Kaevski: Për 10 vite Gruevski dhe VMRO DPMNE nuk ndërtuan asnjë konvikt studentorë

Darko Kaevski. Foto: Printskrin

Më datë 25.05.2016, disa media mes të cilave edhe portali Plusinfo publikuan prononcimin e Darko Kaevskit, nënkryetari i socialdemokratëve të rinj lidhur me gjendjen në konviktet studentore në vend. Kaevski, mes tjerash, deklaroi:

Për 10 vite Gruevski dhe VMRO DPMNE nuk ndërtuan asnjë konvikt studentorë

                       [Burimi: Plusinfo  (0:50 – 0:56 minuta e videos) Data: 25.05.2016]

ARSYETIM:

Bëhet fjalë për deklaratë të vërtetë të nënkryetarit të socialdemokratëve të rinj, Darko Kaevski sepse ndërtimi i konvikteve studentore ishte për herë të parë i paralajmëruar nga Qeveria në nëntor të vitit 2015.

Menjëherë pas prononcimit të Kaevskit, VMRO DPMNE doli me njоftim për opinionin. Në njоftim mes tjerash jepet pasqyrim i hollësishëm i aktiviteteve të Qeverisë lidhur me rinovimin e konvikteve studentore.

Theksohet se janë ndërtuar kapacitete të reja akomodimi në saje të Konviktit studentor “Stiv Naumov”, për çka janë ndarë 103 milionë denarë. Më tej thuhet se ka filluar rinovimi rrënjësor i Konviktit studentor “Goce Dellçev” me çka plotësisht është riparuar dhe pajisur blloku B, ndërsa në vijim e sipër është blloku A ndërsa vijon ndërtimi i blloqeve C dhe Ç.

Ajo që demantohet nga VMRO DPMNE është pjesa e deklaratës “Për 10 vite Gruevski dhe VMRO DPMNE nuk kanë ndërtuar asnjë konvikt studentor”.

Ndërtimi i konvikteve të reja studentore nuk ishte as pjesë e programit parazgjedhor i VMRO DPMNE-së për periudhën 2014-2018 ndërsa për herë të parë u paralajmërua nga ish kryeministri Gruevski më 14.11.2015. Atëherë, Gruevski paralajmëroi ndërtimin e tre konvikteve në Maqedoni, ku dy do të hapeshin në Shkup dhe një në Tetovë.

Kjo informatë u konfirmua më 28.03.2016 nga zv- ministri i arsimit, Spiro Ristovski:

Si lajm i madh për studentët e ardhshëm, por edhe ata të cilët planifikojnë edhe më tej t’i shfrytëzojnë shërbimet e akomodimit nga shteti, morëm vendim për ndërtimin e tre konvikteve të reja studentore, dy në Shkup dhe një në Tetovë. Për dy prej tyre, njëri në Shkup “Nevena Georgieva Dunja” apo “Medicinar” dhe konviktin studentor në Tetovë tanimë është hapur procedurë për realizuesin dhe presim kah mesi i vitit 2016-të të fillojnë me ndërtim dhe për këtë qëllim janë paraparë 5 milionë euro. (Deklaratë  e zv- ministrit Spiro Ristovski më 28.03.2016)

Gjendja nëpër konviktet studentore gjatë kohë është lëndë e kritikave nga organizatat studentore, opozita, por edhe opinioni i gjerë. Dokumenti më relevant dhe analizë objektive për gjendjen nëpër konviktet është Raporti e Entit shtetëror për revidim për sukses në konviktet studentore nga viti 2015-të. Në raportin mes tjerash tregohet se edhe pse në vitet e fundit mirëmbajtja përcillet me përkeqësim të mjeteve financiare, megjithatë gjendja në një pjesë të konvikteve studentore nuk plotëson kushtet për akomodim.

Për shkak të argumenteve të lartpërmendura të Kaevskit e konsiderojmë si të vërtetë.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Мilena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.