dhe do të mbështes dhe do të ju jep siguri kompanive, duke ju ofruar kushte të barabarta të gjithë pjesëmarrësve. Potenciali për zhvillim do të stimulohet edhe përmes uljes së çmimit të kartonit të gjelbër. (Investime për rritje të qëndrueshme/ Infrastruktura, faqe 44)

Pas hulumtimit më të detajuar në internet, përfshirë këtu edhe ueb faqet e Qeverisë dhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, si dhe arkivat mediatike, mund të konstatohet se Qeveria e RM-së tani për tani nuk e ka përmbushur këtë premtim parazgjedhor në gjashtë muajt e parë, edhe pse në krye të qeverisë ekzekutive është LSDM, poashtu, vërehet jokonsekeunca në programin parazgjedhor, ku premtimi është paralajmëruar si masë reformuese e qeverisë dhe pikë për plotësimin e këtij premtimi është përfshirë në Programin e Qeverisë.

Përndryshe, kjo materie është rregulluar me Ligjin për sigurim të detyrueshëm në komunikacion është nën kompetenca të drejtpërdrejta të Qeverisë, me propozim të Komisionit përkatës.

Për shkak të fakteve të paraqitura më lartë, vlerësojmë se premtimi për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për pronarët e automjeteve në RM, nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.