Ka filluar procedura për rivitalizimin e Shtëpisë së Oficerëve në Manastir

Foto: mk.wikipedia.org

 

 Rivitalizimi i ish Shtëpisë së Oficerëve 

Është i nevojshëm rikonstruktimi i tërësishëm o objektit të Shtëpisë së Oficerëve, riadaptim të objektit mbështetës dhe rregullimin e rrethinës së tyre. Me rikonstruktimin e tyre do të ruajmë edhe një përmendore kryesore të kulturës, me çka komuna e Manastirit do të ketë hapësirë reprezentuese për realizimin e aktiviteteve të llojllojshme të fushës së kulturës, si dhe aktivitete të forumeve të sektorit civil. Do të kryhet rinovimi, adaptimi dhe shndërrimi i Shtëpisë së ARM-së në Shtëpi të kulturës në të cilën do të mbahen manifestime, pritje, koncerte, projektime, ekspozita dhe aktivitete të tjera të fushës së kulturës dhe jetës publike. (Afati: 2017-2020)

[Burimi: Programi zgjedhor i Natasha Petrovska në zgjedhjet lokale të vitit 2017-2021 – Jetë në Manastir për të gjithë” (faqe 18), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

 “Rivitalizimin e ish Shtëpisë së oficerëve”,  e premtoi kryetarja aktuale e Manastirit, Natasha Petrovska, në fushatën e zgjedhjeve lokale (15.10.2017). Ky është një prej projekteve kapitale të premtuara në programin e saj zgjedhor: “Jetë në Manastir për të gjithë” (faqe 18), me afat realizimi tre vite (2017-2020), procedura për implementimin e këtij projekti është duke u realizuar. 

Informacionet e publikuara në mediume flasin se deri më tani (26,10.2018), është kompletuar dokumentacioni teknik, është marr leja për ndërtim, dhe sipas njoftimeve të qeverisë lokale, duhet të hapet prokurim për fillimin e rikonstruktimit.

Këto ditë (25.10.2018) kryetarja Petrovska në konferencë për shtyp, të thirrur për shkak të një vjetorit të ardhjes në funksion, mes tjerash, tha se do të realizojnë premtimin dhe se do t’ia “kthejnë shkëlqimin Shtëpisë së Oficerëve”. 

Shtëpinë e oficerëve e premtuar si projekt me prioritet në program dhe jemi në rrugën e realizimit. Tashmë kemi dokumentacionin  e nevojshëm për rikonstruktim, të cilin më herët nuk e kishim. Si etapë kontrolluese të aktiviteteve të deritanishme ka qenë marrja e lejes për ndërtim e cila kaloi nëpër Ministrin për Transport dhe Lidhje. Këtë dokumente e kemi edhe tani dhe jemi të përgatitur për fillimin e procedurës së tenderit, gjegjësisht shpalljes së tenderit për rezistim të aktiviteteve ndërtuese. Premtuan dhe do t’ia kthejmë shkëlqimin Shtëpisë së Oficerëve, tha Petrovska

Përndryshe, menjëherë pas ardhjes si e para e pushtetit lokal në Manastir, në dhjetor të vitit 2017, Nga Komuna njoftuan se do të fillojnë me procedurën për rikonstruktim të Shtëpisë së Oficerëve dhe për këtë qëllim:

Në vitin 2018 është planifikuar që të ndahen 10 milion denarë, ndërsa deri në vitin 2020 gjithsej 70 milion denarë ose 1,2 milion euro dhe se për mjetet plotësuese të nevojshme për rikonstruktim do të ndihmojë edhe Ministria e Kulturës. 

Në fund të qershorit (2018) kishte informacion se Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore ka dhënë miratim për ruajtjen e Shtëpinë e Oficerëve në Manastir.

Duke pasur parasysh se janë ndërmarr aktivitete konkrete (është kompletuar dokumentacioni, është kompletuar miratimi për ruajtjen dhe leja për ndërtim) dhe ka edhe njoftim zyrtar se pason procedurë për shpalljen e prokurimit për aktivitete ndërtuese, mund të thuhet se ky projekt është duke u realizuar. 

 

 ***Vërejtjes

Shtëpia e Oficerëve në Manastir, është përmendore e kulturës së kategorisë së parë, e cila për kohë më të gjatë është e rrënuar. Në Gjykatën Themelore në Manastir po zhvillohet proces gjyqësor në të cilin i akuzuari i vetëm për gjendjen momentale të Shtëpisë së Oficerëve është edhe ish-kryetari i komunës Vlladimir Taleski. Ai akuzohet për punë të papërgjegjshme sepse nuk ka mbrojtur objektin dhe abazhurin të vendosur në të, i cili dekoronte sallën e ballos së shtëpisë, që para dy vitesh u demolua. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.