Jo, dhjetë vitet e fundit Maqedonia nuk e jetoi “rritjen më të madhe ekonomike në historinë e saj”

 

 

Hristijan Delev, zëvendës ministri i ekonomisë, në një emision debati “Klik plus” në TV21 deklaroi këtë në vazhdim: 

Të gjithë indikatorët relevant tregojnë se Maqedonia në 10 vitet e fundit jetoi rritje më të lartë ekonomike. Edhe kjo është fakt. A ka mundur të jetë më mire, sigurisht që po. A ka qenë e mundur që të jetë ndryshe, sigurisht se ka mundur të bëhet ndryshe. Por është fakt se në 10 vitet e fundit kishte rritje më të lart ekonomike në histori. 

[Burimi: TV21, Data: 11.05.2016]

Kjo deklaratë në të njëjtën kohë është edhe e pavërtetë edhe jokonsekunete, por sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” e vlerësojmë si të pavërtetë: 

 

ARSYETIM:

Së pari, jokonsekuneca në këtë deklaratë ka të bëj më frazën “të gjithë indikatorët relevant”.   Kur bëhet fjalë për lëvizjen e një ekonomie, gjegjësisht rritjes së saj ose rënies, nuk ka më “indikatorët relevant”, por ka vetëm një. Ajo është lëvizja bruto e prodhimit vendor (PVB) edhe atë, para së gjithash, lëvizja e PVB-së në nivel vjetor sipas vitit të kaluar. Vetëm ky indikator gjithëpërfshirës tregon nëse një ekonomi kombëtare ka rritje në lidhje me vitin e kaluar ose jo. Edhe pse nuk është e qartë nëse Dellev mendon se “të gjithë indikatorët relevant”, ja të supozojmë se ata ose disa lëvizje nga ato kanë të bëjnë më rënien e numrit të papunësisë ose rritjen e eksportit. Edhe pse eventualisht lëvizjet pozitive te të dy këto indikatorë, vet për vete, janë pozitive për çdo ekonomi, dhe këto nuk kanë kuptimin e rritjes ekonomike. Të sapo punësuarit  mund që edhe të mos rrisin produktivitetin ose të mos e rrisin mjaftueshëm që të tejkalohen disa lëvizje negative në ekonomi. Po ashtu, te disa punësime të reja eventuale, nëse janë të subvencionuara, vlera e subvencioneve mund që të jetë më e lartë nga rritja e produktivitetit dhe që të paraqitet minus ekonomik, dhe jo rritja. Kur bëhet fjalë për rritjen e eksportit, edhe pse ai kryesisht është pozitiv, përsëri, mund që të shoqërohet edhe me rritjen e importit, importi që të kushtojë më tepër se eksporti ose nëse eksporti sjell rritje të të ardhurave, ata të mos jenët të mjaftueshme që të tejkalohen disa lëvizje negative, të cila janë paraqitur në ndonjë segment tjetër të ekonomisë. Ashtu që, indikatori i vetëm në të cilin mund që të mbështetemi kur bëhet fjalë për llogaritjen e rritjes ekonomike është PVB.

Siç përmendëm, vlen që të vlerësohet “shëndeti” i ekonomisë së një vendi (ose grup vendesh siç është Unioni Evropian). Paraqitja si vlerë monetare e të gjithë mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, gjegjësisht të dhëna në një periudhë të caktuar. Në të mund që të shihet edhe si masë për lartësinë  e ekonomisë dhe ajo paraqet krahasimi në lidhje me tre mujon e parë ose vitin e kaluar. Për shembull, nëse PVB-ja vit për viti është rritur për 3%, kjo do të thotë se ekonomia është rritur për 3% nga viti i kaluar, shpjegon “Investopedia“. Për ilustrim, prodhimi vendor bruto në Maqedoni në vitin 2015 kap vlerën prej 10,086 miliard dollar amerikan ose 4,812,7 dollar për banor, tregojnë të dhënat e Bankës Botërore.

Mbetet vetëm të shihet se çfarë tregojnë të dhënat e lëvizjes se PVB-së maqedonase në periudhën 2003-2006, kur LSDM ishte në qeveri dhe në periudhën 2007-2016, kur VMRO-DPMNE ishte në qeveri*. Këto të dhëna, të cilat janë më transparente të treguara nga Banka Popullore e Maqedonisë, tregojnë këtë në vazhdim:

  • Rritje mesatare vjetore e PVB në periudhën 2003-2006 (LSDM në qeveri): 4,175 vjetor
  • 2,95%  Rritje mesatare e PVB-së në periudhën 2007-2016 (VMRO në qeveri): 2,95% vjetore

Një rritje mesatare e këtillë vjetore e PVB-së është e pritshme, nëse dihet se në periudhën 2007-16 ka pasur dy vite që jo vetëm që nuk është rritur, por edhe ka pësuar rënie, siç ishte rasti ne vitet 2009 dhe 2012, dhe veçanërisht në 2007 dhe 2008, ai më pas çdo herë, kur ka shënuar rritje, një rritje e tillë ka qenë nën 4 %. Nga ana tjetër, në periudhën 2003-06, PVB, përveç në vitin 2003, kur rritja ke qenë 2,2% në 3 vitet në vazhdim çdo herë ka qenë mbi 4%.

Duke pasur parasysh një lëvizje të këtillë të PVB-së, nuk mund që të thuhet se “Maqedonia në 10 vitet ka jetuar rritje më të lartë ekonomike në histori” dhe për këtë një deklaratë të këtillë të zëvendës-ministrit e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

*Vëretje: Në vitin 2002 në të cilat fitoi LSDM zgjedhjet u mbajtën me 15 shtator, ndërsa kryeministri i kësaj partie (Branko Cërvenkovski) u votua në Parlament me 2 nëntor, ashtu ky vit nuk hy në periudhën e qeverisjes së LSDM-së. Në vitin 2006, zgjedhjet të cilat i fitoi VMRO-DPMNE u mbajtën me 5 korrik, ndërsa kryeministri i kësaj partie (Nikolla Gruevsli) u votua në Parlament me 28 gusht, ashtu që ky vit nuk hynë në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, por të LSDM-së. 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *