Jokonsekuente: Kthim të TVSH-së do të ketë, por nga viti 2019

 

Në tetor të vitit 2016 gjatë fushatës parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare (11.12.2016), lideri i LSDM-së (tani edhe kryeministër) Zoran Zaev, gjatë vizitës në Vallandovë, duke promovuar masën për kthesë në TVSH për 15% dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si jokonsekunete:

Një prej masave më të rëndësishme e cila menjëherë pas 11 dhjetorit do të miratohet nga ana e Kuvendit dhe do të implementohet nga ana e Qeverisë, është kthimi i 15% të tatimi i vlerës së shtuar. Të gjithë ne qytetarët do të paguajmë çdo ditë për gjithçka që është pjesë e jetës sonë. Të gjithë ne e paguajmë tatimin e vlerës së shtuar. Nëse harxhojmë një mijë denarë, në to keni keni 180 denarë TVSH. Ne propozojmë 15 përqind të asaj TVSH-je në secilën kupon fiskal, për ujin, për ushqimin, për teshat, për rrymën, për gjithçka çka paguajmë, 15 përqind të ju kthehet qytetarëve. Kjo në vit do të sigurojë 30 mijë denarë, një pagë më shumë në secilën familje. Me këto para qytetarët do t’i paguajnë tatimet, shpenzimet, përmbaruesit, të kthej kredit, ose një pjesë të kreditit, të blejnë dhomë të re për të rinjtë, të mund të paguajnë pushim vjetor. Secila familje do të ketë 30 mijë denarë të hyra.    

[Burimi: Libertas; Data: 22. 10.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev, në atë kohë lideri i opozitës, gjatë një takimi me qytetarët e Vallandovës premtoi se menjëherë pas zgjedhjeve (11 dhjetor 2016) do të miratohet dhe implementohet masa për kthimin e 15 përqindëshit të rreth tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), e vlerësojmë si “jonkonsekuente”. Qeveria e re e udhëhequr prej Zaevit u zgjodh me 31 maj 2017 dhe deri më tani (30.11.2017) masa e përmendur as nuk është miratuar, as nuk është propozuar. Me 24 nëntor të vitit 2017 kryeministri prej foltores së Kuvendit komunikoi se ky premtim parazgjedhor për TVSH-në, do të fillojë si pilot-projekt në dy rajone në vitin 2018, ndërsa pritet që të fillojë me implementim në të gjithë territorin në vitin 2019.

Javën e kaluar, në seancën e parë kushtuar pyetjeve të deputetëve (24.11.2017), deputeti Ilija Dimovski prej VMRO-DPMNE pyeti kryeministrin:

Më fushatën zgjedhore të LSDM-së kishin disa premtime të rëndësishme. Një prej atyre premtimeve është se LSDM do të jua kthej qytetarëve TVSH-në prej 15 përqind. Opinioni pyetet, më së shpeshti nëpër mediumet sociale, përse nuk është paraparë asnjë denarë në buxhetin e ri. A qëndroni ende pas këtij premtimi zgjedhor? 

Duke ju përgjigjur pyetjes, Zaev u shpreh:

Qëndrojmë tërësisht pas të gjithë premtimeve tona në fushatën parazgjedhore. Propozimi për rikthimin e TVSH-së për qytetarët është i rëndësisë së lartë. Me këtë propozim do të zgjidhin disa nevoja  të qytetarëve ose dobësi të caktuara të sistemit. Evazioni fiskla në vend është deri në 30 përqind. Pyetja është se ku nuk paguhen parat e TVSH-së. Me mos pagimin e TVSH-së, Buxheti i Maqedonisë humb rreth 300 milion euro

Gjatë kësaj ai sqaroi se që të përfshihet kjo risi në sistem kërkohen përgatitje përkatëse administrative:

Plani jonë është që në vitin 20018 në dy rajone me DHP të realizojmë një dialog dhe të dëgjojmë mendimet e qytetarëve dhe në vitin 2019 të bëjmë implementimin që të jua kthejmë TVSH-në qytetarëve. Nëse qytetarët janë të motivuar prej kthimit të TVSH-së do të kërkojnë kupon fiskal, do të duhet ta marrin, dhe përmes kësaj i gjithë sistemim i kalkulimit dhe pagimit të TVSH-së do në anulohet në evazion fiskal, i cili ekziston…

Me këtë do të rritet mbledhja dhe buxheti në shtet. Jam i sigurt se kjo mas do të ju mundësojë qytetarëve kthim të parave, mesatarisht mes 25.000 dhe 30.000 denar do të ju kthehen qytetarëve. Propozimi është 15 përqind i tatimit të llogaritur prej 18 përqind që të ju kthehet qytetarëve, tha Zaev.  

Me programin me të cilin LSDM doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, “Plani për jetë në Maqedoni“, premtoi “kthim të një pjesë të TVSH-së qytetarëve”, por aty nuk është dhënë afati se kur do të realizohet.

Në pjesën “Sistem i drejtë tatimor” (faqe 49) mes tjerash, thuhet:

Secilit qytetarë (për çdo konsumator), do t’i kthehet 15% e TVSH-së së paguar, me përjashtim të tatimit për prodhime luksoze. Qëllimi është, që nga njëra anë, të sigurohen të hyra më të mëdha për çdo familje; por edhe nga ana tjetër, që të ndërmerret një iniciative e qytetarëve në marrjen e kuponit fiskal, me çka do të luajnë rolin e inspektorëve tatimorë, dhe për rrjedhojë do të përmirësohej pagimi i TVSH-së….

Gjatë blerjes së cilit do produkt ose gjatë çdo shërbimi, gjegjësisht përgjatë çdo pagese, secili konsumator me kupon fiskal paguan edhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Në bazë të kësaj, në buxhet në periudhë vjetorë duhet të hyjnë 45 miliard denarë. 

Sipas të dhënave zyrtare, evazioni fiskla (mospagimi i tatimit) kap vlerën prej 30%. Disa deklarata të dhëna nga qeveria flasin për atë se gjatë kontrolleve nga ana e DHP-së u mbyllën mbi një qind kompani dhe dyqane, mbi 60% e tatimpaguesve u zbuluan se fshehin qarkullimin real dhe evazionin fiskal. Me mundësi për kthim të 15% të pagimit të TVSH-së, secili qytetarë do të ketë motiv më të larët që të insistojë në marrjen e kuponit fiskal; në të vërtetë, të gjithë qytetarët do të kishin rolin e “inspektorëve tatimorë”.

Ky premtim parazgjedhorë është pjesë e Programit për punën e Qeverisë 2017-2020 (faqe 3).

 Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sjellë një sistem të ri “Më shumë para të qytetarët” me të cilin qytetarëve do të ku kthejmë 15% të TVSH-së së paguar, me përjashtim të tatimit gjatë blerjes së prodhimeve luksoze. Sistemi do të ketë kufizime me të cila do të pengohen keqpërdorime dhe do të ketë shtresim më të madh. 

 

ИЗВОРИ:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *