Ka filluar ndërtimi i ujësjellësit në Komunën e Likovës

Po vendosen tubat e ujit në Komunën e Likovës. Foto: Ueb-faqja e Komunës së Likovës

 

Projekt: Sistemi për  furnizim me ujë në Komunën e Likovës

Buxheti: 3.6 milion euro (gjithsej 2 milion euro – Ministria e Mjedisit Jetësor, ndërsa për stacionin e filtrimit Banka Evropiane për investime ka siguruar 1.3 milion euro, ndërsa Komuna e Likovës deri më tani 300.000 euro)

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet lokale (15 tetor të vitit 2017) Erkan Arifi, atëherë kandidat i BDI-së për kryetar komune në Likovë, ndërsa tani i pari i Komunës, premtoi se “përfundimi i ndërtimit të ujësjellësit në të gjithë lagjet e Komunës dhe sigurim i ujit të pijshëm për të gjithë”. Ky premtim zgjedhor dhënë në programin e tij parazgjedhor, në pjesën “Infrastruktura moderne” (faqe 6), ndërsa të njëjtën e përsëriti edhe në fushatë, është duke u realizuar.

Фото: Принтскрин од изборната програма на Еркан Арифи
Foto: Printscreen prej programit zgjedhor të Erkan Arifit

Me 06.11.2017 i pyetur prej “Portalb“, për prioritet në Komunën e tij, Arifi deklaroi:

Prioriteti numër një është nisja e punimeve të gypsjellësit për ujin e pijshëm në Komunën e Likovës. Menjëherë pas ardhjes në funksion kemi filluar me vendosjen e tubave për ujin e pijshëm në tërë territorin e Komunës së Likovës nga fshati Mateç në drejtim të fshatit Hotël dhe Likovë me vlerë prej 500.000 euro, mjete të siguruara nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në bazë të kontratës që është lidhur mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kompanisë private ky projekt duhet të përfundojë muajt e ardhshëm,

Për këtë premtim kryetari Arifi me 28.12.2017 deklaroi:

Nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor janë siguruar 500 mijë euro për gypsjellësin Likov-Hotël-Matejç. Me këtë besoj se vitin e ardhshëm projekti për ujësjellësin do të përfundojë dhe do të përmbyllet një problem afatgjatë…

Me 17.02.2018 Komuna e Likovës doli me kumtesë të shkurtër:

Kryetari Erkan Arifi, sot së bashku me vendasit e f.Likove dhe kabinetin e tij, i inspektuan punimet në f.Likove, të cilat punime po bëhen për ujësjellësin për të gjithë qytetarët e Komunës së Likovës…

Përndryshe, aktivitet për ndërtimin e ujësjellësit filluan në vitin 2010 dhe u zhvatën me vite. Qytetarët e Komunës së Likovës jo rrallë herë reaguan për kushtet e këqija dhe problemet me ujësjellësit. Për shembull, në fshatin Orizare ankohen se puset janë thahet gjatë  muajve të verës. Në disa fshatra (bëhet fjalë për më shumë se 430 shtëpi dhe mbi 25 000 banorë) ujë nxjerrin me kova, ndërsa gjatë verës situata përkeqësohet.

Kryetari aktual Arifi premtoi se ujësjellësi në Komunë e Likovës do të bëhet realitet në dy vitet e ardhshme. Për realizimin e plotë të këtij projekti Ministria e Mjedisit Jetësorë ka planifikuar 2 milion euro, ndërsa për stacionin për filtrim Banka Evropiane për investim ka siguruar 1.3 milion euro, ndërsa Komuna e Likovës 300.000 euro.

Duke pasur parasysh gjithë këto informacione, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit“, premtimi i Arifit për “fillimin dhe ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në Komunën e Likovës” , e vlerësojmë se është duke u realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.