Jokonsekunecë dhe populizëm rreth “Mercedesit”

Foto: screenshot

 

 Qeveria e RM me seancën e 57, në mesin e përfundimeve nxori edhe këtë, të cilin e konsiderojmë për jokonsekunet:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë lë në qetësi procesin e shitjes së veturës “Mercedes” deri në përfundimin e procesit gjyqësor në të cilin mund të paraqitet nevoja për dëshmi. Ky vendim merret me qëllim që të pamundësohet ikja prej përgjegjësisë së të akuzuarve në procesin gjyqësor ku vetura është lëndë e interesit. 

[Burimi: Qeveria e RM, seanca e 57 – data: 06.03.2018]

 

ARSYETIM:

Vendimin të cilin e mori Qeveria në seancën e 57 në lidhje me stopimin e shitjes së “Mercedesit të Gruevskit”, është jokonsekunete dhe është episodi i fundit në historinë në të cilën më së shumit shfrytëzohet sjellje populiste.

Por, së pari për jokonsekuencën. Rrëfimi për Mercedesin filloi me emetimin e incizimeve të bisedave telefonike të përgjuara deri te të cilat erdhi LSDM në vitin 2015. Më pastaj, në të gjithë tubimet kryeministri aktual Zoran Zaev, si lider i partisë më të madhe opozitare premtoi se do të shes “Mercedesin” dhe me ato para do të blejë autoambulanca. Kjo qe premtuar edhe në fushatat zgjedhore gjatë kohë së zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta edhe në fushatat për zgjedhjet lokale, në pjesën më të madhe të fjalimeve.

Gjatë fundit të vitit të kaluar MPB mori vendim që të fshijë “Mercedesin” prej listës së vet të pajisjeve dhe t’ia dorëzojë Qeverisë për shfrytëzim – Sektorit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Pak më vonë, me 12 dhjetor të vitit 2017, Qeveria në seancën e 43 konstatoi këtë vendim dhe shtoi se do të shes Mercedesin dhe se me paratë e fituara do të sigurojë pajisje spitalore:

Qeveria mori vendimin me të cilin vetura “Mercedes”, e cila ishte në pronësi të Ministrisë për Punë të Brendshme, ia jep për shfrytëzim të përhershëm pa kompensim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë – Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, me çka edhe krijon mundësinë që kjo veturë të mund të shitet dhe mjetet e fituara të mund të shkojnë për blerjen e pajisjeve spitalore. 

Më pas është përgatitur një raport, andaj Qeveria me 13.02.2018, mori vendim definitiv për shitje përmes ankandit:

Qeveria mori vendim që të bëhet shitja e veturës Mercedes Benz C600 përmes sistemit elektronik për dhënien e ofertave publik me të cilat edhe operon Ministria e Financave. Vlera fillestare e kësaj veture, në pajtim me vlerësimin e Zyrës për raporte gjyqësore, është 14.372.208,00 denarë (230.000 euro). Shitja publike do të kryhet në mënyrë elektronike në internet faqen www.e-aukcii.finance.gov.mk

Gjatë gjithë kësaj kohe përgjatë procedurës gjyqësore rreth blerjes së Mercedesit pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale Publike në janar të vitit 2017, me pretendimin nga ana e prokurorisë se ka keqpërdorime gjatë prokurimit publik nga ana e funksionarëve të MPB, të urdhëruar nga ana e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. 

Është tërësisht e qartë se përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët nuk janë pak në numër, më parë kanë mundur që të llogarisin në një rast të tillë duhet apo nuk duhet të shitet lënda e cila mund të shërbej si dëshmi. Por kjo nuk është realizuar në një periudhë të gjatë kohore.

Pasi që Qeveria reagoi, në pyetjen e portalit “Faktor”, reagoi edhe ish gjykatësi në Gjykatës së Lartë, Dane Iliev, i cili, poashtu u habit me vendimin e Qeverisë:

Mercedesi duhet me vendim gjykate përkohësisht mund të merret deri në përfundim të procedurës, më pas Gjykata duhet të vendos se çfarë më tutje me veturën, nëse do të duhet t’ia dorëzojë ndonjë organi ose ta shes, etj. Shitja e automjetit, përkatësisht lëndës nuk është e lejuar. Deri te aktgjykimi përfundimtar, Mercedesi, i cili është pjesë e PSP-së, është nën kompetenca të Gjykatës dhe nuk mund të shitet. Habitem se si dikush në Qeveru nuk e din se nuk mund të shes lëndën (Mercedesin) i cili është pjesë e hetimit. 

Pasi që kjo ndodhi javën e kaluar, Qeveria në seancën e saj të mbajtur mbrëmë morri vendim për ndalimin e shitjes me sqarim të njëjtë si të gjykatësit të dal në pension Iliev.

E gjithë kjo është e mjaftueshme, që sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, vendimin e Qeverisë ta vlerësojmë si jokonsekuent. 

 

* * *

 

Por, meqë rreth të gjithë historisë me Mercedesin ka edhe mjaftueshëm populizëm  dhe të vërteta të shtrembëruara (të tipit – nuk na duhet, MPB dhe SPPB të cilët kanë mjaftueshëm vetura të rangut të lartë të sigurisë, etj), në këtë tekst do të ndajmë pak hapësirë edhe për të vërtetat e shtrembëruara në të.

Kryesisht dallohen dy elemente. Së pari, teza se një veturë e tillë nuk i është dashur RM-së dhe së dyti, nëse çmimi fillestar i cili është llogaritur për shitje është i gabuar ose është ulur ashtu artificialisht.

Sipas të dhënave të cilat i disponojmë, në RM është e nevojshme një veturë eatillë me një shkallë të lartë të mbrojtjes siç e ka edhe Mercedesi i përmendur, sepse një veturë të tillë me këto karakteristika sigurie nuk ka në institucionet shtetërore. Së dyti kur vjen diplomatë të huaj në vizitë, veçanërisht të vendeve më të mëdha dhe të rëndësishme, ato ose duhet të sjellin veturat të veta, sepse nuk e kanë sigurinë që e kërkojnë. Maqedoni huazon veturat e tilla prej kompanive që merren me këso lloj gjërash, më së shpeshti prej Sofies.

Momenti i dytë është çmimi. Mercedesi është blerë rreth 600 mijë euro dhe ka shumë pak kilometra të kaluar dhe vite, vjetërsia është vlerësuar rreth 200 mijë, ndërsa vendimi i Qeverisë ka qenë që oferta të fillojë me çmim prej 230 mijë euro. Edhe pse është e vogël, sepse ka pretendime se çmimi i tregut të huaj për të njëjtën veturë është shumë më i madh, më e rëndësishme prej të gjithave është nëse shtetit do të ketë, thënë thjeshtë “leverdi” ose, do të shkojë zarar, sepse përsëri do të duhet të paguaj për veturë me shkallë të lartë të sigurisë – ose të blejë ose të huazojë.

Vetë për të kujtuar, një lloj i tillë i populizmit është i njohur që në Republikën Maqedonase Socialiste, që nga koha e Qeverisë së fundit një partiake të udhëhequr prej Gligorie Gogovski. Qeveria dhe e vetmja parti qeverisëse, komuniste, në atë u ballafaqua me shtypje të lartë nga ana e opinionit për shkak të krizës ekonomike, diku kah fundit i viteve të 80 të shekullit të kaluar morën vendin ministrat dhe funksionarët partiak nuk do të voziten me “Mercedes” dhe i ndërruan me vetura më modeste “Opel” të modeleve “Astra” dhe “Vektra”.

Por, efekti i modestisë në opinion nuk u arrit. Kriza edhe më tej zgjati, ndërsa në ato kohëra ndodhi edhe rasti me grevën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme – grevë e rreth 1000 punëtorëve prej kompanisë “Zhelezara”, të cilët ishin pa paga.

Përfundimi prej këtu do të ishte se politikanët e vërtet, të cilët nuk duan të ngarkojnë shtetin dhe parat publike me vetura të shtrenjta, do të vepronin ndryshe, në drejtim të kundërt me këtë. Të gjithë në punë do të shkonin me vetura personale ose me biçikleta, gjegjësisht me transport publik ato funksionarë të cilëve këtë ua lejojnë kushtet e sigurisë. Shteti duhet të gjejë mënyrë, përfundimisht, që të paguajë shuma normale për shpenzime rrugore. Ndërsa, “Mercedesin” do ta ruanin për interesa shtetërorë – siguri të funksionarëve më të lartë, të vendit ose të huaj.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.