Kanë filluar aktivitet për mullinjtë e erës në Bogdanci

FOTO: Принтскрин elem.com.mk/

 

Do të fillojnë me punë mullinjtë e erës me kapacitet të përgjithshëm instalues prej 100 MW. 

 [Burimi: Programi zgjedhor i LSDM (2016) “Plani për jetë në Maqedoni” , faqe 247, data: dhjetor 2016]   

 

ARSYETIM

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se “do të fillojnë me punën e mullinjve të erës me kapacitet të instaluar prej 100 MW”, dhe ky projekt është duke u realizuar. 

Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është pjesë e programit të tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni“, dhënë në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 247). Sipas afatit të caktuat zgjedhor premtimi duhet më së voni të realizohet deri me 1 qershor të vitit 2019, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM është zgjedhur me 31 maj të vitit 2017.

Ashti siç qëndrojnë punët, është e ditur se afati i dhënë do të shkelet. Edhe pse, në pranverë të vitit të kaluar është njoftuar se parku i erës në Bogdance do të përfundojë këtë vit (2019), por përsëri kjo nuk ka ndodhur.

Aktivitetit për realizimin e projektit kanë filluar në fund të vitit të kaluar dhe sipas informatave mullinjtë e erës do të hynë në funksion vitin e ardhshëm (2020).

Më saktë, Marrëveshja për realizimin e fazës së dytë të parkut të premtuar “Bogdanci”, investimi me vlerë 21 milion euro, u nënshkrua me 13.12.2018. Mjetet për përfundimin e këtij projekti janë siguruar nga banka gjermane KFB me vlerë prej 18 milion eurosh, përderisa tre milion euro janë mjete të AD ELEM. Marrëveshjen për huan dhe garancioni i nënshkroi ministri për Financa, Dragan Tevdovski, ambasadori gjerman në vendin tonë Tomas Gerberih, drejtori i KFB bankës për EJL dhe Turqi, Kristof Tiskens dhe drejtori i përgjithshëm i AD ELEM, Dragan Minoski.

Siç u komunikua atëherë, në fazën e dytë do të ndërtohen gjashtë mullinj të erës me fuqi prej 13,8 MW, të cilët pritet të fillojnë me prodhim më së shumit për 24 muaj, gjegjësisht kah fundi i vitit 2020.

Duke pasur parasysh se kanë filluar aktivitetet për realizimin e projektit (është nënshkruar marrëveshja) sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” premtimi vlerëdohet “duke u realizuar“, me vërejtjen se afati i tij për realizim ka skaduar.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.